• VIDEO

    Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni i Berishës i pari në fletën e votimit, PS e Ramës e pesta, PSD e fundit! Hidhet shorti, ja si renditen subjektet e tjera

    KQZ hedh shortin për renditjen e 11 subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Vendin e parë e mban koalicioni i Berishës, Rama ka numrin 5, Basha numrin 4, koalicioni i Lapajt i 5, koalicioni Shehi Alibeaj i 9, ndërsa i fundit PSD e Tom Doshit. Nesër KQZ miraton fletën e votimit.

  • VIDEO

    Ligji për rininë, Muzhaqi: Synon t’i ndihmojë të integrohen në tregun e punës, praktikë 3 mujore në administratën publike

    Në senacën e sotme plenare në Kuvend është duke u diskutuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”.

    Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në komisionet parlamentare tha se ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve.

    Një nga risitë kryesore të projektligjit është në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili do të ofrojë të rinjtë që kryejnë praktikën në administratën publike.

    Ajo theksoi se programi synon të ndihmojë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës, pavarësisht nëse ata zgjedhin të vazhdojnë karrierën në sektorin publik apo privat.

    ‘Ndodh që të rinjtë sapo dalin nga shkolla duan që të punohen dhe punëdhënësi i kërkon eksperiencë pune. Fokusi është t’i jap eksperiencë pune këtyre të rinjve. Kriteret janë nga mosha 21 deri 26 vjec dhe që kanë mbaruar një bachelor, nuk është kriteri i notave, ne i japim të rinjve që kan mbaruar baxhelorin mundësinë që të bëjnë një praktikë 3 mujore në administratën publike. Kush arrin që të ketë rezultate të mira mund të punësohet si pjesë e administratës publike’, tha ajo.

  • VIDEO

    U largua edhe nga Lapaj, Sula: 'Shqipëria Bëhet' qenka kurth i Berishës për të mbledhur vota të djathta që ai s'i merr dot!

    Deputeti Dashnor Sula i cili pasi u la jashtë listave të PD nga Sali Berisha dhe u tërhoq edhe nga koalicioni i Lapajt, akuzoi këtë të fundit se po përdoret nga ish kryeministri për të marrë votat e demokratëve që ish kryeministri si merr dot. Sula e quajti Lapajn kurth të Berishës dhe talent të ri të mashtrimit.

  • VIDEO

    Kuvend/ Debatet për Bankën e Zhvilimit, Isuf Çela: Aferë që rëndon në kurrizin e shqiptarëve, i shërben klientëve të qeverisë,dhuratë e kryeministrit për ta

    Deputeti i qarkut Kukës, Isuf Çela, u shpreh se projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit i shërben vetëm oligarkëve dhe shërbëtorëve të qeverisë, teksa renditi problematikat social-ekonomike në qark.

    Ai e cilësoi si një aferë me pazare të qeverisjes socialiste, duke kujtuar se në Kukës edhe shkollat janë përgjysmuar nga nxënësit.

    "Aferë në lëmin e shumë pazareve që në këto mandate të qeverisë tuaj rëndojnë në kurrizin e shqiptarëve. Po ngrihet një bankë me taksat e shqiptarëve, kjo bankë do i shërbejë klientëve dhe investitorëve strategjikë anonimë. Dhuratë e kryeministrit ndaj shërbëtorëve të pushtetit të tij sepse pas 11 majit nuk do jetë më kryeministër i shqiptarëve.

    Shqiptarët janë në skamje, shumë kanë marrë rrugët e botës dhe europës në kërkim të shpresës dhe veriu i vendit është tabloja e dhimbjes. Qarku Kukës është më i varfri dhe i lënë pas dore. Numri i nxënësve dhe shkollave është tkurrur, nga 18 mijë nxënës ka rënë gati në gjysmën e saj për shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze. Kukësi ka numrin më të madh të pensionistëve, me braktisje dhe mjerim. Ua hoqët shërbimet dhe ua çuat në Shkodër. Varfëria është rritur. Më 11 maj do ju largojmë nga pushteti me aleancën madhështore, do ju largojmë nga pushteti", tha deputeti demokrat në Kuvend.

