-
VIDEO
Rama: Mos dëgjoni muzikën e kënetës dhe mos e çoni dëm votën më 11 maj! Mandatin e katërt rruga Thumanë-Krujë
Kreu mazhorancës premtoi nga Durrësi ditën e sotme edhe ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë, aq shumë e munguar dhe që i ka munduar për dekada banorët e asaj zone, që gjithashtu është e vizituar edhe nga turistë të shumtë për shkak të kalasë.
Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar edhe kryebashkiakur Artur Bushi që ishte prezent, tha se kjo rrugë do të bëhej në mandatin e katërt si premtim i dhënë që do mbahet dhe si kërkesë kryesore e kryebashkiakut.
“Në mandatin e katërt do bëjmë rrugën Tiranë-Krujë, rrugën që Bushi, (kryebashkiaku i Krujës) e ka kërkuar që kur ishte i vogël. S’u bë rruga, iku Bushi në Itali. Më kujtohet kur e takova për herë të parë dhe më kërkoi rrugën Thumën-Krujë, më tha po e bërë unë vij me ty, e atëkohë nuk isha në qeveri, por më tha se kur të vish në pushtet do e bësh rrugën Thumanë-Krujë dhe ja kjo ishte”, tregoi kreu i qeverisë.
Në fund ai bëri thirrje për shqiptarët që më 11 maj të mos e çonin votën dëm dhe të votonin për të ardhmen europiane të vendit e jo për kënetën.
“Doni të rrini e të dëgjoni muzikën e kënetës, dëgjojeni. Por ju them në datën 11 mos e hidhni kot atë votë, mos e çoni dëm”, e mbylli fjalën e tij Rama.
-
VIDEO
Rama nga Durrësi: Anëtarësimi në BE na jep 1 mld euro buxhet ekstra, ky nuk është muhabet kënete...!
Kryeministri Edi rama foli edhe për terma ekonomikë në të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe qëllimin e saj për anëtarësimin në BE.
Nëse realizohet në kohë rekord ashtu edhe siç po shkojnë gjërat në ritmin e tyre teknik, kreu i mazhorancës shpjegoi se kjo sjell përfitime ekonomike për vendin.
“Në mbyllje do them këtë, se BE-ja për ne është një buxhet ekstra. Në gjithë këto vite mbështetja e BE-së totale për në në 10 vjet ka qenë 1 mld. Por me futjen në BE është më shumë se 1 mld çdo vit, buxhet ekstra. Në Bujqësi ka qenë më pak se 200 milionë euro, tani nëse hyjmë në BE do jetë çdo vit 300 milionë euro. Ne e duam votën për të shkuar në BE dhe jo për kënetën apo çështjen hajde t’ia japim kënetës. BE është një familje, ku ka të mëdhenj dhe të vegjël. Aty ka një rregull, më të mëdhenjtë, Franca, Gjermania etj., japin për të vegjlit më shumë se marrin. Të tjerët janë përfitues, që marrin më shumë se çfarë japin, njëllloj si të rriturit kujdesen më shumë për të vegjlit. Ju kujtohet COVID-i me grekun, që jo greku dha këtë e atë, jo nuk jepte greku, jepte BE-ja! Sepse Greqia ishte në BE dhe ishte e familjes, ne nuk ishim dhe ku do i gjenim ne? Nuk kishim buxhet ekstra, ata e kishin”, tha kryeministri.
-
VIDEO
Rama: Nuk ka pasur kurrë drejtësi, u vranë 4 vetë në bulevard më 21 Janar dhe kryeministri pengoi urdhrin e Prokurorisë! Ata e thonë copë, do shkrijmë SPAK-un më 12 maj
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku mbajti takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës për Partinë Socialiste, teksa preku edhe temën e drejtësisë dhe reformës.
Ai ofroi të gjithë mbështetjen e qeverisë për drejtësinë e re, pavarësisht kritikave, duke kujtuar se me paraardhësit prokurorët ishin përsëri aty, por nuk guxoni dot të vepronin. Kujtoi vrasjet e 21 janarit në bulevard dhe pengimin e ekzekutimit të urdhrave të Prokurorisë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe pafuqishmërinë e Drejtësisë për të vepruar, teksa e krahasoi me ditët e sotme, ku zyrtarë të lartë shkojnë e japin llogari në SPAK.
