-
VIDEO
Bushka para grupit të PS dhe Ramës: SPAK nuk më thirri asnjëherë, s’kam shkelur ligjin! Vajza është kushërira ime, i bënë presion dhe trysni
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, mohoi implikimin e saj në veprime antiligjore siç pretendon SPAK në dosjen penale ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.
Deklaratat ajo i bëri para mbledhjes së grupit socialist, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Bushka pranoi se ka njohje me Veliajn dhe Xoxen dhe miqësi të vjetër me ta, por kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri, madje akuzat dhe lajmin eka mësuar vetëm nga mediat.
Ajo rrëfeu se vajza për të cilën flitet në dosje është kushërira e saj, lidhje gjaku, që është presionuar nga ana e SPAK dhe trysnuar nga institucioni i akuzës.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Deri kur të jem unë në krye të PS, nuk marr përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësi
Pas arrestimit të Erion Veliajt, në grupin e PS, kryeministri Rama tha se sa kohë të drejtë këtë forcë politike nuk do marrë përsipër që të të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia. Por, ai thekson se nuk heshtin më përballë shkeljeve.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë që të garantojnë pavarësinë e gjyqësorit! Republikën e hetuesve e kemi provuar në të shkuarën
Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama foli sërish për arrestimin e Erion Veliajt. Rama tha se PS nuk do të heshtë më përballë shkeljeve flagrante. Kryeministri tha se mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së gjyqësorit, por njëkohësisht edhe garante e lirive të drejtave standardeve demokratike.
“Qëndrimi ynë për mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë, për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pakompromis kundër korrupsionit mbetet qëndrim i pandryshuar. Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskuteshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëvce dhe gjykatëse të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë më të shkuarën se më të ardhmen. Sepse diktaturë e republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën, kjo është republikë parlamentare ku në bazë të Kushtetutës pushtetet janë ta pavarura.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të Kulturës në qytetin e Vlorës, znj. Spiropali prezantoi nismën “Kuvend-ON”, një program i cili shtrihet në të gjithë vendin, si një platformë "llogaridhënieje" gjithëpërfshirëse, ku qytetarët nxiten t'i shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt Kryetares së Kuvendit.
-
VIDEO
Veliaj nga qelia: Akuza haluçinante nga prokurori pervers! Veshjet online të blera për fondacionin kulturor të Xoxës, SPAK fryu shifrën! Berisha falje Dados, nuk e bënte pa një shërbim të madh
Nga qelia në Bllokun e Sigurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish pas arrestimit të tij dhe akuzave të ngritura nga SPAK. Në këtë reagim të dytë, Veliaj thotë edhe njëherë se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë lidhje me korrupsionin.
-
VIDEO
'Rama sot foli me të vetët, për t'i qetësuar', Flogert Muça: Tha që s'keni Erionin, jam unë! Ka filluar ndeshja elektorale, i kanë hequr Messin 3 muaj para zgjedhjeve
Gazetari Flogert Muça analizoi kthimin e Edi Ramës në krye të fushatës së Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme. Muça e shikon mesazhin e Ramës, sot ndaj socialistëve për t'i qetësuar se në vend të Veliajt do jetë ai në krye të punëve të Tiranës.
'Tha që s’keni Erionin jam unë. Ka filluar ndeshja, ia kanë hequr Messin. Ka ndodhur në 7 muaj dy ngjarje, është liruar shefi i opozitës. Është arrestuar Erion Veliaj, numri dy. Kjo është ndërhyrja në garë. Arresto dhe Manastirliun, arresto dhe Klosin. Dhe thuaji doktorit bujrum. Rama flet me të vetët dhe u thotë qetësohuni. Ai është në një proces, p
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Petraj në 'Repolitix': Veprimet e SPAK skandaloze! Flogert Muça: 3 muaj para zgjedhjeve, Rama nuk do hesht më ndaj drejtësisë
rrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj vijoi të diskutohej edhe mbrëmjen e sotme në Report Tv. Në 'Repolitix', 3 avokatët: Rezart Kthupi, Edmond Petraj, Përparim Çaça dhe gazetari Flogert Muça analizuan këtë moment kur jemi vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, lidhur edhe me deklaratat e sotme të kryeministrit Rama.
