-
VIDEO
Spahiu: Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet
Spahiu e merr analizën e tij, duke e krahasuar opozitën dhe të djathtën shqiptare me të djathtën në Europë dhe Amerikë. Çuditërisht kudo e djathta po pëson një rritje në numra dhe po merr pushtetin në disa vende, ndërsa vetëm në Shqipëri ndodh që e djathta ka rënie drastike.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: PD gjithmonë është e para për protesta, por e dyta në zgjedhje
Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Për Spahiun, PD dhe Berisha kanë qenë gjithnjë të parët në protesta, por të dytët në zgjedhje.
-
VIDEO
Berisha nga protesta: Të na bashkohen edhe socialistët e ndershëm që i shfrytëzoi gjer në palcë Rilindja
Nga protesta, Sali Berisha tha se PD po bën gjithçka që opozita të bashkohet në një front për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Një thirrje për bashkim e kishte për të gjitha ato parti, që sipas tij, e ndjenë veten opozitare. Ndërsa tha se presin në PD edhe socialistët e ndershëm që i shfrytëzoi gjer në palcë rilindja e Edi Ramës
-
VIDEO
Mbyllet protesta e PD-së, Berisha niset për në Romë nën 'shoqërinë' e militantëve
Mbyllet protesta e PD dhe opozitës te kryeministria pasi përfundoi fjalën e tij kryetari Sali Berisha. Protesta e nisur rreth orës 17:30 u mbyll pas rreth 1 orë e 44 minuta.
Pjesëmarrja ishte e vakët, teksa vëmendja ishte te fjala e Berishës që vijoi me akuzat ndaj Ramës dhe premtimin se PD është fitore.
Floriana Garo lajmëroi pjesëmarrësit në protetsë se Berisha tani niset për në Romë për takim me shqiptarët atje.
-
VIDEO
'Pas zgjedhjeve do t'a paketoj Edi Ramën', Berisha: Programi i Partisë Demokratike e ka tmerruar
Kreu i PD-s Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën e pasdites së sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Rama.
-
VIDEO
Berisha flet në podium, militantët sulmojnë me kapsolla Policinë, shkon në 3 numri i efektivëve të plagosur! Njëri u dëmtua në sy nga shpërthimet
Teksa kryetari i PD-së mbante fjalimin në podium, militantët nuk nguruan të sulmonin edhe kordonin e Policisë së Shtetit me kapsolla dhe flakadanë.
-
VIDEO
Protesta/ Berisha: Rama e qeveria e tij organizatë kriminale! Me një udhëtim në Ankara, bashkë më Ballukun rritën çmimin e tunelit të Llogarasë me 50 mln euro
Në fjalimin e tij në protestën para Kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha u ndal edhe tek intervista e dhënë nga Arben Ahmetaj në televizionin e familjes së tij. Sipas tij, Ahmetaj faktoi se kryeministri Edi Rama është udhëheqësi i bandave.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Mesazhi i aktores i kujton Berishës të vrarët e 21 janarit: Jeta e atyre që merrni nuk bëhet e juaja
Opozita po proteston sot para Kryeministrisë kundër qeverisë, ndërsa janë mbajtur edhe fjalime. Një nga folëset e tubimit të sotëm të PD-së, kanë vënë në siklet shefat e saj, të cilët duket se qeshnin me zor teksa dëgjonin fjalimin e saj. Aktorja Juli Emiri, i ka kujtuar Sali Berishës të vrarët e 21 janarit, teksa tha se ‘jeta e atyre që merrni nuk bëhet e juaja’.
-
VIDEO
'U ngritëm nga hiri si Feniksi', Berisha: Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë! U godit Salianji, martiri i fjalës së lirë
Kryetari i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën që po zhvillon opozita pasditen e sotme përpara kryeministrisë. Berisha tha se opozita dhe PD është e pamposhtur. Më tej shton se PD është ngritur në këmbë megjithëse sipas tij, ndaj opozitës janë vënë prokuroria dhe gjykata.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Meta mesazh nga qelia: Drejtësia e re është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh! Dumani më mban të izoluar, pse nuk thërret Ramën për McGonigal?
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar protestës së opozitës me një mesazh zanor nga burgu. Meta shigjetoi drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
-
VIDEO
Protesta te Kryeministria, hidhen kapsolla e flakadanë! Një efektive e Policisë ndihet keq, kolegët e largojnë nga tymi asfiksues
Teksa mbaheshin fjalimet nga podiumi i protestës së opozitës te Kryeministria, ka ndodhur edhe incidenti i parë.
-
VIDEO
'Nuk dua poste deputeti as ministri', Duka flet në protestën e opozitës: T'i heqim me votë pushtetin atij që abuzon
Agron Duka, kreu i PAA foli në protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Duka renditi disa nga arsyet pse duhet të dilet në protetsë kundër kësaj qeverie.