• VIDEO

    Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule

    Në ceremoninë mortore dhe homzhet që po zhvillohen në Kosovë për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare edhe nga partia Socialiste.

    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, njëkohësisht kreu politik i Diasporës Taulant Balla, i shoqëruar nga ish-kryeparlamentari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Gramoz Ruçi dhe aktori Petrit Malaj, vendosën tufa me lule dhe kurora në homaxhët që zhviluan sot në Skënderaj. Balla me një postim të shkurtër në profilin e tij të rrjetit social Instagram, e shoqëruar me një video, shkruan:

    “Skënderaj, Kosovë! Ceremonia mortore në nderim të Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi”.

  • VIDEO

    Rama takim me bizneset e vogla dhe të mesme në Kuçovë, prezanton dy linjat e reja të financimit për zhvillimin rural

    Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në agroturizmin “Hani i Qerosit” në Kuçovë, ku po ndan me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme dy linjat e reja të financimit kredinë e butë dhe garancinë sovrane.

  • VIDEO

    'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)

    Deputeti socialist sqaron se gjithmonë e ka bërë betejën për moshën e tretë, madje që nga viti 2016 me ministrat e Financave (mes tyre Arben Ahmetaj), për të cilët tha se kishin frikë nga shifrat dhe në fund linin pjesën më të madhe të buxhetit pa përdorur, duke dëmtuar pensionistët me bonusin

  • VIDEO

    Jorida Tabaku takime me diasporën për zgjedhjet e 11 majit: PD është alternativa për një Shqipëri më të mirë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar sot (18 mars) një viedo-mesazh në rrjetet sociale, ku thekson angazhimin e diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit.

    Sipas Tabakut, grupe të organizuara në Itali, Greqi, SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar po punojnë intensivisht për të mbështetur Partinë Demokratike dhe për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

    "Kam pasur dhjetëra takime me shqiptarët e diasporës, të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim: ekonominë e rrënuar, pensionet e ulëta dhe mungesën e meritokracisë", u shpreh Tabaku në mesazhin e saj.

  • VIDEO

    ‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur

    k. Rama është gjendur këtë mbrëmje vonë në zyrën e Shtabit Elektoral të Njësisë 14. Në një moment gjatë bisedës Rama, pyet disa nga rinjtë që ishin pjesë zyrës.

  • VIDEO

    ‘Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës’, Rama: Bufi e di shumë mirë që më 11 maj s’ka asnjë shans, ka bërë listë për opozitë qëndrestare

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish koalicionin e Sali Berishës, duke thënë në komunikimin me ndjekësit se Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i alenacës. Rama tha se bufi i kënetës, referuar Sali Berishës, e di shumë mirë që më 11 maj nuk ka asnjë shans për fitore dhe për këtë arsye ka bërë listë për opozitë qëndrestare.

    “Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës, se vetmja gjë madh që ka ajo aleancë janë mustaqet e Kujtimit. Situata në kënetë është turbulente. Pa problem se i ha bufi ata. E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.

    SI.E./Shqiptarja.com

  • VIDEO

    ‘Votoje për veten tënde PS’, Rama-komentuesit: S’ka demokraci në PD, u pa në primare! Nuk e fut Shqipërinë në BE bufi i kënetës apo kopjet e vogla të tij që sillen si parti të reja

    Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi gjatë komunikimit ‘Sy m’sy”, nuk kurseu ironinë ndaj opozitës.

    Sipas kreut të qeverisë në PD nuk ka demokraci, dhe kjo u reflektua qartë në procesin e primareve, të cilat u ‘zhbënë’ nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha.

    “Unë them që kjo punë nuk është kështu dhe për më tepër në 11 maj nuk është çështjesh partish si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në ’92. Njerëzit votuan për PD atëherë, unë s’kam votuar atëherë. Populli e votoi masivisht me të drejtë se nuk kishte tjetër, sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë që atëherë, më 11 Maj është votë gjeopolitike. A do të hysh në BE? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës. Që do të të vijë nesër zor kur të thuash se nuk votova për të hyrë në BE sepse e fus unë Shqipërinë në BE me PS. Jo bufi i kënetës, qua qua qua apo qilimat fluturues që dalin dhe ulërasin si me qenë kopje të vogla të bufit dhe thonë jemi parti të reja dhe shajnë. Nuk e fusin ata. Nuk kanë lidhje ata me këtë punë. Ka kënetë, jo PD. Për veten tënde votoje PS. Merre pasaportën dhe fute Shqipërinë në BE. Nuk ka demokraci, por buf kënete se e pe vetë me primaret.”, u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Rama: I patë pseudoprimaret e PD në Kavajë? Kandidatin fitues e hëngri bufi tak-fak, të paktën Luli i kishte flokët pikë! Ne e rilindëm qytetin, ishte xhep falso

    Duke shkuar drejt fundit të komunikimit të tij me ndjekësit virtualë, një prej tyre i kujtoi kryeministrit Edi Rama qytetin e Kavajës, duke i thënë që të “mos e rrente mendja” se do fitonte aty.