  • VIDEO

    ‘U zgjove vonë Flamur’, Shalsi shigjeton deputetin demokrat: S’ke bërë asgjë për Kukësin, Tropojën e Hasin! Hoxha: Kam qenë kontribues në politikë

    Deputeti i PS Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën dhe kryesisht deputetin demokrat Flamur Hoxha. Në fjalën e tij, në seancën plenare të kësaj të hëne, Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin.

    Shalsi tha se sa herë ka qenë në ato zona në një muaj, Hoxha nuk ka qenë në 4 vjet.

    Shalsi shtoi se sipas tij, Hoxha tani duhet të bëjë një debat cilësor, me karakter dhe të përballet me elektoratin e tij.

  • VIDEO

    'Na thave sytë', Rama i 'dedikon' video Bashës: Stres zero, gjumi top

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku kreu i demokratëve Euroatlantik i është drejtuar duke  e pyetur se ku është fshehur. Rama

  • VIDEO

    Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit/ Ibrahimaj në Kuvend: Qëllimi i këtij institucioni, nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit

    Në seancën e sotme në Kuvend po diskutohet edhe për projektligjin për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se qëllimi kryesor i bankës do të jetë nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit.  

    “Krijimi i një institucioni të tillë mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE, duke siguruar që investimet të drejtohen në projekte me rritje afatgjatë. Sot jemi përpara një momenti historik në anëtarësimin në BE dhe do të ketë fonde në dispozicion dhe duhet të ketë institucione që të kenë aftësinë që t’i përthithin këto fonde.

    Qëllimi kryesor i kësaj banke është të nxisë zhvillimi ekonomik të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nën financuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, eksportet dhe projektet strategjike për ekonominë. Struktura kapitale është projektuar për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë,. Shteti do të zotërojë minimalisht 51 për qind të aksioneve duke ruajtur kontrollin publik ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase mund të kontribuojnë në kapital. Banka do të sigurojë financime përmes financimeve përmes bashkëpunimeve si Banka Evropiane e Zhvillimit apo vendeve anëtare.”, tha Ibrahimaj. 

  • VIDEO

    Rrëzohet kërkesa e PD për të futur në rend dite zgjedhjen e avokatit të popullit, Peleshi: S'është zhvilluar dialog! PL: T'i jepet fund këtij turpi 3- vjeçar

    Në senacën e sotme në Kuvend, u kërkua nga Gazment Bardhi që të futet në rend të ditës zgjedhja e avokatit të popullit, por kjo nuk u miratua.

    Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij shpjegoi se PS nuk pranoi që të votoj pro, pasi nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes PS-PD.

    ‘Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një poroces sipas traditës paralamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsesus. Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi I PD dhe opozita dhe që sot mund të nis procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgejdhjeve’, tha ai.

    Nga ana tjetër deputeti i PL Petrit Vasili, u shpreh se ky proces ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus për të zgjedhur avokatin e popullit.

    ‘Procesi po hynë në ngerc sepse kjo risi u konsolidua atëherë dhe u votua automatikisht kandidatura e vetme që u propozua nga PS, s’ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar, opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme ca procesi do të hap. Ps pruri kandidturën që donte dhe u votua, këtu mund të thuhet se s’ka vullnet, jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite resht ne nuk zgjedhin dot një avokat populli mazhoranca duhet që të votonte dhe ti jepte fund këtij turpi 3 vjeçar’, tha Vasili. 

  • VIDEO

    Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK dhe vijon sulmet para kamerave: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SKAP-i i partisë është krim

    Berisha sulmoi Dumanin, kur zbuloi se çfarë kishte shkruar në procesverbalin që nënshkruan për paraqitjen. Berisha vijoi live sulmet para SPAK, por përse s’ka asnjë reagim ndaj ish-kryeministrit. Ndërkohë që Veliaj mbahet në qeli me argumentin se ushtron presion dhe intimidon?

  • VIDEO

    Sot seanca e fundit plenare para 11 majit, pritet miratimi i Këshillit Drejtues të RTSH-së! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit

    Këtë të hënë Kuvendi do të mblidhet në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve të 11 majit, pasi më pas deputetët do të angazhohen në fushatën zgjedhore. Në këtë seancë zgjidhen 11 anëtarët e Këshillit Drejtues Kombëtar të RTSH, si dhe disa anëtarë të Institutit të të Studimeve për Krimet e Komunizmit.

  • VIDEO

    “Me hyrjen në BE, Shqipëria bëhet sa Evropa”, Rama: Na duhet vetëm një vit e gjysmë për të vënë gjërat në vijë

    Kryeministri Edi Rama theksoi se me hyrjen në BE Shqipëria do të bëhet sa Evropa dhe Evropa sa Shqipëria.

    “Kudo ku një shqiptar me pasaportën e BE do të gjendet dhe do të ketë nevojë për ndihmë dhe nuk do të ketë pranë ambasadë të Shqipërisë, ambasada më e afërt e BE do të jetë në dispozicion. Me hyrjen tonë në BE, Shqipëria bëhet sa Evropa dhe Evropa sa Shqipëria. Siç shkojmë nga Shkodra në Korçë me të njëjtën lehtësi, do të shkojmë nga Portugalia në Poloni, nga Shqipëria në Suedi. Pra, ndryshon komplet perspektiva. Këto janë zgjedhjet e 11 Majit në thelb. Për këtë arsye duhet të bëjmë çmos që në këto zgjedhje të marrim rezultatin më të mirë të të gjithë kësaj historie fitoresh, duhet të marrim fitoren me notën 10 duke filluar nga Tirana, ku qielli duhet të jetë kufiri. Llogaritë aritmetike nuk vlen në këto zgjedhje, por vlen llogaria e shqiptarëve në të shkuarën me të ardhmen. Na duhen 1 vit e gjysmë, jo më shumë, për t’i vënë të gjitha gjërat në vijë dhe për të përmbyllur gjithçka. Dhe më pas vetëm parlamentet e vendeve të tjera që do të jenë ngjarje historik më vete, ku çdo parlament do të votojë që të jetë anëtare e BE dhe do të çohet në këmbë të duartrokasë Shqipërinë.”, tha Rama.
     

  • VIDEO

    ‘Edhe këneta BE thotë gjithë ditën’, Rama: Vetëm PS integron Shqipërinë, negociatat janë një punë për të 'qëruar oriz'

    Kryeministri Edi Rama u kërkon votën shqiptarëve më 11 maj, duke bërë të qartë që vetëm PS mund ta integrojë vendin në BE. Ironizon edhe opozitën, kur thotë se edhe këneta gjithë ditën thotë “BE, BE”, por PS është e vetmja që garanton vijueshmërinë e punës për integrimin.

    “Edhe këneta, BE-BE-BE thotë gjithë ditën, gjithë bretkosat BE kanë në gojë. Pse duhet të shkojë vota tek PS? Ky është një moment në histori, një dritare e hapur, një tren që është para nesh në stacion dhe ka ndalur me një kohë të caktuar, është 2027. Na është pranuar dhe kemi dakordësuar që deri në fund të 2027 do mbyllim negociata. Nuk janë as komente në Facebook, as postime në TikTok, as analiza nëpër klubet e natës, as fjalime. Negociatat janë një punë për të qëruar oriz në çdo ligj, nen, çdo sektor dhe një punë për të provuar se çdo gjë që shkruhet bëhet. Asnjë lëkundje, asnjë ndalim i kësaj pune, asnjë çoroditje nuk duhet lejuar të ndodhë. 11 maji duhet të jetë vula e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ti thënë kësaj skuadre vazhdoni punën, sepse asgjë nuk lëviz. Drejtimi nuk lëviz, koha shfrytëzohet minutë për minutë dhe gjërat siç janë parashikuar bëhen afat për afat. Ky është një moment që çdo shqiptar duhet ta ndjejë dhe ta kuptojë se është pjesë e këtij procesi thjesht me votën e vet. Nuk i kërkohet të shkojë te dyqani të punojë për negociata, por me votën e vet të garantojë gjithë punën e negociatave”, tha Rama.‘Edhe këneta BE thotë gjithë ditën’, Rama: Vetëm PS integron Shqipërinë, negociatat janë një punë për të 'qëruar oriz'

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv