-
VIDEO
Dhuna e PD-së në parlament, Romeo Kara: Del çyryku Mul Noka, janë të papërgjegjshëm! SPAK të reagojë! Është faji i drejtësisë që kemi Berishën aty
Juristi Romeo Kara komentoi në 'Studio Live' dhunën e sotme në parlament prej Partisë Demokratike, teksa Flamur Noka tentoi të gjuajë me shishe ministrin Taulant Balla dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Kara thekson se SPAK duhet të reagojë, pasi ata deputetë të PD-së janë të papërgjegjshëm, teksa Berisha menjëherë pas këtyre zënkave doli nga parlamenti duke qeshur.
'Pamjet e dhunës, vajti çyryku i PD-së Mul Noka, janë të papërgjegjshëm. SPAK duhet të reagojë. Berisha është mjeshtëri i prapaskenës. Pasi ka dalë nga parlamenti ka bërë shakara, është zgërdhir pa pikë turpi. Është faji i drejtësisë që kemi atë Berishë aty. Ai ka testuar, njerëzit që kanë ikur nuk e duan komplet establishmentin. Janë të predispozuar për të votuar për Ramën. Mendoj se do votojnë ato që nuk i leverdisin.'
-
VIDEO
Hetimet ndaj Veliajt, Petro Koçi: Në sistemin e drejtësisë ka njerëz të Berishës që duan ta shkatërrojnë!
Avokati Romeo Kara dhe deputeti i PS-së, Petro Koçi komentuan në Report Tv arrestimin e Erion Veliajt dhe dyshimet për hetimet ndaj tij prej SPAK.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 Majit, Dumani takohet me Celibashin: Bashkëpunim SPAK-KQZ për denoncimin, hetimin dhe luftën ndaj krimeve zgjedhore
Dumani theksoi se SPAK synon një qasje më proaktive në trajtimin e rasteve me elementë penalë gjatë proceseve zgjedhore. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me KQZ-në dhe nevojën për ngritjen e një Protokolli të Koordinimit Institucional
-
VIDEO
Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime
Presidenti Donald Trump ka zhvilluar sot biseda telefonike me presidentin Vladimir Putin dhe presidentin Volodymyr Zelensky, me fokus përfundimin e luftës në Ukrainë.
-
VIDEO
Tensionet në Kuvend/ Peleshi ‘kokë më kokë’ me Nokën, negociata si do vijohet me seancën plenare
Kuvendi është ndërprerë për shkak të tensioneve pasi Flamur Noka tentoi të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Kjo e fundit ka ndërprerë seancën, por kreu i grupit të PS, Niko Peleshi po negocion me Flamur Nokën e deputetët e PD se si do vijohet me seancën.
-
VIDEO
Kuvend/ Berisha i kërkon Ramës dorëheqjen nga foltorja: E patë se si shpërtheu, prisni se do ketë të tjera! Ulsiu mori 500 mijë euro nga ‘çunat e Londrës’
Kreu i selisë blu, Sali Berisha, foli për të disatën herë nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar kundërshtarët dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend/ Flamur Noka tenton të godasë Ballën me shishe uji, e ndalojnë gardistët! Ndërpritet seanca
Tensione në Kuvend. Flamur Noka tenton të godasë ministrin Balla me shishe uji teksa fliste, por e ndaluan gardistët. Spiropali ndërpret seancën.
-
VIDEO
Moduli i IA në platformën e integrimit në BE, Rama: Të huajt vlerësojnë punën tonë me ‘A’ ndërsa në Shqipëri ‘Sh… shsh…’ Përndjekja mbaron në 2030
TIRANE- Modeli i Inteligjencës Artifciale për të përshpejtuar integrimin në BE është implementuar brenda platformës së integrimit, një sistem i qendërzuar që përdoret nga të gjitha strukturat tona të integrimit.
-
VIDEO
Sherr në Kuvend, deputeti opozitar Doda tenton të godasë Ballën në foltore, ndërhyn Garda: Ju përdor 'bufi i kënetës', më 11 Maj do ju mundim thellë!
Tensione dhe sherr në Kuvend. Kaos në foltore. Opozita vërsulet drejt foltores kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla mori fjalën, për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar.
Në këtë moment ndërhyn Garda dhe bllokohet foltorja. Deputeti Petrit Doda disa herë tentoi ta godiste me një objekt ministrin nga distanca e afërt. Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse Spiropali tërhiqte vëmendjen që të lejohej mbajtja e fjalës. Balla u kujtoi kolegëve opozitarë se çfarë përfaqësonin dhe se Diaspora do i votonte kundër më 11 Maj.
-
VIDEO
Berisha: Rama ka fshirë fotot me Alex Soros! Evi Kokalari: S’ka postuar kurrë, nuk ka amerikan që i shpëton
Sali Berisha në një postim në Facebook thotë se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros, djalin e George Soros. Por, Evi Kokalari i përgjigjet duke i thënë se Rama nuk ka postuar kurrë foto në rrjetin e tij social me Alexin.
-
VIDEO
Tension, batuta dhe 'flirt' në Kuvend, Sula: Ju keni Prada dhe Gucci! Spiropali: Të kam parë, edhe ju nuk visheni keq...!
Teksa debatoi me të, deputeti demokrat u ankua për procedurën dhe kohën e fjalës, kurse më tej u kujtoi socialistëve veshjet e shtrenjta dhe luksin.
-
VIDEO
PLAS në Kuvend PD i 'sulet' foltores/ Berisha: URGJENT Padrino këtu, Spiropali: Po ABUZONI rëndë...
Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama ka shkuar në Durrës që t’i çojë Erion Veliajt në qeli Troplinin që t’i mbyllë gojën. Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim. “Kërkoj rikthimin urgjent të padrinos, që po shkon në Durrës për ti dërguar Troplinin në qeli Veliajt”, tha Berisha.