    “Të rrejë mendja ty dhe jo mua për Kavajën, ty të rren mendja, sepse Kavajën e rilindëm, ishte xhep falso, kishte vetëm pluhur dhe njerëz që shisnin fara, shihnin nga qielli pa ujë, pa drita e pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, se na la ne, e vërtetë që nuk ndryshon”, tha ai.

    Dhe teksa vijoi diskursin për qytetin që njihet si bastion i të djathtës, kreu i qeverisë kujtoi Primaret e fundit të PD-së, duke i cilësuar edhe si pseudoprimare, pasi kandidatin fitues të tyre sipas tij, “e hëngri bufi i kënetës”.

    “Por në Kavajë ka ndodhur diçka dhe se mileti i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, jo se do më dëgjojnë mua, por shkuan ata atje votuan pseudoprimaret zgjodhën kandidatin më të votuar të primareve dhe tak-fak ia hëngri bufi i kënetës kandidatin, se doni atë bufin që shkonte njëherë në 4 vjet ngrinte dy gishtat, se të paktën Luli i kishte flokët pikë. Doni ta mbani, mbajeni...!”, tha kryeministri.Rama: I patë pseudoprimaret e PD në Kavajë? Kandidatin fitues e hëngri bufi tak-fak, të paktën Luli i kishte flokët pikë! Ne e rilindëm qytetin, ishte xhep falso

  • VIDEO

    Rama: Ca e bëjnë detyrën duke mbyllur dritaret e punuar, ca duke hapur dritaret dhe qëlluar me plumba! Shifrat i luan TikToku e Facebook, por topi s’i luan dot

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve online ditën e sotme në lidhje me problematika të ndryshme të adresuara, mes tyre edhe kritika për nivelin ekonomik, social dhe politik.

     Kreu i mazhorancës tha se ajo që është bërë në tre mandate nuk është bërë për një shekull dhe as nga paraardhësi i tij.

    “Çfarë ka bërë Shqipëria këto vite nuk i ka bërë për shumë e shumë vite, asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, ka dyfishuar prodhimin bruto dhe të ardhurat të rriten. Nuk i luan topi. I luan Facebook dhe TikToku por topi nuk i luan”, tha ai.

    Më tej iu kthye një komentuesi që i kujtonte se po bënin vetëm detyrën, duke i kujtuar se administrata tani kur protestohet para Kryeministrisë mbyllin dritaret dhe punojnë, kurse të tjerët që qëllojnë me plumba nga këto dritare.

    “A kanë punuar qeveritarët ndër vite njëlloj apo ka dallime e ndryshime, kjo është pyetja. Këtu dallojmë, se paratë e popullit janë, që kur ka lindur ideja e një qeverie, për të gjithë dhe kudo. Pyetja është pse deri dje ata që bënin detyrën e lanë Shqipërinë ashtu siՎ e lanë. Pse e lanë që gjysma paguante drita dhe gjysma vidhte, paguante për tjetrën, pse nuk e bënë. Detyrën bëjnë edhe këta që vijnë këtu. Ca hapin dritaret dhe bëjnë punën, ca hapin dritaret dhe vrasin me plumba, lëshojnë plumba nga ajo dritare, ja pra kështu bëhet detyra e puna nga ca”, tha kryeministri.

  • VIDEO

    Rama: Jua ka mbushur kokën këneta me propagandë, askush nuk vdes për bukë! Kush shkel rregullin gjobitet, mos aludoni në hava!

    Disa prej ndjekësve i kujtuan kryeministrit Edi Rama me komentet dhe pyetjet e tyre se shqiptartë nuk kthehen në atdhe, vendosen shumë gjoba makinash, nuk ka toka dhe shtëpi pa letra si dhe çështje të tjera ekonomiko-ociale, për të cilat ai dha përgjigje.

    “Ka plot shqiptarë që kthehen. Ka toka pa letra, por ka shumë toka me letra. Shtëpiat shumica me letra. 250 e kusur mijë legalizime, dmth cerekmilioni legalizime në të gjithë vendin, dmth janë me letra”, tha ai për legalizimet.

    Kurse për çështjen e gjobave të makinave kujtoi se kush shkel rregullin do gjobitet, ashtu sikurse ndodh në vendet perëndimore.

    “Gjobat në Shqipëri i merr kush shkel ligjin dhe rregullin. Makinën për hall e për punë e merr kush ka mundësi ta marri. Pa provo shkele rregullin në një vend të huaj dhe shikoje e merr apo jo gjobën dhe sa të shkon gjoba dhe sa të shkon llogaria e makinës. Se nuk ke një ministër apo kryeministër atje që t’i shkruash sikur po i flet dikujt çfarë të them unë. Atje s’ke drejtor dhe parti, atje ke vetëm hallet e tua, ndaj kam respekt ndaj atyre që shkruajnë nga jashtë. Atje e respektojnë ligjin. Kjo nuk do të thotë që të mos respektojnë ligjin”, vijoi kreu i qeverisë.

    Kurse ngacmimit të një ndjekësi online për sistemin dhe aludimeve për para të vjedhura apo njerëz që vdesin për bukë, Rama iu përgjigj:

    “Shko atje e gjeje sistemin atje dhe hajde ma trego sesi është. Meqë s’ka me parku, të parkosh ku do dhe të bllokosh trrugën. Shko provoje atje njëherë. Cilat para të vjedhura, nga e di ti? Paratë që të kanë futur ty në atë kokën tënde plotë me propagandë kënete, këneta, si mund të aludosh ti në hava. Për kë e ke fjalën. Kush nuk ka bukë për të ngrënë, për bukë në Shqipëri nuk vdes njeri, e kam thënë edhe njëherë tjetër. Mund të ketë nga ata që edhe kanë vështirësi, por për bukë nuk vuan njeri, nuk qëndron”.

  • VIDEO

    ‘Autoambulancat ishin si karroca...’, Rama: Kemi rindërtuar 53 spitale, 10 prej tyre nga e para

    Në komunikimin live me ndjekësit, kryeministri Rama u ndal edhe te shëndetësia teksa tha se gjatë qeverisjes së tij janë ndërtuar 53 spitale, 10 prej të cilave janë ndërtuar komplet nga e para.

    Kreu i qeverisë tha se autoambulancat ishin si ‘karroca’ ndërsa sot kanë të gjitha mjetet jetëshpëtuese.

    “Po çmimet e barnave? Ne i ulëm 30 përqind, hoqëm TVSH dhe dyfishuam fondin e barnave të rimbursueshme. E dini se sa pensionistë përfitojnë barna të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë. Po pagat e mjekëve? 490 euro në vitin 2013, 1670 euro në vitin 2024. Po paga mesatare 1670 euro. 490 ishte. Po paga mesatare e fermerëve, ishte 280 euro sa gjysma e pagës minimale sot. 850 euro është bërë. Po urgjenca mjekësore? 100 autoambulanca si karroca e Abdylit. Rojet e natës nga ato telefonat me tel dhe e lëshonin poshtë dhe dilte gjithmonë bip, bip, bip. E zënë urgjenca nuk merrje dot në telefon. Sot 320 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjitha mjetet jetë shpëtuese dhe 15 minuta nga marrja e njoftimit. Ndërkohë që ka edhe më shpejt”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

  • VIDEO

    Rama: Në mandatin e katërt zgjidhet përfundimisht problematika e ujit dhe rrugëve rurale që na ndiqte prej 120 vitesh, projekt për Karavastanë

    Kryeministri Edi Rama tha se tani furnizimi me ujë në të gjithë vendin pothuajse është i realizuar me shifra të shumëfishuara në tre mandate, teksa theksoi se mandati i katërt do i japi fund kësaj problematike 120 vjeçare të vendit.

    Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve virtualë sot nga zyra e tij, duke theksuar se edhe rrugët e fshatit janë duke u shtruar, sikurse ndodhi në Divjakë, ku ka mbetur vetëm një rrugë rurale pa shtruar.

    Por një ndjekësi që e ‘thumbonte’ për gjoja arritjet e qeverisë, Rama iu përgjigj:

    “Çohu në pikë sabahut o Toni dhe futja kot, fare…! Nuk e di çfarë muhabetesh janë këto...!”

    Teksa më tej iu përgjigj një tjetër komentuesi në lidhje me Divjakën dhe Karavastanë, duke dhënë lajmin se për lagunën tashmë ka edhe një projekt në zhvillim.

    “Fjalët i degraduar shkonin dikur, tani nuk shkojnë më. Isha dje në Divjakë me kryetarin e bashkisë, me një fermer të jashtëzakonshëm dhe njeri i jashtëzakonshëm që i rri te koka punëve. Ne kemi vajtur në një rrugë që lidh Remasin me një fshat tjetër. Kryetari tha rruga e parafundit rurale e Divjakës, pra pothuajse të gjitha rrugët e fshatrave janë të lidhura, me standardet e një fshati, se thonë fshati, fshati, jo mos, është si puna e ujit, se s’ka ujë. Si s’ka ujë? Katër zona ishin kur morëm detyrën, 48 urbane dhe 98 rurale janë aktualisht. Sa mandate janë, 3 mandate 12 vjet, pse nuk u bënë në 120 vjet këto, ku ishin, pse s’u bënë. Dhe 11 kantiere janë aktualisht për ujin e pijshëm, plus edhe një bllok tjetër dhe brenda një mandati tjetër dhe mbyllet kjo punë. Se nuk kishte ujë 24 orë vetëm në ca pika. Në Vlorë kur shkoja te gjyshja nuk kishte ujë 24 orë dhe ujin shkonim e mbushnim te çezma e lagjes të gjithë, kuptove! Me Karavastanë kemi një projekt të jashtëzakonshëm”, tha kryeministri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv