• VIDEO

    'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin': Sa herë ke provu çdo herë ke dështu

    Vijojnë replikat mes kreut të koalicionit Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

    Kreu socialist iu përgjigj sot në mbrëmje replikës së fundit të Bashës, i cili ironizoi takimet  po me këngët e Unikatilit.

  • VIDEO

    Dosja e '21 janarit', Petraj: SPAK po skanon në filtër çdo person të përfshirë! Gazetari Hoxha: Hetimet të niseshin me ata që prishën provat

    Në ‘Studio live’ gazetari i njohur Poli Hoxha por dhe avokati Edmond Petraj thonë se hetimet për  dosjen e ’21 janarit’ ku u vranë 4 protestues nuk mund të zgjaten pa fund.

  • VIDEO

    Shpjegimi me VIDEO, si të votoni në mënyrë të saktë në fletën gjigande më 11 maj! Format e rregullta dhe gabimet që nuk duhet të bëni

    Më 11 maj do të votojmë në një fletë votimi të stërmadhe, ku do të kemi listë të hapur dhe të mbyllur. Report TV ju sjell një shpjegim të qartë se cilat janë format e rregullta të votimit dhe çfarë veprimesh mund ta bëjnë fletën të pavlefshme.

  • VIDEO

    Pas ftesës së Ramës, Berisha ‘josh’ Sulën: Vendi i tij është në PD! Lapaj është patericë e Edit! Mbron gjestin e turpshëm të Nokës në Kuvend

    Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në konferencë për gazetarët, ku iu përgjigj edhe pyetjeve për situatën politike, konfliktet brenda PD-së pas primareve dhe zgjedhjet e 11 majit. E cilëson 'aleancë madhështore' edhe pas largimit të Jenishehrit

    • VIDEO

      Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin

      Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Koridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele të rëndësishëm me gjatësi 1,1 km secili dhe që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin. I shërben edhe lidhjes së Rrugës së Arbrit dhe daljes në liqenin e Pogradecit. Dy ura të reja për të lidhur tunelet, çliron trafikun, zonën dhe turizmin

    • VIDEO

      Basha i përgjigjet sërish Ramës me këngën e Unikatil: Me ça i ke veshur shokët? Këmishë nate apo burgu?

      Vijojnë replikat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kreu i Koalicionit Euroatlantik i është përgjigjur sërish kryeministrit, i cili e ka ironizuar në disa takime të tij.

      Basha shfaqet sërish duke udhëtuar në makinë dhe në sfond ka këngën e Unikatil “Ku i ke shokët”.

      “Vet mos kaj, vet mos kaj Ramë. Me këmishë e? Me ca këmishë, këmishë natë apo burgu? Ku i ke shokët? Ca këmishe ka veshur Lali Eri. O Ilir Beqja. Hajde Rama, këmishë vija-vija shokëve, 7x7 =313", shprehet Basha. 

    • VIDEO

      ‘Fton’ Dash Sulën në PS? Rama: Duhet të jemi të hapur edhe për blunë, por të heqin morrat e kënetës

      Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kandidatët në qarkun e Elbasanit, tha se PS është një shtëpi e hapur edhe për figurat e PD. Ai nënkuptoi se edhe Dash Sula mund t'i bashkohet partisë, por së pari, siç u shpreh kryeministri, duhet që të "desinfektohet" nga këneta ku ishte. 

      "Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. PS është shtëpi e hapur, dhe jo ku duhet të japësh provim para se të hysh. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllë nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përveç salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, sepse mund të jetë ndonjë ditë edhe ai. Por për momentin duhet të desinfektohet. Inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t'ia japësh. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Kështu që më tha njeri nga ata. Ç'e kanë këtë punë që nuk rrinë dot pa dalë në protestë. Kruhen, i mbyt morri. Edhe bufi rri mbi kokë.", u shpreh Rama.

      Kujtojmë që Sula iu bashkua koalicionit "Nisma Shqipëria bëhet" pasi u la jashtë  listave të PD. Ai u tërhoq gjithashtu nga ky koalicion pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.

      Përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i 'Nismës Thurje', Pano Soko tha për Report TV se nuk u gjet dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët. 
       

    • VIDEO

      "Dikur thoshte Rama ik, tani dekania i është bashkuar PS', Rama: Çadra ishte e 2017, Luli nuk evoluon! Ka lindur i përsosur

      Nga Elbasani, ku mori pjesë në një takim me kandidatët socialistë të këtij qarku, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe kreun e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, me të cilin ka replikuar ditët e fundit. 

      Kryesocialisti përmendi rastin e dekanes së Fakultetit Ekonomik të Vlorës, Zamira Sina, për të cilën tha se dikur protestonte kundër tij në çadrën e Bashës para kryeministrisë në vitin 2017, ndërsa tani është në PS. Sipas kreut të qeverisë, gjërat kanë evoluar por vetëm Luli jo sepse 'ka lindur i përsosur'. 

      "Këtu duhet të sillemi si shqiptarë, nuk kemi asnjë lloj ngjyre. Pa votë patriotike dhe arsyeja pse duhet çuar te PS, do thosha se jemi më të mirë se gjithë të tjerët, por se PS është forca e duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Mund të kishte qenë partia e Dash Sulës, ajo e reja. Kështu që duhet çuar vota te PS. Kemi në listat tona, edhe në listë të mbyllur që vijnë nga ana tjetër, dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës e kemi nga Çadra, vinte atje Rama ik. Sot është në listën e mbyllur sepse gjërat evoluojnë. Çadrat është në 2017, Luli nuk evoluon sepse është i lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa që e mban për vete është i përsosur. Luli ka lindur me këmishë nate, por nuk janë të gjithë kështu. Dekania më çonte një grup të madh të rinjsh të FRPD, mund të mos bëhen socialistë, nesër që mileti demokratë del nga këneta se thahet, se di kur do thahet, por nesër mund të kërkojnë alternativën e tyre", u shpreh Rama. 

    • VIDEO

      95% e prindërve pro mbylljes së TikTok, Rama: Nuk janë socialistë, por edhe demokratë! Duan të shpëtojnë fëmijët nga ajo ‘mortje’ që iu ishte futur në trup

      Kryeministri Edi Rama flet për vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok. Nga Elbasani, tha se 95% e prindërve që ishin pro, nuk janë socialistë, por ka edhe demokratë. Nga takimet e zhvilluara me prindërit, Rama thotë se kuptoi se ata e shihnin si një mundësi për t’u shpëtuar fëmijët nga ajo mortje që iu ishte futur në trup.

      “95% nuk janë socialistë. Shumë më tepër se 5% janë demokratë që kanë mbetur jetimë por që prapë nuk kanë ku shkojnë dhe rrinë pas kënetës, janë edhe të tjerë që nuk votojnë për ne. Sepse menduan si prindër, jo si demokratë dhe socialistë. Më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja nga ajo mortje që i ishte futur fëmijëve në trup. Më 11 maj duhet të vendosim për familjen dhe fëmijët. Një prind që ka fëmijë s’duhet ta diskutojë fare që më 11 maj jo vetëm që të shkojë votim, por të investojë që ne të futemi në BE", tha Rama. 

    • VIDEO

      Rama: Dash Sula i shkretë ndërtoi partinë ditën, këta ia prishën e vodhën natën! S’dihet kush do i hajë ato kokrra gruri, se gjeli ngeli pa parti! Shpatën Dumanit ia dhamë ne, peshoren s’e ka akoma

      Kryeministri Edi Rama theksoi se PS dhe qeveria ia dhanë shpatën drejtësisë së re dhe Altin Dumanit.