Dhe këtë sipas kreut të qeverisë, e solli dhe bëri të mundur Partia Socialiste.
“Kjo histori nuk duhet të jetë hajdut, hajdut! Ne duhet të jemi krenarë. Krenarë për faktin se ne ndjejmë dhimbje për dikë që sot është në dorë të historisë. Por nuk ka pasur kurrrë drejtësi, s’ka pasur kurrë ministër të merrej nga drejtësia. U vranë 4 vetë në bulevard dhe s’u pyet njeri, jo vetëm kaq, por u refuzua, u refuzua me urdhër të vetë kryeministrit zbatimi i urdhrave. U refuzua urdhri i prokurorit, i thanë ik andej! E kuptoni ju çfarë është bërë me drejtësinë dhe ku kemi qenë. Sot shkojnë të gjithë merren në pyetje.
Sot jemi në nivel tjetër, nuk është punë gurësh, u prishën ca gurë atje dhe hajt iku. E kemi bërë ne. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK-un”, tha kreu i qeverisë.
-
VIDEO
Rama kudo me ‘Zonjën Drejtësi’ me vete: Mbështesim reformën në drejtësi pavarësisht lajthitjeve, ne ia dhamë shpatën
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të PS për qarkun e Durrësit. Kreu i qeverisë foli sërish për reformën në drejtësi, ku shfaqi edhe foton e ‘Zonjës Drejtësi’ për të cilën tha se e merr kudo me vete. Rama shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë, duke thënë se ishte qeveria socialiste që ia dha shpatën dhe do jenë krah saj pavarësisht lajthitjeve të herëpashershme.
"BE për ne është një çështje jetike, sepse vetëm duke u bërë pjesë e BE ne si popull do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe nga hijet që na ndjekin nga mbrapa të historisë sonë për të na kthyer mbrapa. Vetëm duke u futur në BE do garantojmë disa gjëra shumë bazike që si kemi ende të garantuara për sa kohë mbeten çështje se kush qeveris këtu. Që nga liria individuale, tek barazia para ligjit që është gjëja më e rëndësishme dhe mund të garantohet vetëm duke u futur ne BE. Ne jemi për reformën në drejtësi, pavarësisht problematikave dh lajthitjeve të herëpashershme, por ne e kemi të ndarë këtë punë që ia kemi dhënë këtë shpatën që në histori e ka pas drejtësia, por në Shqipëri që nga 1912 e ka pasur qeveria", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: PS-ja sot sikurse PD-ja më 1992, në momentin dhe kohën e duhur për anëtarësimin e vendit në BE! S’kemi kohë të torollisemi, duam votë të thellë
Kryeministri Edi Rama teksa foli në tkaimin me kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 11 majit, fokusoi diskursine tij politik te projekti i të ardhmes së Shqipërisë dhe misioni historik i anëtarësimit ntë vendi në BE.
Ai e cilësoi qeverinë dhe partinë që drejton si forca në vendin dhe kohën e duhur, njëlloj sikurse ishte PD-ja në vitin 1992 kur ra sistemi komunist dhe nisi pluralizmi.
“Kroacia mori 7-9 vjet për negociatat, që ishte më e përparuar se ne. Kurse neve e kemi 3 vjet. Punë natë e ditë, çdo javë, çdo të hënë dy ministret tona të shtetit, kryenegociatorja dhe zv/negociatorja ulen përballë tyre në BE dhe japin llogari çdo javë. Ne nga ana tjetër e kemi vendosur fokusin e fushatës këtu jo vetëm për mbështetje për PS-në, por edhe për futjen në BE, që ata ta lexojnë shumë qartë se çfarë ndodh këtu. Ata patjetër ndjekin se çfarë ndodh këtu, nuk shprehen për procesin politik, por ndjekin se çfarë bëhet, si punohet, nuk kemi kohë të torollisemi, pavarësisht se me kë jemi, apo hidhe këtu dhe aty votën”, tha kryeministri.
