-
VIDEO
Arrestimi i Erion Veliajt, burime: GJKKO ka lëshuar edhe 5 masa sigurie
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se se GJKKO ka lëshuar 5 masa sigurie. Tre detyrim me paraqitje. Për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa është firmosur ‘arrest shtëpie’ ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj, ‘arrest me burg’, informon gazetarja Keti Banushi.
-
VIDEO
Rindërtimi i ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, Rama: Do sjell më shumë vizitorë, fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! Ndërtojmë parkim të madh nëntokësorë
Nga Shkodra teksa ishte i pranishëm në inspektimin e rindërtimit të ‘Muzeut të Kujtesës’ në këtë qytet Kryeministri Edi Rama tha se ky projekt do të sjell më shumë vizitorë në Shkodër.
-
VIDEO
Vota e Diasporës/ Shtyhet për nesër mbledhja te Ligjet, mungoi Bylykbashi! Alibeaj ‘thumbon’: Dy vëllezërit siamezë s’e kanë gjetur gjuhën, po bëjnë pazarin e radhës
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk mundi t’i mbyllte punimet e tij në mbledhjen e sotme. Sot priten të diskutoheshin ndryshimet e rëndësishme në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës, të nevojshme për të finalizuar këtë proces
-
VIDEO
Tiranë/ Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja shkon në SPAK
Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk ka informacione për shkaqet e prezencës së tij në institucionin e akuzës, ndërsa ka mbajtur postin e zv/ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, 2013-2017
-
VIDEO
Kuvend/ E enjtja e “nxehtë” që kërkon marrëveshje PS – PD! S’ka konsensus as për Avokatin e Popullit! PD s’prek afatet, rrezikon të djegë votën e diasporës
Kuvendi do të mblidhet të enjten në një seancë të rëndësishme, ku çështjet që janë për votim, kërkojnë konsensus. Në mungesë të tij, zgjedhja e një Avokati të ri Populli pritet të dështojë, ndërsa votuesit e diasporës do të lehtësohen vetëm për kostot e postës, por jo për të fituar më shumë kohë për ta dërguar votën në Shqipëri.
-
VIDEO
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një takim politik me Diasporën shqiptare në Romë, sulmon Blinken dhe Soros. Kërkon që emigrantët të votojnë me dokumente biometrike të huaja. Kujton ish-kryeministrat Andreoti dhe Berluskoni dhe Vatikanin. Sulmon Ramën se ka shpopulluar vendin dhe qeveris me bandat e Bajrave e Çelëve. Bën premtimin për 2 gjini
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Kush po flet në emër të KQZ? Celibashi: S’ka zyra për regjistrimin, vetëm online! Denonconi këdo që prezantohet si përfaqësuesi ynë
Hapja e disa zyrave nëpër Europë, ku parti të ndryshme kryejnë regjistrimin e diasporës për në zgjedhjet e 11 majit, ka shqetësuar KQZ-në. Ilirjan Celibashi reagoi duke sinjalizuar se kushdo që prezantohet si staf i KQZ-së, do të kallëzohet në Prokurori. Komisioneri kujton se aplikimi bëhet vetëm online, dhe ndihma që jep administrata është po ashtu vetëm me këshilla online, por jo zyra në terren.
-
VIDEO
Rama i përgjigjet komentuesit: Turizmin nuk na e fali Zoti, e bëmë ne! PS është ndryshimi
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet me tone ironike një komentuesi përmes rubrikë ‘Sy m’sy’, i cili ia atribuonte rritjen e turizmit në vend vetëm natyrës së bukur të Shqipërisë. Madje, komentuesi i thotë Ramës se është njësoj si Sali Berisha e Ilir Meta.
-
VIDEO
Shqipëria, do të marrë pjesë në panairin e turizmit në Berlin, Rama: Prezantohet siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë
Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që do të zhvillohet në datat 4-6 mars, Shqipëria do të ketë vendin e nderit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon promovuese, me të cilën do të prezantohet Shqipëria në këtë panair.
-
VIDEO
'Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas', Metës nuk i 'del e keqja' me Braimllarin
Edhe pse aktualisht në burg, Ilir Meta ka dërguar një mesazh gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor.
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ Kapsolla drejt Kryeministrisë, harrohet 'qeveria teknike'! Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit Soros, do e bëjmë dhe ne! Meta sulmon Dumanin
Protesta "historike" që kishte premtuar Sali Berisha, nuk zgjati as një orë para kryeministrisë drejt së cilës veç disa kapsollave dhe shashkave nuk iu drejtua kërkesa për ‘qeverinë teknike’. Krah kryetarit të PD-së, Sali Berisha ishin aleatët, Fatmir Mediu, kreu i PR-së e Agron Duka kreu i PAA-së. Meta me mesazh zanor nga burgu shigjetoi kreun e SPAK.
-
VIDEO
Spahiu: Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet
Spahiu e merr analizën e tij, duke e krahasuar opozitën dhe të djathtën shqiptare me të djathtën në Europë dhe Amerikë. Çuditërisht kudo e djathta po pëson një rritje në numra dhe po merr pushtetin në disa vende, ndërsa vetëm në Shqipëri ndodh që e djathta ka rënie drastike.