Kthupi nuk bie dakord me retorikën e Ramës, se Veliaj u mor në arrest teksa është i zgjedhur si kryebashkiak dhe ka një kontratë.
'I zgjedhur nuk ka status të veçantë. Është i barabartë. Nuk aplikohet ligji ndryshe kur je i zgjedhur. Pushtetet në Shqipëri janë të ndara. Pushteti gjyqësor nuk do të thotë që nuk mund të ndërhyjë në pushtetet e tjera. Ia ka dhënë kushtetuta të drejtën të ndërpres kontratën që ka një i zgjedhur me zgjedhësit e tij. Të biem dakord për një gjë. Në Shqipëri niveli i personave të paraburgosur është më i madh se i personave të dënuar. Nuk ka nevojë të ndryshosh ligje për këtë. Ka një organ KLP që ndryshon politikën penale në Shqipëri. Prokurori në 90% kërkon arrest në burg. Shyqyr që dënuam këtë VIP-in e bashkisë Tiranë.'
-
VIDEO
Iu deleguan detyrat e kryetarit të bashkisë, Anuela Ristani: Do vijojmë vizionin e Kryebashkiakut Veliaj për një Tiranë që shkëlqen më fort
Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave po zhvillohet ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.
-
VIDEO
Sa vite burg rrezikon Veliaj? Shpërthen avokati Beqiri, denoncon prokurorin që firmosi arrestin
‘SPAK ka vepruar me 2 standarde për arrestimin e kryebashiakut Erion Veliaj’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri. Beqiri ka thënë se Berisha ishte në arrest shtëpie dhe ja hoqën, ndërsa Veliaj futet në burg pa afat.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama kandidat për deputet në Tiranë? Ja si iu përgjigj kryeministri Report Tv
Nga fjala e tij gjatë ceremonisë së 105 vjetorit të Tiranës kryeqytet, Rama la të nënkuptohej që do të kandidonte si deputet në Tiranë. Por i pyetur në distancë nga gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, Rama pati këtë komunikim
Report Tv: E kishit menduar më herët kandidimin në Tiranë, apo tani pas arrestimit të Veliajt?
Edi Rama: Ku e tha? Nuk e thashë, ku dëgjuat?
Report Tv: E nënkuptuat?
Rama:A e nënkuptova, jeni keq me përkthimin
-
VIDEO
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës.
-
VIDEO
Rama: Vetëm një idiot dhe i pafytyrë mund të thotë që drejtësinë e kontrollojmë ne
ryeministri Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Rama u ndal gjatë tek arrestimi i Veliaj dhe u shpreh se sot vetëm një idiot mund të thotë se PS dhe mazhoranca kontrollojnë drejtësinë.
'Sot vetëm një idiot mund të na thotë kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një idiot mund të na thotë nuk i kemi dhënë drejtësisë pavarësisë. Jemi të bindur kjo është rruga e duhur, për Shqipërinë dhe për fëmijët tanë nesër. Që askush të mos jetë mbi ligjin, sot konstatojmë se jemi në një sfidë të re. Pavarësia e arritur duhet të garantoj profesionalizmin nga standardet demokratike.
Prezumimi i pafajësisë nuk është resht për të larë gojën në një fund të një romani akt akuzë. Flitet për persona që nuk kanë shfaqur pendesë. Personi që po akuzoj nuk ka shfaqur pendesë, ku jemi këtu? Nivelin e pendesës apo mos pendesës e gjykon vetëm gjykatësi. Nuk ka pendesë që mund të bëhet shkak për të rënduar pozicionin e personit. Ka ndodhur në një kohë tjetër, kur hetimet bëheshin me direktiva nga sigurimi i shtetit. Për kriminelë apo njerëz që duhej nxjerrë si kriminelë. Për çfarë shkruhet në fund. '