Ai sqaroi se PS-ja ka fatin se ndodhet në momentin e duhur dhe çështja është se sa i thellë duhet të jetë rezultati për t’i dhënë mesazh edhe BE-së se shqiptarët duan integrimin dhe jo lëkundjet politike, pavarësisht se kush fiton.
“Sot jemi siç ishte PD në 1992, koha e duhur, vendi i duhur, po e njëjta situatë, PS-ja ndodhet në kohën dhe vendin e duhur, nuk lëviz dot kjo që të futet një tjetër. Ka shumë rëndësi nëse shprehet vullneti i popullit me votën e vetë, por ama ne marrim një votë të fortë nga shqiptartë për t’i thënë atyre se ja si votuan shqiptarët. Po një lekundje na prish shumë punë, na prish punë për ritmin e negociatave. Më 13 maj ne bëjmë numërimin e votave, kurse ata atje duhet të mos shqetësohen se çfarë ndodh me votat këtu. Thjesht të jetë çështja sa i thellë do jetë rezultati dhe jo se kush fitoi”, u shpreh krue i qeverisë.
-
VIDEO
Rama: Zgjedhjet e 11 majit, po aq të rëndësishme sa të vitit 1992! Mbyllja e negociatave më 2027 do ishte rekord i hatashëm
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit! Zot na rujt mendt e kokës
Juristi Romeo Kara në 'Studio Live' tha se Berishës i intereson koalicioni me Metën. Duke komentuar rolin e Flamur Nokës Romeo Kara tha se nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit
-
VIDEO
Celulë më celulë/ Rama e mbyll mbrëmjen tek Njësia 2, takohet me anëtaren më të vjetër të PS-së
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka shkuar në Njësinë 2 për të ndjekur agjendën e tij për takimet me çdo shtab electoral të zonave.
-
VIDEO
‘Meta ia ka futur Berishës’ / Muça për Report Tv: Këta të PD-së kujtojnë sikur kanë fituar, gjithë PD-së së Tiranës i shkon puna kot, vetëm për të nxjerrë Ilirin deputet
Analisti thotë se Meta ka futur dy nga të vetët në listë të mbyllur dhe veten në listë të hapur. Sipas tij, gjithë puna e PD-së në Tiranë do të shkojë dëm, pasi do të punojnë për të nxjerrë deputet Ilir Metën.
-
VIDEO
Spahiu: PD humbet keq në 11 Maj, por partitë e reja duhet luftojnë për përmbysje në 2029
Juristi Kreshnik Spahiu në studion e “Frontline’ të Report Tv thotë se PD humbet keq në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve në Strasburg/ Spiropali: Shqipëria, lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal! Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës
Në Strasburg po mbahet Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. E pranishme ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila gjatë fjalës së saj vlerësoi përpjekjet e vendit për luftën kundër korrupsionit dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Spiropali theksoi se hapja e zyrës rajonale të Parlamentit Evropian në Shqipëri tregon se vendi është një lider për nxitjen e bashkëpunimit dhe integrimit evropian të vendeve të rajonit.
"Vendimi i Parlamentit Europian për hapjen në Shqipëri të Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor është një rikonfirmim i faktit se Shqipëria është jo vetëm vendi kandidat me vizionin më të qartë, shpejtësinë më të lartë dhe vendosmërinë më të madhe drejt familjes europiane, por është edhe një qendër dhe lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin europian të vendeve të rajonit. Progresi i Shqipërisë drejt Bashkimin Europian është edhe rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe njohjes nga Këshilli i Europës të arritjeve tona, sidomos në pavarësinë e degëve të qeverisjes, reformën e thellë dhe gjithëpërfshirëse në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e pakicave dhe të të drejatve të njeriut, lirinë e medias etj."
-
VIDEO
Sot ankohet se Meta është i burgosur politik, por ja çfarë thoshte Berisha 4 vite më parë për dosjen e tij
Pak kohë më parë, Berisha ka pranuar të vërtetën e Edi Ramës për dosjen e Ilir Metës, duke sqaruar detaje të komunikimit të kryeminstrit me ish-aleatin e tij, Ilir Meta.