-
VIDEO
'Drejtësia përdoret si armë politike kundër opozitës’, Mediu: Kjo është qeveri antikombëtare, s’jemi këtu për pushtetin, por për fatin e Shqipërisë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në fjalimin e tij nga protesta e PD, hodhi akuza ndaj qeverisë se e ka zhytur vendin në krime dhe korrupsion, ndërsa e cilësoi si qeveri antikombëtare.
-
VIDEO
Protesta e PD te Kryeministria, opozitës i mungon një nga ‘shtyllat’ kryesore, Gazment Bardhi ndodhet në SHBA! Mungojnë dhe shumë deputetë
Teksa protesta e PD-së pritet të nisë nga momenti në moment, u pa se kryetari Sali Berisha doli nga selia pa zëvendësin e tij, një nga ‘shtyllat’ kryesore të partisë.
Pikërisht kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi. Deputeti ndodhet së bashku me një përfaqësi tjetër politike dhe parlamentare në SHBA.
Bashkë me të ndodhet edhe Bledion Nallbati dhe Jorida Tabaku. Deputetët duhet të ishin kthyer për protestën, por mësohet se për shkak të takimeve me diasporën kanë qëndruar.
Nuk dihet nëse shkak i mosardhjes së Bardhit është edhe deklarata e Berishës kundër SPAK-ut dhe reagimi që ai i bëri te "Zëri i Amerikës", ku deputeti e mbështeti drejtësinë e re dhe i doli kundër kryetarit të tij.
Por ka edhe shumë deputetë të tjerë që për shkak të tureve të Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit ndodhen jashtë vendit.
-
VIDEO
Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë
Teksa protesta e PD-së pritet të nisë nga momenti në moment, u pa se kryetari Sali Berisha doli nga selia pa zëvendësin e tij, një nga ‘shtyllat’ kryesore të partisë.
Pikërisht kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi. Deputeti ndodhet së bashku me një përfaqësi tjetër politike dhe parlamentare në SHBA.
Bashkë me të ndodhet edhe Bledion Nallbati. Por ka edhe shumë deputetë të tjerë që për shkak të tureve të Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit ndodhen jashtë vendit.
-
VIDEO
Sot protesta e opozitës/ ‘Blindohet’ kryeministria, 1 mijë efektivë në gatishmëri! Meta me mesazh nga burgu
Opozita pritet të nisë protestën e radhës para kryeministrisë. Rreth 1 mijë efektivë janë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës. Opozita bën thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, ndërkohë kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së bën thirrje për ta braktisur.
-
VIDEO
Pozita dhe opozita e Maqedonisë tryezë në Korçë, akuza qeverisë: Po lejon asimilimin e maqedonasve nga Bullgaria
Partitë e opozitës dhe pozitës parlamentare në Maqedoninë e Veriut, sot janë ulur në një tryezë të përbashkët në qytetin e Korçës ku fokusi ishte minoriteti maqedonas në Shqipëri.
-
VIDEO
PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Perla e Berishës: Skenarin do e shpallim nesër, se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona!
Teksa ndodhet në zjarrin e debateve të brendshme për Primaret, listat e mbyllura të deputetëve dhe me kreun e saj nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për korrupsion në aferën “Partizani”, PD është e paqartë edhe për protestën e nesërme. Berisha flet për taktika të fshehta
-
VIDEO
'Ishim si Koreja e Veriut e Europës', Rama nga Madridi: Duhet të luftonim kundër stigmës që na trajtonte si kriminelë dhe hajdutë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol edhe për faktin që në Tiranë do të mbahet Kongresi Botëror i Ligjeve më 2027.
Rama u shpreh se për shqiptarët dhe Shqipërinë "ka pasur shumë stigma", por theksoi se tashmë vendi ynë ka 12 milionë vizitorë të huaj në vit dhe tha Shqipëria pretendon të marrë "Kupën e Botës" në mikpritje.
-
VIDEO
Debat në ‘Studio Live”, Sulo: Në listat e mbyllura të PS deputetë të rinj, Rama do heqë të vjetrit! Qefalia: S’do ketë vetëm të rinj, do fitojmë zgjedhjet
Zgjedhjet po afrojnë, teksa sondazhet në Report TV kanë nxjerrë rezultatet e para të garës që përfundon më 11 Maj. Këto tematika u diskutuan sot në panel, ku të ftuar ishin deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe analisti Arion Sulo
-
VIDEO
Marrëveshje me Spanjën si me Italinë? Rama në Madrid: Nuk e shoh të mundshme!
Në konferencën për mediat që u mbajt, nga paneli ku ndodhej, foli kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Shqipëria është vend mikpritës dhe do kërkojë Kupën e Botës në mikpritje më 2027 kur të mbahet Kongresi i Drejtësisë, duke kujtuar se po atë vit mbahet edhe Samiti i NATO-s dhe Kampionati Europian U-21
-
VIDEO
Haklaj: Do ketë betejë të ashpër, Bardhi shkoi për të marrë PD, do ketë betejë me Berishën! Valteri: Saliut s’do i hiqet kurrë ‘non grata’
Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj në Report TV ishin ish-deputetët Halit Valteri dhe Azgan Haklaj, ku jashtë analizës nuk mbeti diskutimi për Primaret, përplasjen Berisha-Bardhi, Drejtësia, votën e Diasporës, protesta e nesërme e Opozitës, partitë e reja dhe sherret mes tyre, si dhe çfarë do ndodhë me euroatlantikët e Lulzim Bashës
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha mbledh prefektët e qarqeve në Gjirokastër: Merrni masa për mbarëvajtjen e procesit, janë hartuar planet
Në fund të takimit, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u prononcua për mediat, ku foli për rolin bashkëpunues Polici-Pushteti Vendor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe zbatimin e detyrave. Flet edhe për votën e Diasporës, projektvendimin e Qeverisë dhe 100 mijë emigrantët e regjistruar
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Arrihet synimi, regjistrohen 100 mijë votues, refuzohen 28 mijë! KQZ pritet të kërkojë më shumë fonde
Numri i emigrantëve që janë regjistruar si zgjedhës nga jashtë vendit, ka shkuar në 100 mijë. Ka ngelur edhe një muaj për regjistrime të tjera, por kjo shifër do të vendosë në lëvizje KQZ-në për të kërkuar më shumë buxhet, pasi deri më tani janë garantuar fonde vetëm për postën e 100 mijë zgjedhësve.