-
VIDEO
‘Hyrja në BE, fitore për të gjithë’, Rama: O e fusim unë dhe PS Shqipërinë në Union, ose do të duhen kushedi sa vite të tjera
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, tha se vetëm PS mund ta fusë Shqipërinë në BE, përndryshe do të duhen edhe shumë vite të tjera. Kreu i qeverisë përmendi edhe Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ende vazhdojnë procesin e negociatave me BE.
“Së pari më shumë sesa një fitore për mua personalisht që në fund të ditës, fitoret e mia po qe puna për t’i provuar vetes diçka i kam bërë dhe tejkaluar më shumë sesa një fitore për PS, partinë time që kam nderin të udhëheq, kjo është një fitore për të gjithë dhe për ty personalisht, hyrja në BE. Ti më thua mua që kohë e gjatë. E di kur i ka filluar negociatat Mali i Zi, në vitin 2012. Ne i kemi filluar vjet. E di kur i ka filluar Serbia, në 2014. E di ti se ku gjendet sot Serbia dhe ku gjendemi ne në procesin e negociatave. Ne jemi përpara. E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate për BE, në 2005. E di që RMV s’i ka hapur akoma negociatat, çfarë flisni? Si e dini ju hyrjen në BE? E di se çfarë është të negociosh me BE? Të kesh institucione të besueshme, disa standarte bazë si BE dhe ne po e bëjmë këtë do apo nuk do ti. Ne po bëjmë shtet sepse pikërisht negociatat dhe hyrja në BE janë testi dhe provimi i shtetit. Ky shtet. Janë 27 shtete anëtare, ky shteti tjetër që do të bashkohet me ne i ka parametrat që të jetë pjesë e kësaj krushqie? Kur ata të fusin brenda dhe thonë je njësoj si ne, populli yt do të vijë te ne, populli ynë do të vijë te ty dhe të gjithë duhet të ndihen të mbrojtur, si thua ti? Janë lojëra këto. Çfarë janë këto muhabete? Jo që nuk jemi të paaftë, po përkundrazi o e fus unë dhe BE Shqipërinë në BE ose kjo punë mund të mos bëhet kushedi sa vjet të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë", tha kryeministri.
-
VIDEO
Rama me ndjekësit: Pasaporta e BE na bën qytetarë të dorës së parë, e marrim vetëm nëse bëhemi bashkë më 11 maj
Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Redi Muçi në '5 pyetje nga Babaramo': Pse duhet të kthehet Berisha në pushtet, të bëjë afera korruptive Shkëlzeni? Ai ishte tek Gërdeci e po ndërton kullën tek 9 katëshet
Një emision ku prej 18 vjetësh përmes intervistave me personazhe të ndryshme analizohet aktualiteti në Shqipëri dhe rajon.
-
VIDEO
‘Kemi nevojë për forcën dhe energjinë e të rinjve’, Rama ironizon Lapajn: Parti të re me babain në krye të listës mund të bëjë çdokush
ryeministri Edi Rama, në takimin me mësuesit në Lushnje, ironizoi Adriatik Lapajn pasi ky i fundit vendosi babain e tij në listën e mbyllur në qarkun e Beratit.
Kryesocialisti tha se në fakt PS i ka dhënë të rinjve të bëhen pjesë e kësaj partie dhe në parlament sepse siç shtoi ai, ‘parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdokush.’
“Për fat të keq ka ndodhur dhe që iu ka rënë në dorë dhe keni parë se çfarë janë bërë shitësa fluturues. Janë disa që thonë ne jemi të rinjtë, por jeta dhe eksperienca më mësoi që për të qenë i ri certifikata e gjendjes civile. Për më tepër, sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria. Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm.”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën: Do të mbyllë SPAK, por të 'çlirojë' TikTok! PS iu duhet demokratëve më shumë se kurrë
Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu edhe thirrjen e Sali Berishës ndaj nxënësve për të lënë orët e mësimit. Sipas kreut të qeverisë, një parti politike nuk mund të jetë kundër SPAK, dhe nga ana tjetër, të bëjë thirrje për protesta për të “çliruar” TikTok.
Rama shtoi se PS iu duhet demokratëve më shumë se kurrë për rrugën drejt BE.
“Ka dy palë në raport me reformën në drejtësi e SPAK. Këta të tjerët që bërtasin dhe mbrojnë medemek SPAK, e shohin si të vetmen mundësi për të luftuar me ne. Ndërkohë ne SPAK e shohim si mjetin që i ka munguar Shqipërisë që nga 1912. Nëse futemi në BE nuk diskutohet barazia para ligjit. Nuk vjen dot njeri dhe të thotë se do të mbyllë SPAK dhe do të çlirojë TikTok. Si mund të thotë një forcë politike na jepni votën të çlirojmë TikTok. Si mund të thërrasë një forcë politike kalamajtë të lënë shkollën dhe të shkojnë në protestë. Më shumë se kurrë edhe ata që mendojnë djathtas, duhet të kuptojnë se PS iu duhet si mjet për të arritur futjen në BE”, tha Rama.
-
VIDEO
‘TikTok nuk do hyjë më nëpër shtëpi si ‘skuth’, Rama: Mbyllja ka filluar, brenda 15 ditëve do jetë black out
Kryeministri Edi Rama thotë se mbyllja e TikTok ka filluar dhe brenda 15 ditëve do të jetë totalisht ‘black out’.
Nga Lushnja në një takim me mësuesit, Rama tha se 95 për qind e mësuesve dhe prindërve, me të cilët janë konsultuar, janë dakordësuar për mbylljen e këtij rrjeti social.
“Kemi vendosur mbylljen duke u konsultuar me 95 përqind. Ka qenë vendimmarrje ku nuk ka pyetur njeri socialist apo demokrat se kanë pasur parasysh fëmijët e vet dhe 95 përqind prindër e mësues thoshin se duhet të mbyllet. Patjetër që kemi marrë vendim të mbyllet dhe paralelisht kemi hapur dialog me kompaninë, kemi thënë se Tiktok nuk do ta lejojmë të vazhdojë të funksionojë dhe të hyjë nëpër shtëpitë e familjeve tona si skuth me gjithë ato produkte që janë pa filtër. Nuk e kemi fare me ju, në kuptimin, jo ndonjë gjë ideologjike me ju, por duam garanci. Psh, kemi nxjerrë një sërë gjërash, ia kemi vënë kompanisë në dispozicion.
Për hir të së vërtetës kanë pasur një reagim që nuk e prisja. Kanë qenë bashkëpunues dhe na kanë premtuar se do të vijnë me një plan për të vendosur një sërë mburojash. Për anglishten, algoritmi i tyre arrin të bllokojë fjalë të caktuara. Për shqipen nuk kanë. Dhe ne jemi në kontakt me ta. Punon një grup me ta, kështu që kur të jenë gati do të vijnë në Shqipëri dhe publikisht do t’i tregoni prindërve se çfarë do të ndryshojë. Mbyllja ka filluar, teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Ditë pas dite gryka e Tiktok Do të ngushtohet dhe në një periudhë 10-15 do të duhet të jetë black out. Dua t’ju them se i qëndrojmë plotësisht. "
-
VIDEO
Spiropali bën bilancin e Kuvendit: Vota e diasporës dhe njohja e pensioneve arritje kryesore, thellojmë integritetin e institucioneve të drejtësisë
Në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi një bilanc të punës së legjislaturës së fundit. Ajo theksoi disa arritje kyçe, përfshirë reformën zgjedhore që mundësoi votën e diasporës dhe marrëveshjet për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me vende të huaja.
Spiropali njoftoi se 16 marrëveshje për pensionet tashmë përfshijnë 800 mijë shqiptarë, ndërsa ajo me Italinë do të hyjë menjëherë në fuqi. Ajo shtoi se synimi është zgjerimi i këtyre marrëveshjeve edhe me vende të tjera, përfshirë Greqinë, me të cilën shpreson të finalizojë negociatat në legjislaturën e ardhshme.
-
VIDEO
“I gëzuar që rikontaktova me Lulin”, Rama nga Lushnja: Nuk shtyhet fushata pa të! Kishte thënë se do të heqë vizat amerikane
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës. Në një takim nga Lushnja, kryeministri tha se është i gëzuar që është vënë në kontakt me Bashën pasi nuk shtyhet fushata pa të.
“Këta që nuk kanë gjë në dorë të japin paga të jashtëzakonshme. Ta rrisin pensionin sy për sy. Jam i gëzuar se jam rivënë në kontakt me Lulin se kishte humbur. Është pozitive kjo se nuk shtyhet fushata pa Lulin. Luli i ka rritur se di se sa i kanë shkuar pagat dhe pensionet. Pashë që kishte dalë se kishte thënë se do të heq vozat amerikane. Mund t’i heqë se s’ka gjë në dorë. Është si puna e dikujt që hedh lotarinë, të dalë ku të dalë. Këta thonë kush ta hajë ta hajë, le të vijë."
-
VIDEO
Balla: Gjatë mandatit të ardhshëm transport falas për nxënësit, të gjitha shkollat do pajisen me laboratorë inteligjentë
Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se në mandatin e ardhshëm transporti për nxënësit e shkollave do të jetë falas.
Balla theksoi se të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë inteligjentë.
‘Ne do të kompletojmë të gjithë shkollat me laboratorë inteligjentë dhe zotimi ynë është që të mos ketë asnjë nxënës që të mos ketë akses në laboratorë inteligjentë. Brenda mandatit të ri do të kemi programin kombëtar të ushqimit në shkolla i dedikuar edhe për ata që janë pas shkollë, nxënësi do bëjë mësimin në shkollë dhe më pas do të hajë edhe drekën në shkollë. Do të instalojmë në shkolla kamera inteligjente në kuadër të projektit ‘Smart City’ dhe deri në fund të mandatit të ardhshëm do të kemi shoqërinë publike të transportit shkollor që do të transportojë nxënësit falas nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Deri në 2030 nxënësit e arsimit profesional do të qëndrojnë në konvikte me standarde europiane', tha ai.
-
VIDEO
Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'kemi bërë gjë për fshatin! Na lanë me borxhe, s'ka më investime selektive
Rama shkoi edhe në kantierin e rrugës Gurë-Remas, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që do të shërbejë si segment lidhës midis dy fshatrave Gur dhe Remas, si dhe me rrugën e Karavastasë, duke lehtësuar jetesën e banorëve që jetojnë aty, por dhe duke hapur perspektiva të reja të zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit në këto zona. kryeministri shprehet se nuk ka më shtrime me çakull e dy lopata asfalt apo investime sipas përkrahjes partiake
-
VIDEO
Rama në Lushnjë: S’kemi më shqetësimin e pasigurisë së mësuesve, hiqeshit nga puna në mënyrë arbitrare për arsye politike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lushnjë, ku po zhvillon një bashkëbisedim me mësuesit e këtij qyteti. Rama tha se tashmë mësuesit nuk kanë më shqetësimin e pasigurisë.
-
VIDEO
‘Prapë kishe pyetur për mua’, Basha ‘përshëndet’ Ramën me këngën e Unikatil: Ke frikë që je në listë të mbyllur! Sa bëjnë 7x7? 313 aty ku ke shokët
Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes një videoje në rrjete sociale, duke e ironizuar se është pjesë e listës së mbyllur në Tiranë për shkak se ka frikë.
Në një postim në rrjete sociale, Basha thotë me ironi se 7x7 bëjnë 313, duke iu referuar burgut.
“Prapë kishte pyetur për mua. Në listë të hapur jam me Koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti mo Ramë ku je? Ke thënë se do të jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, as në Shkodër, Vlorë, Durrës, Fier. Ku je fut mo Ramë? Epike pasha zotin! Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon në listë të mbyllur. Apo ke naj frikë se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe nuk mu përgjigje se ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikatil ku të kanë mbetur shokët, ku i ke mo Ramë shokët. Sa bëjnë 7x7 mo Ramë, 313 aty ku ke shokët. Ku e ke lalin, Ilir Beqajn...Ama do më thuash, po Jyrgis Çyrbjan që nuk e zë më me gojë asnjëherë. Si ka mundësi. Kishte bërë votat me bandat në Durrës për ty dhe ti as emrin nuk ia zë në gojë.”, thotë Basha.