• VIDEO

    Rama ironizon opozitën: Kemi përballë forca që duan votën për të kthyer përmbys gjithçka që kemi arritur

    Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, ironizoi opozitën duke thënë se ka përballë forca të cilët kërkon votën për të përmbysur gjithçka që është arritur. 

    “Përballë nesh janë forca që duan votën për të kthyer përmbys gjithçka që është ndërtuar deri tani. Barazia para ligjit dhe ndërtimi i institucioneve që bëjnë dallimin midis vendeve nuk janë diçka që janë e garantuar nëse ne nuk jemi pjesë e BE. Prandaj kjo është themelore. Nga ana tjetër, po kaq konkrete është mundësia që çdo shqiptar të pajiset me pasaportën evropiane të Shqipërisë. Dëgjoja disa që thoshin nëpër komente që shi tani e la Evropën dhe tani do të na japë pasaportën. Pasaportën e BE buron nga hyrja në BE dhe ne duhet të bëhemi anëtarë që të bëhemi anëtarë. Marrja e pasaportës për çdo shqiptar është moment transformimi i jetës së tij. Pasaporta i jep më në fund atë që s’e ka pasur kurrë, dinjitetin e barabartë me këdo tjetër në diellin e përbashkët të Evropës. I jep statusin e barabartë dhe mundësinë që kurrë më të mos shihet qytetar/e e dorës së dytë. I jep të gjithë fëmijëve të studiojnë në vendet e BE si shtetas të BE dhe jo si studentë të huaj.”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Dera e BE s’do qëndrojë gjithmonë e hapur! S’mund ta humbim këtë tren

    Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk mund ta humbë trenin për të hyrë në BE. 

    "Asnjëherë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale, është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë por që rrethanat e brendshme të Evropës e kanë hapur, dhe ato janë përputhur me rrethanat tona të brendshme, ku si rezultat i arritjeve dhe përpjekjeve, ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment. Ky është një nga ato momente ku treni i historisë kalon për para nesh dhe duhet të jemi të vetëdijshëm që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion. Nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia dhe në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren.”, tha Rama. 

  • VIDEO

    5 opozitarë iu bashkuan PS, Rama: E kuptuan se është e kotë të kërkosh vota për ata që janë përballë nesh

    Në takimin me kandidatët e PS për deputetë për qarkun e Tiranës, Rama foli edhe për 5 opozitarët që iu bashkuan PS.

    “Me e rëndësishme është skuadra, ne kemi një skuadër që sot u jep të gjithëve me mundësinë të zgjedhin. Kemi një skuadër ku të gjitha moshat, të dyja gjinitë, por në mënyrë të posaçme gratë dhe vajzat kanë mundësi të gjejnë veten dhe të votojnë për veten, ashtu sikundër si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku edhe më të rinjtë janë të mirë përfaqësuar, por ndryshe nga herët e tjera ka edhe një karakteristikë të re, të shumë pritur për mua personalisht, që

    Në skuadrën e 11 majit ne kemi në ekipin tonë edhe një përbërje domethënë nëse të atyre që kanë kapërcyer nga një anë në tjetrën. Janë me ne pasi kanë parë se sa palidhje, e kotë është të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë e kërkuar vota për ata që janë përballë nesh. Është i mirëpritur nga ne, pasi PS është shumë e me gjerë se perimetri i anëtarësisë së vetë. Ne jemi këtu, mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve. Që me votën e diasporës mund të shkojë gati në 1 milion vota. Pavarësisht dallimeve që mund të kemi për pikëpamjet tona lidhur me një çështje apo një tjetër, në fund ne duhet të jemi të gatshëm që PS t’ia vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të bashkohen.

  • VIDEO

    Spiropali ‘shigjeton’ PD: S’mund ta lëmë vendin në dorë të një partie që mbron vetëm një familje

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha gjatë fjalës së saj në takimin me kandidatët e PS për qarkun e Tiranës vlerësoi punën e deputetëve aktualë.

    Duke u ndalur tek të rinjtë që janë bashkuar, Spiropali  se ndihet shpresëplotë, pasi e kanë kuptuar se PS është një mjet për transformimin e vendit. 

    “Përbërja e kësaj skuadre, kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë fantastike, dhe kanë qenë aty gjithmonë për PS dhe qytetarët shqiptarë për t’iu përgjigjur jo vetëm thirrjes që kanë marrë me votë. Ju jeni në listën e PS as në të hapur dhe as në të mbyllur, sepse aty do të jetë eksperienca dhe kontributi që do të vlerësohet nga qytetarët.  Për të rinjtë jam shpresë plotë, që i janë bashkuar PS, dhe për ata që kanë kuptuar se PS është mjet për të transformuar Shqipërinë me Edi Ramën dhe PS.", tha ajo. 


    Më tej ajo ironizoi PD, duke thënë se Shqipëria nuk mund të lihet në dorë të një partie që “siguron mbrojtje vetëm për një familje të vetme”. 

    “Nuk ka nevojë për fjalë të tjera sepse ajo që ne kemi përballë është sfida jonë historike për t’i dhënë mandatin e 4 PS, dhe për ta çuar Shqipërinë aty ku e meriton. S’mund ta lëmë në dorë të atyre që edhe kur partinë e tyre e patën në dorë nuk e trajtuan as me dinjitetin që i takon një partie politike që ka kontribute, por iu sulën edhe njëri tjetrin me qysqi dhe armë të ftohta që duhet të ishte përfaqësimi i atyre që mendojnë ndryshe por është kthyer në një bunker të atyre që janë gjithmonë të njëjtët. E njëjta listë e 2030, PD do të sjellë të njëjtën listë që nuk mund t’i sjellë asnjë gjë Shqipërisë por vetëm siguron mbrojtjne për një familje të vetme në Shqipëri. “, tha ajo. 

  • VIDEO

    Manastirliu në takimin me kandidatët e Tiranës: Me kombinimin e eksperiencës dhe të rinjve do arrijmë objektivat tona ambiciozë

    Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për PS, Ogerta Manastirliu, në takimin me kandidatët për deputetë të këtij qarku, tha se kombinimi i eksperiencës së deputetëve dhe të të rinjve që i janë bashkuar skuadrës së PS, partia do të arrijë objektivat e saj ambiciozë. 

    “Kemi diskutuar me profesionistë, akademikë dhe pedagogë të universiteteve tona për të marrë opinionet për kandidatët tanë dhe për të vjelë nga ata sugjerimet të vlefshme për përfaqësinë që do të drejtonte garën në qarkun e Tiranës. Qarku i Tiranës është zemra e Shqipërisë, e gjithë energjia e madhe e njerëzve të mrekullueshëm që meritojnë përfaqësuesit më dinjitozë, ku kombinimi i eksperiencë dhe të rinjve do të bëjë të arrijmë objektivat ambiciozë që i kemi vendosur vetes", tha Manastirliu. 

  • VIDEO

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama takim me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryesinë e Kuvendit me deputetët e Tiranës

  • VIDEO

    Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe: Gara e pabarabartë, gati për betejë, nuk do e lë në mes për asnjë arsye

    Deputeti, Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës.  Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe thotë se është gati për betejë, teksa thekson se gara është e pabarabartë.

  • VIDEO

    'Sa herë krenoheni me këtë BE', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Stacioni i shpëtimit tonë kombëtar nga hijet e së shkuarës

    Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e cilëson si stacion shpëtimi për Shqipërinë dhe të vetmen rrugë për fuqizimin ekonomik të vendit. Në komunikimin online me komentuesit në rubrikën ‘Sy m’Sy’, kreu i qeverisë thotë se pasaporta europiane do t’i ofrojë shqiptarëve një trajtim të barabartë.

  • VIDEO

    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Peleshi: PS synon 7 mandate në Korçë! Nuk kemi hyrë ndonjëherë në garë për barazim

    Peleshi bëri prezantimin e parë të dy prej kandidatëve për deputete të listës me 13 kandidatë, 3 në pjesën e mbyllur dhe 10 në pjesën e hapur.

  • VIDEO

    I premtoi një 7-vjeçari se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës: Hiç shkoll t’keqen gjyshi

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë premtim qesharak të Berishës me pamjet e një bufi, i cili ka të mbivendosur zërin e kreut të PD dhe këshillën e tij të fundit ndaj fëmijëve: Hiç shkoll, veç TikTok t’keqen gjyshi.

  • VIDEO

    Basha prezanton kandidatët e 11 majit për Shkodrën: Rama-Berisha i vazhduan pazaret, shqiptarët ‘humbën’ 4 vite për interesa e tyre

    Lulzim Basha ka nisur prezantimin e kandidatëve për deputetë të koalicionit Euroatlantik nga Shkodra, duke I cilësuar 11 kandidatët e listës së hapur si përfaqësimin e vlerave dhe qytetarisë shkodrane. Ironinë nuk e kurseu as me Sali Berishën dhe Edi Ramën për listën e kandidatëve që u kanë ofruar qytetarëve.

  • VIDEO

    DËSHTIMI MADHËSHTOR - Berisha as 1 orë protestë për mbylljen e TikTok para Kryeministrisë, braktiset edhe nga të rinjtë

    Protesta e Berishës për mbylljen e TikTok një dështim madhështor. Në as një orë protestë, pamjet treguan një pjesëmarrje qesharake, krahasuar me mijëra protestues që u derdhën në shesh në Beograd në të njëjtën orë kur në Tiranë mbahej protesta e Berishës. Ish-kryeministri nuk gjeti jo vetëm përkrahjen e të rinjve, por as edhe të figurave të njohura përdorues të TikTok. Protesta në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv