• VIDEO

    Arrestimi i Veliajt, Pëllumbi në 'Repolitix': Akuzat nuk janë provuar! Sefa: Qeveria platformë për masat e sigurisë, numri i të paraburgosurve më i madh se i të dënuarve

    Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix', në Report Tv. Deputeti i PS Arben Pëllumbi tha se edhe pse ndaj Veliajt janë ngritur akuza, ato nuk janë provuar. 

    • VIDEO

      Vijon seanca për vlerësimin e masave të sigurisë, mbështetësit e Veliajt mblidhen sërish para GJKKO

      Në GJKKO vijon seanca për vlerësimin e masës për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa simpatizantët e tij janë mbledhur para godinës në solidaritet me kryetarin e bashkisë Tiranë.

    • VIDEO

      Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, po abuzohet! 11 maji mandati i standardeve demokratike të drejtësisë

      Për Ramën, duhet të ketë një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit. Me arrestimin e Veliajt, që sipas PS ka janë shkelur standardet demokratike, Rama thotë se nuk do të heshtin më. Kritika pati edhe për ministrin e Drejtësisë, duke thënë se përse SPAK ende nuk ka mjete për të regjistruar seancat e marrjeve në pyetje, ndërkohë që kanë fonde që s’janë parë kurrë në historinë e Shqipërisë.

      • VIDEO

        Berisha kërcënon Ramën dhe Dumanin, merr në mbrojtje gjyqtarin e dosjes ‘Veliaj’ dhe Metën: Kreu i SPAK të japë dorëheqjen, ndryshimet në Kod duheshin

        Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë prej më shumë se një viti për aferën në dosjen “Partizani”, akuzoi rëndë sot kryeministrin Edi Rama se po kërcënon gjyqtarin e dosjes së Erion Veliajt dhe se qëndron vetë pas krimit, duke përdorur edhe Altin Dumanin, kreun e SPAK

      • VIDEO

        Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman

        Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar për 3 akuza të rënda prej 21 Tetorit të vitit të kaluar, denoncon nga Burgu 313 presionet që po i bëhen dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga administrata e paraburgimit. I kërkon Dumanit të hetojë korrupsionin e qeverisë dhe zbut gjuhën me kreun e SPAK

      • VIDEO

        Rijetëzimi i sheshit ‘Nënë Tereza’, Rama: Rikualifikim edhe Pallatit të Kongreseve, Tirana do bëhet qyteti më i jashtëzakonshëm i Europës

        Kryeministri merr pjesë në aktivitetin për rijetëzimin e sheshit, me veprën e duarve të hapura të Nënë Terezës që do vendoset aty. Njofton dhjetëra projekte me arkitektë të njohur ndërkombëtar dhe zgjidhje të problemit të parkingjeve. Kujton edhe kryebashkiakun Veliaj: Siç ka thënë edhe Erioni, ditët më të mira janë përpara

      • VIDEO

        KQZ bllokon shqyrtimin e propozimit të Braçes për TVSH në Bujqësi! Deputeti te Ekonomia: Jam i shastisur, por të vijojmë para, gjobën e paguaj unë me këste!

        Po zhvillon sot punimet Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend. Mes të tjerash ka dalë në pah edhe lajmi se KQZ ka bllokuar shqyrtimin e propozimit të deputetit socialist Erion Braçe, për TVSH-në në Bujqësi. Deputeti socialist shprehet se KQZ nuk e ka kuptuar nismën dhe as efektin. Shalsi: Kam kërkuar sqarime, pres informacion

      • VIDEO

        Arrestimi i Veliajt/ Rama: Janë intimiduar dëshmitarë, një artist i njohur në gjendje të rënduar psikologjike! I treguan burgun, gruaja vetëm qante

        “Çfarë është beteja jonë janë standardet. Unë psh jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimduar njerëz. I kam takuar unë, kam folur unë me ta. Pse? Pa asnjë lidhje me Erionin, për shkak se janë njerëz në botën e artit dhe kulturës dhe dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike. Një artist, se e kanë marrë e kanë kërkuar, e njoh kush është, një personalitet. E kam kërkuar, nuk kishte telefonin se ja kishin marrë dhe s’ia kishin kthyer më. Ku jemi  këtu ne? E kam marrë me telefonin e gruas dhe kam dëgjuar nga tjetër një grua që vetëm qante. Dhe pastaj jam takuar me personin, po u them që mua personalisht më ka ardhur trup, kur kam menduar që sot jam kryeministër dhe ndihem i pafuqishëm karshi një rasti, një personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak më i prapë, se nuk u shokova psikologjikisht kur më morën dhe më çuan te Myslim Keta. Është një person që nuk e di për ca është thirrur, për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që është duke çuar fëmijën më karrocë në kopsht. Hajde me ne. Ku jemi këtu ne.

      • VIDEO

        Rama lexon mesazhin e qytetarit: Kush ia dha ‘bufit të kënetës’ dosjen sekrete ‘Toyota’, 2 gjyqtarë kamikazë të PD në GJKKO! Mos hajdeni të kërkoni telefonin tim

        Kryeministri Edi Rama foli sot para grupit të PS-së në lidhje me dosjen e SPAK dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe akuzave ndaj të tjerëve. 

        Kreu i qeverisë analizoi shkeljet e kryera nga SPAK-u në hetimet e kryera, presionet ndaj qytetarëve, duke rrëfyer një rast konkret se si po merren telefonat në shkelje të ligjit. Madje ai u shpreh që “të mos shkojnë t’i kërkojnë telefonin e tij, port ë gjejnë provat’.

        I bëri thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë edhe gjyqtarin e dosjes, (Erjon Bani), për të cilin tha se është eksponent i afërt me lidhje familjare dhe miqësore me PD, që iu la posaçërisht shorti për dosjen e Veliajt.

        Ai madje u shpreh se po ky gjyqtar vendosi mosdaljen e dosjes së “Toyota Yaris” sepse aty përmendeshin shumë kolegë të gjyqtarit dhe prokurorit, porn ga ana tjetër kjo dosje ka shkuar siç tha ai, te ‘bufi i kënetës’ (Sali Berisha), duke e quajtur vepër penale. Kërkoi hetimin se kush ia dha Berishës materialet e dosjes që lexon në Parlament.

      • VIDEO

        Rama ‘kritika’ ministrit të Drejtësisë: Si ka mundësi që SPAK ende nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje? Ku jemi këtu, kanë fonde që nuk janë parë kurrë në histori

        Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama kërkon që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen.

        “Si ka mundësi Ulsi dhe ju njerëzit e drejtësisë, që kjo shumicë e qeverisë ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhet që janë komplet jashtë trajektores normal, fondi i mbrojtjes dhe i drejtësisë. Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat me peronat që marrin në pyetje, dhe në fund i japin një copë letër. Ku jemi këtu ne. Në çdo film sa herë që dikush shkon atje te dhoma e hetuesve, e para njëherë i tregohen të drejta e dyta i shtypet regjistrimi. I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letë. Se e kam provuar dhe unë një herë: Unë flisja dhe njëri shtypte tastierën. Ku jemi këtu ne?

        Sikur të kishim ILD, në letër e kemi por në realitet? Të shohin si respektohen të drejtat. Kur futesh atje je në republikë tjetër? Vetëm se është prokuror është mbi ty? Je një mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit e tjetrit?”, tha Rama.

      • VIDEO

        Bashkëshortja e biznesmenit a u emërua zv.ministre e Punës, Rama: Veliaj s’ka asnjë lidhje, ma kërkoi Meta kur ishim në koalicion

        Kreu i qeverisë shtoi më tej se për një nga rastet që flitet në dosje, për emërimin e një zv.ministreje të Punës nuk ka asnjë lidhje me Veliajn dhe se emërimin ia ka kërkuar ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta në kohën kur ishin në koalicion.

        Një element të thjeshtë që unë e di. Aty thuhet që Veliaj ka bërë zëvendëse ministrie grua e një biznesmeni, pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv.ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi këtë mund ta bësh në dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, çfarë bëjë ti në veturën e ambasadës jugosllave, ose ta kesh të provuar bisedën. Zv.ministrja e Punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë.

      • VIDEO

        Arrestimi i Veliajt/ Rama: Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan, minimlaisht t'i tregojnë! Në atë roman 400 faqesh nuk ka prova

        Sa i takon akuzës për blerje online rreth 860 mijë euro të Ajola Xoxës për të cilën e akuzon SPAK, Rama thotë se minimumi drejtësia duhet të tregojë provat ku janë këto fustane e bizhu. Rama tha se në atë roman 400 faqe nuk ka prova.

        Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi duhet të tregosh minimalisht fustanet dhe bizhutë, provat Mediat të bëjnë hulumtim për provat. Në atë roman 400 faqe nuk ka prova, ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë farëlloj personazhesh shkak pasojë, por nuk ka prova.

        SI.E./Shqiptarja.com

        •  

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv