-
VIDEO
Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren dhe akuzon: Rama të kthehet nga Durrësi, ja çfarë nuk ka futur prokurori në dosjen e Veliajt, sillni ligjin kundër Sorosit që ta votojmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit për minuta të tëra, teksa diskutohej në seancën plenare të radhës.
-
VIDEO
Kuvend/ Debate të forta në sallë, Bardhi: Batakçinjtë e Bashkisë sulmuan SPAK, Policia nuk veproi! Hoxha: Ishin simpatizantë që u grumbulluan pa njoftim, s’pati asnjë incident
Debate të forta në sallën e Parlamentit për situatën e ditës së djeshme, kur vlerësohej masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit e të Tiranës për mosveprim në grumbullimin e djeshëm te SPAK nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Bardhi i quajti “batakçinj” drejtorët e bashkisë, teksa kërkoi masa edhe ndaj drejtuesve të Policisë.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend/ Garda rrethon foltoren! Berisha: Rama të vijë këtu, ka shkuar në Durrës që t’i çojë Veliajt në qeli Troplinin
Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama ka shkuar në Durrës që t’i çojë Erion Veliajt në qeli Troplinin që t’i mbyllë gojën.
Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim.
-
VIDEO
Dogjani: 2024-a viti i vrasjeve të përgjakura, mafia ekzekuton pa frikë! Qeveria është kthyer në aleate e krimit
Deputeti demokrat Asllan Dogjani zhvilloi një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha në Kuvend për sigurinë në vend. Dogjani tha se 2024-a ka qenë një ndër vitet më të përgjakura, ndërsa përmendi disa nga vrasjet të viti që lamë pas. Dogjani tha se mafia dhe bandat vrasin pa frikë se do ndëshkohen, pasi qeveria nuk është më armiku i krimit, por aleati i tij.
-
VIDEO
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka ngritur në Kuvend çështjen e vetëvrasjes së 17-vjeçares Irsa Muçollari, e cila dyshohet se bullizohej në shkollë. Deputeti veshi me përgjegjësi qeverinë për vrasjen e saj, duke thënë se e vrau shteti pasi e la të varfër. Dogjani tha se gjimnazistja bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës pasi nuk kishte mundësi të vishej njëjtë si ata sepse ishte e varfër.
-
VIDEO
Kuvendi/ Ministri Hoxha në interpelancë, i përgjigjet Dogjanit: Po përdorni politikisht një dramë familjare, vrasjet në vend në minimum historik
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori fjalën në Kuvend sot pas interpelancës së kërkuar nga deputeti demokrat Asllan Dogjani, pas tragjedisë së ndodhur në Gjirokastër, ku një vajzë 17-vjeçare, Irsa Muçollari, u flijua për shkaqe dhe rrethana që dyshohet se lidhen me bullizimin e të ndjerës, si dhe situata social-ekonomike.
Kreu i dikasterit shprehu habinë për arsyen e interpelancës nga deputeti i PD, duke kujtuar se ngjarja fatkeqe nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit dhe institucionin që ai drejton, teksa kujtoi se opozita po e përdorte politikisht një dramë familjare.
Ai renditi nismat, projektet dhe reformat e ndërmarra, që nga “Smart City”, implementimi i teknologjisë për rritjen e rendit dhe sigurisë, si dhe shifrën rekord të minimumit të vrasjeve të vitit të kaluar, vetëm me 35 të tilla.
Deputeti Dogjani në interpelancën e kërkuar vuri theksin te krimi i organizuar, gjendja e sigurisë së jetës dhe faktin e rrethanave se si një 17-vjeçare sipas tij, u vra për shkak te “një kryeministri jo normal dhe të korruptuar, kreu i një organizate kriminale”.
-
VIDEO
‘Kryeministri s’është mirë nga koka’, Spiropali i kthehet Dogjanit: Mos guxoni të fyeni në foltoren e parlamentit
Një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani.
Dogjani nënvizoi se vetë bashkëpunëtori i Ramës ka thënë se kryeministri sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit.
-
VIDEO
Gafa/ Asllan Dogjani ‘vret’ deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha në Kuvend (dhe një ‘Sorry...sorry!’)
Deputeti demokrat Asllan Dogjani kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për rendin dhe sigurinë, vrasjet dhe veçanërisht vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër ditë më parë.
Por teksa kishte kohën 15 minuta për të folur pas ministrit të Brendshëm, ai nisi të përmenddte ngjarjet kriminale, atentatet dhe deri emrat e viktimave. Nuk i shpëtoi gafave gjatë leximit të emrave.
Fillimisht ai kujtoi vrasjen e një personi (Bujar Nasufit), por në lapsus tha “vrasja e Fadil Nasufit...”. në sallë për pak sekonda pati ilaritet, pasi Fadil Nasufi është deputet socialist në Parlament, i qarkut të Beratit, ish-kryebashkiak.
Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë, jo në shqip, por në anglisht:
-
VIDEO
Kuvendi nis me debate, Braçe: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, do e paguaj unë gjobën, të ecim para! Sula e kundërshton: Lot krokodili, asgjë s’keni bërë
Ka nisur sot seanca plenare në Kuvend, ku është folur edhe për nismën e barazimit të taksës 20% në Bujqësi.
Deputeti Erion Braçe vuti në dukje se KQZ e ka bllokuar këtë nismë në mënyrë të padrejtë dhe i kërkoi Parlamentit të ecej përpara, duke përsëritur edhe njëherë se do e paguante ai gjobën e KQZ.
Braçe shprehu shqetësimin pse Celibashi pezulloi nismën e tij për TVSH. Madje nuk mungoi edhe debati në sallë me deputeten demokrate Çupi, e cila kërkoi t’i pritej fjala. Braçe i kujtoi se po fliste për procedurë dhe “jo për qiellin”, duke i rekomanduar që “të lexonte ndonjë gjë”.
-
VIDEO
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn dhe mungesa e Policisë, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, simpatizantë dhe jo protestues
Teksa po hynte në ambientet e Kuvendit ku priten punimet e seancës plenare ditën e sotme (13 Shkurt), ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u pyet për mungesën e masave policore në protestën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës para godinës së GJKKO-SPAK, gjatë vlerësimit të masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve
-
VIDEO
GJKKO e la në burg Veliajn, Endri Tafani: Ra teza e PD se drejtësia është e kapur nga qeveria
Analisti Endri Tafani, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, tha se pas lënies në burg të Erion Veliajt nga GJKKO, ranë edhe akuzat e PD se drejtësia është e kapur nga qeveria.
-
VIDEO
Indrit Sefa në 'Repolitix': PS–PD marrëveshje për të reformuar strukturën e posaçme
Avokati Indrit Sefa tha në 'Repolitix' se ka PS do të bëjë marrëveshje me PD për të reformuar strukturën e posaçme.