      Ai e mori në mbrojtje kreun e SPAK nga ‘lumi’ i akuzave dhe fyerjeve, por nënvizoi se Dumani aty ishte edhe dje me gjyqtarët, por nuk e bënte adot atë që po bën sot për shkak se nuk kishte shpatën e zonjës së drejtësisë. Tani këtë shpatë ia ka dhënë PS, por drejtësia sipas kryeministrit ende nuk i ka sytë e mbyllura për barazi ligjore dhe as peshoren për ekuilibër.

      Dhe vuri krahasimin me krahun tjetër politik, PD-në, që sipas tij po deklaron shkrirjen e SPAK-ut më 12 maj dhe çlirimin e TikTok-ut. Dhe në këtë pikë, kreu i qeverisë nuk mungoi ironinë dhe batutat ndaj Sali Berishës dhe PD-së, duke marrë për referencë përjashtimin nga listat e kandidatëve të një figure historike të demokratëve si Dashnor Sula.

    • VIDEO

      ‘Virtytet i kishte, nuk i erdhën nga reforma’, Rama: Pse Dumani nuk thirri asnjë politikan më përpara? Nuk është çështja e Altinit, por e shpatës së drejtësisë

      Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët socialistë të qarkut të Elbasanit, tha se Altin Dumani ka respektin e tij për punën që ka bërë dhe sulmet që ka mbartur mbi supe. 

      Kreu i qeverisë shtoi se Dumani, ndonëse i kishte virtytet për të qenë një prokuror i pavarur, ishte reforma në drejtësi ajo që i dha mundësinë për ta bërë detyrën e tij pa pasur ndikime. 

      “Doli Altin Dumani që ka të gjithë respektin për punën që bën dhe sulmet kafshërore që ka marrë me një pjesë prokurorësh. Dumani ka qenë aty, prokuror se di se sa vjet ka, dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan ato vite që ishte prokuror. Pse nuk doli ndonjë gjykatës që thoshte hajde këtu Altin se do ta gjykoj unë. Jo hetuar, por as thirrur sepse nuk është çështja e Altinit, por e shpatës. Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik.”, u shpreh Rama.  

    • VIDEO

      Integrimi në BE/ Rama: E nisëm nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë! Mund t’i mbyllim negociatat deri në 2027, do jetë rekord

      Nga Elbasani, në një takim me kandidatët për deputetët, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shanset që deri në 2027 të mbyllë negociatat me BE. Kreu i qeverisë thotë se kjo është një shpejtësi marramendëse dhe do shënohej rekord në historinë e integrimit. Rama thotë se e nisën nga vrima e fundit e kavallit dhe askush nuk ia hidhte sytë Shqipërisë, por sot mundësia për t’u bërë pjesë e familjes europiane është me reale se kurrë.

      “E para, Serbia ka nisur negociatat në vitin 2014, sot jemi 2025. Serbia është pas nesh. Mali i Zi i ka nisur negociatat në 2012. Sot e kemi arritur Malin e Zi dhe jemi krah për krah, plani është që ne dhe Mali i Zi të futemi në BE dhe BE të japë sinjal të qartë që po zgjerohet. Sot jemi me fatin europian që na buzëqesh për herë të parë. Për herë të parë kemi votim gjeopolitik dhe Maqedonia është bërë kandidate për t’u futur në BE në 2005, sot akoma s’i ka hap negociatat. Ne i kemi hapur negociatat vjet dhe mund t’i mbyllim në 2027, që është një shpejtësi marramendëse. Do jetë rekord. E filluam nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë atëherë dhe sot mund të jemi vendi që i ka bërë negociatat më shpejt nga të gjithë, 3 vjet nuk ndodh. Negociatat janë punë kolosale, janë si faqe afro 300 mijë fletë, janë ligje vendime, një kuadër i tërë rregullator dhe janë edhe marrëveshje të vazhdueshme. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, nuk e kapim 2027 dhe nuk e dimë ca ndodh në Europë. Atyre u ka ndodhur një tronditje dhe janë fokusuar dhe thonë duhet t’i marrim Shqipërinë dhe Malin e Zi menjëherë brenda”, tha Rama.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv