• VIDEO

    Xhaferri tenton të ‘censurojë’ të riun në protestë, momenti ku kërkon që t’i ndërpritet fjala

    Një moment ‘pikant’ është kapur nga kamerat gjatë protestës kundër mbylljes së TikTok të thirrur nga Sali Berisha. Kryetari i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri është ‘fiksuar’ nga kamerat teksa bën me shenjë për t’i ndërprerë fjalën një të riu në podiumin e protestës.

    Mesa duket fjala e të riut nuk i ka pëlqyer aspak Xhaferrit që ka kërkuar të ndërhyjë.

     “Të rinjtë nuk tremben. Sot jemi kaq në shesh. Do të jemi edhe më shumë kjo është e sigurt, por kjo është akoma më e sigurt se banaliteti, gjuha jote ordinere dhe mënyra se si i drejtohesh njerëze...”, thotë i riu në momentin kur kamera kap Xhaferrin duke bërë me shenjë që të mbyllë fjalën.

  • VIDEO

    Mbyllja e 'Zërit të Amerikës'/ Berisha: Një akt anticensure! Nesër mund të mbyllet edhe RTSH, kjo nuk quhet censurë

    Berisha doli në mbrojtje të politikës së Presidentit Donald Trump për këtë vendim, duke e cilësuar si gjeopolitikë ndërkombëtare, teksa theksoi se nesër mund të mbyllej edhe RTSH por kjo nuk do ishte censurë. Kurse mbylljen e TikTok ndërkohë e quan si censurë të qeverisë

    • VIDEO

      Mbyllet protesta e Berishës për mbylljen e TikTok, zgjat rreth një orë

      Ka zgjatur rreth një orë protesta e thirrur nga Sali Berisha për mbylljen e TikTok.

      Siç edhe Report TV transmetoi pamjet me dron, pati një numër të pakët të rinjsh që ishin pjesëmarrës, një pjesë e të cilëve mbajtën edhe fjalën e tyre.

      Ishte një tjetër bojkot për kreun e Partisë Demokratike, i cili më herët u “injorua” për thirrjen për të lënë orët e mësimit.

    • VIDEO

      Pamjet treguan se protesta ishte dështim madhështor, Berisha bëhet qesharak: Në 35 vite ishte më mbresëlënësja! Nga cilësia krahasohet me protestën e studentëve të dhjetorit

      Vetëm një grusht militantesh iu bashkuan Sali Berishës në protestën ‘kombëtare’ të thirrur kundër mbylljes së TikTok. Edhe pse pamjet e siguruara nga Report Tv dëshmuan se ishte një dështim madhështor, Sali Berisha nuk ndal propagandën në mikrofon, duke u përpjekur të mashtrojë shqiptarët dhe duk eu bërë qesharak.

      Nuk foli në podiumin e protestës së të rinjve por pas përfundimit të saj e cilësoi protestë nga më mbresëlënëset, duke e krahasuar me atë të studentëve të 11 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti.

      Madje në një moment pati edhe ndërprerje të fjalës së tij nga një fëmijë, të cilit i tha se ‘do e ia hapte gjyshi TikTokun më 12 maj’, kurse përgjigja që mori prej vogëlushit ishte: “Jam nga Tropoja unë...!”, duke shkaktuar të qeshura tek vetë kreu i selisë blu dhe të pranishmit.

      “Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundra censurës kundra mendimit të lirë dhe fjalës, e mendimit. Nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemrat e tyre rinore, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TokTokut por edhe i lirisë, i të rinjve shqiptarë, u damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili vite më parë ekzekutimin e piktorit Havzi Nela...

      (I shkon një fëmijë pranë: “Hajde, hajde këtu, gjyshi do ta hapi TikTokun më 12 maj...” 

      -Jam nga Tropooja unë... i thotë fëmija).

      Pas qeshjes me zë Berisha vijoi fjalën e tij teksa u pyet nga gazetarët se TikToku punon dhe pse nuk hyri në linjë:

      “Jo, sot ishte fjala e lirë, e kishte rinia fjalën...”, tha ai.

      Madje e cilësoi ndër më të mirat që nga 1990.

      “Ishte proteste e të rinjve, ishte protesta e tyre, ju e patë. Isha thjesht një pjesëmarrës në të. Nga cilësia ky krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët u kthyen nga Pallati Presidencial dhe erdhën në sheshin e Qytetit Studenti dhe mbajtën fjalë nga më mbresëlënëset. Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse, të rinjtë e fituan betejën e tyre”, u shpreh Berisha.

    • VIDEO

      'Allahu ekbar' – Protestuesi i Berishës habit të pranishmit! Përpjekja për ta ndaluar nuk jep sukses

      Një moment jo fort i pritur nga të pranishmit në protestën për TikTok mbrëmjen e sotme ka qenë ngjitja në podium e një protestuesi të ‘paftuar’ në listën e ligjëruesve dhe që nuk ishte i ri.

      Teksa doli para mikrofonit ai nisi të fliste duke dhënë mesazhe nga Kurani, të përziera me pakënaqësinë për gjendjen e vendit.

      Dikush u përpoq që ta ndalonte të vijonte, por pas disa minutash rezistence dhe duke vijuar me fjalimin e tij, dukshëm i pakuptueshëm, drejtuesit e protestës janë dorëzuar. Fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura tek të pranishmit.

      “Janë shpopulluar krejt, fëmijët tanë, Allahu është i madh. besoni në Allah...Allahu ekbar...”, tha ai mes të tjerash, teksa e la podiumin për t’i lënë ligjëruesit të radhës.

    • VIDEO

      Tubimi për TikTok/ Aktori Mehdi Malkaj i ‘zë’ vendin të rinjve, kujton para Berishës protestat në Greqi e Serbi për tragjeditë: Të votojmë ndryshimin se vdiqëm! (harron Gërdecin)

      Një protestë për mbylljen e TikTok ku do flisnin të rinjtë, por kur “depërtuan ilegalisht’ edhe të vjetër.

      Një mes tyre ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj. Teksa u ngjit në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ai i bëri thirrje qytetarëve që të protestonin e të mos ishin dele, siç bënin qytetarët në Greqi dhe Serbi për ngjarjet e rënda të ndodhura atje, tragjeditë (nuk përmendi Gërdecin e 15 marsit 2008). Gjithashtu ai nuk kurseu as mallkimet ndaj kryeministrit.

      “Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot Vajza dhe djem, ta heqim tikun dhe të lëmë tokun, të jemi bashkë tok këtu? Si thoni? Ky nuk ka inat me TikTokun, ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi tiktok, sepse është ayyyy, ay që do na i heqi të tëra! Çfarë i ka bërë TikToku atij. 

      Duhet të protestojmë, të protestojmë, Greqia po proteston për një ngjarje të 5 viteve më parë. Serbët e dogjën, nuk pyesin për qevrinë.

      Por ne jemi dele, jemi dele. Unë jam trim, i dal përballë atij dhe i hidhem. Doktor respekte, të dua shumë, ju dua shumë”, tha aktori. Dhe në fund e mbylli fjalën e tij me thirrjen për të votuar opozitën dhe ndryshimin e vendit.

      “Mbase i kthehet mendja popullit shqiptar dhe me gjithë socialistët të votojnë për këtë që quhet ndryshim se vdiqëm”, përfundoi ai.

    • VIDEO

      Protesta për TikTok, kreu i të rinjve demokratë: Mbyllja e rrjetit social bëhet për sigurinë elektorale të Ramës

      Kryetari i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri shprehet se mbyllja e TikTok nuk bëhet për sigurinë e fëmijëve, por për qëllime elektorale të Edi Ramës. Duke pranuar kështu që nuk qajnë 'hallin' e të rinjve, por kanë 'hallet' e tyre elektorale.

      “Mbyllja e TikTok nuk ka për të ndihmuar asgjë te rinia. Do të ndihmojë vetëm Ramën. Nuk do të jetë për sigurinë e shkollave por vetëm për sigurinë elektorale të Ramës. Nëse vazhdojmë me idenë se protesta nuk arrin kurrë sukses, i bie të mos bëjmë kurrë protesta. E gjithë rinia shqiptare të mësojë nga rinia serbe”, u shpreh Xhaferri.

    • VIDEO

      Protesta për TikTok, Noka, Bardhi e Paloka me ‘kokë në telefon’! Koordinojnë aksionin

      Flamur Noka, Gazment Bardhi e Edi Paloka iu bashkuan të rinjve demokratë për protestën për mbylljen e TikTok, ndërsa siç shihet në këtë foto koordinojnë aksionin me telefon.

    • VIDEO

      Rama mbyll transmetimin maratonë pas 10 orësh me kandidatët e PS: Ne i dorëzuam shpatën drejtësisë, jemi të paarmatosur para saj

      Pas 10 orësh transmetim maratonë në podcastin ‘Flasim’ kryeministri Edi Rama mbylli prezantimin e ekipit të PS.  Me foton e “Zonjës Drejtësi” në duar, Rama dha mesazhin e fundit se PS është e vetmja forcë që garanton vijimësinë e Reformës në drejtësi dhe integrimin në BE.

       
    • VIDEO

      Rama ironizon koalicionin e Berishës: Mjafton të shikoni Gjuzin tonë dhe Gjuzin e atyre për të votuar në 11 maj

      Edi Rama, në përfundim të podkastit maratonë "Flasim" me dy të ftuarat e fundit, nuk ka kursyer ironinë me koalicionin “Shqipëria Madhështore” të Sali Berishës. Rama iu referua Ilva Gjuzit, kandidates së Qarkut Tiranë në listat e mbyllura, duke vendosur në krahasim mbiemrat e tyre të njëjtë me disa batuta.

      Rama: Ilva, që besoj tani është e njohur. Ilva është “Gjuzi për të ardhmen”, Gjuzin për të shkuarën e kemi në kënetë. Na ka rënë në kënetë Gjuzi madhështor, Ilva është Gjuzi njerëzor, femëror dhe normal. Madhështorin e kemi në kënetë. Mjafton të shikoni Gjuzin tonë dhe Gjuzin e atyre dhe është shumë e qartë se cila duhet të jetë zgjedhja në 11 maj. Edhe Gjuzi i tyre është më i miri atje.

    • VIDEO

      Berisha në protestë për mbylljen e TikTok ditën e masakrës së Gërdecit! ‘Blindohet’ Kryeministria

      Ish-kryeministri Sali Berisha mban sot protestë para Kryeministrisë kundër mbylljes së aplikacionit TikTok. Berisha do të niset nga banesa e tij për t’iu bashkuar protestës që pritet të nisë në 19:00.

      • VIDEO

        Braktisi Metën për Ramën, Braimllari në podkastin e kryeministrit: Jam këtu që vajzat e mia të marrin ‘pasaportën e BE-së’

        Endrit Braimllari, ish-eksponent i njohur i Partisë së Lirisë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm gjatë drejtimit të Kryemadhit, ka treguar arsyet pse u bashkua me Partinë Socialiste gjatë podkastit maratonë "Flasim" të Kryeministrit Edi Rama.

        Braimllari: Ju falenderoj, për mua është shumë e thjeshtë arsyeja. Është Sofika dhe Kejsi. Ajo ka gjetur mundësinë për t’i regjeneruar. Unë kam vite që merrem me politikë dhe kam pasur mundësinë të suportoj të rinjtë. Në këto zgjedhje, PS ka gjetur një formë për të suportuar të rinjtë. Jam babai i dy vajzave, Siarës dhe Alesias. Angazhimi im është që vajzat e mia të lëvizin me atë pasaportën tjetër. Jo se nuk e duam shqiponjën.

        Rama: Shqiponja do të jetë prapë (mdërhyn)...

        Braimllari: Pasaporta është nder dhe një mundësi e mirë, dhe PS ka krijuar një mundësi të re në lidhje me këtë qasje.

        Braimllari është në listën e hapur të PS për Qarkun e Tiranës. 

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv