-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Pandeli Majko: Asnjë nuk u ngrit të akuzonte Dumanin si mercenar, e SPAK-un si organizatë kriminale
Deputeti i PS Pandeli Majko, teksa komentoi arrestimin e Erion Veliajt tha se asnjë deputet nga opozita nuk e akuzoi SPAK ose Altin Dumanin si mercenar për arrestimin e kryebashkiakut.
‘Ndihem në një pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt. Asnjë nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar dhe të akuzonte SPAK Për organizatë kriminale. Unë kam përshtypjen se keni një ide të gabuar me konferencën e shtypit me kontraktuesin tuaj të paguar, keni një ide të gabuar se sot në SHBA gjithçka diskutohet me ju dhe për ju. Mendoj se nëse kanë qenë marksistët në pushtet sipas logjikës suaj deri para fitores së Trump kur u shpallët non grata nga Britania di që ishin konservatorët britanik dhe më konservator se ata s’ka. Thoni është radha jonë nuk është radhë kosi dhe as qumështi, do takohemi tek kutitë e votimit dhe do të shohim se radha e kujt do të jetë’, tha ai.
-
VIDEO
‘Lubi Balluku po feston me shishe shampanje për Veliajn’, Berisha në Kuvend: Jap fjalën e nderit se tek Erioni do shkojë edhe ajo! E ka mendjen te thasët me para
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, radhën për t’u goditur nga SPAK e ka zv.kryeministrja Belinda Balluku të cilën e ka quajtur si të përfshirë në dosjen “5B”.
Berisha tha në Kuvend se Belinda Balluku po feston me shishe shampanje për burgosjen e Velaijt, por është zotuar në Parlament se kjo e fundit do të shkojë në qeli.
-
VIDEO
Arrestimi i Erion Veliajt, Berisha në Kuvend: Ku është Edi Rama, të jap dorëheqjen! Me praktikat e Soros rikthyet burgosjen politike
Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD Sali Berisha, komentoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai kërkoi që kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Berisha hodhi akuza ndaj Veliajt duke thënë se ka pasur lidhje me Xhorxh Soros.
‘Unë jam këtu për tu zotuar në mënyrë soleme, desorifikimin e Shqipërisë është përparësi absolute kjo farë e keqe që mbodhi Soros. Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ai që me kukullën e Sorosit dhe me gënjeshtarin kryesor Antoni Bliken bënë puçin kundër opozitës shqiptare. Ku jeni ju që me praktikat e Soros rikthyet burgosjen politike dhe persekutimet politike. Ilir meta ishte njëri prej jush dhe e morët e torturuiat dhe e goditët si bandat, dora e secilit prej jush është në atë goditje. Iku nga Shkodra, ku është Edi Rama. Njeriu që rrihte gjoksin se zvarriste ish- presidentin në rrugë. I them Ramës nuk fshihesh dot pas fustanit të Ajola Xoxës, as Erion Veliaj. Erion Veliaj ishte një vasal i shpifur i Aleksis dhe Xhorxh Soros, por shtyll kryesore e tyre në Shqipëri ishte Edi Rama. Edi Rama të vij këtu të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëhjeqjn që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve’, tha ai.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend/ Berisha e Noka bllokojnë foltoren! Kreu i PD kërkon fjalën: Nuk u arrestoj unë në Kuvend
Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Berisha kërkon të flasë sërish, ndonëse përfundoi radhën e tij, ndërsa mori edhe kohën e deputetes Albana Vokshi. Me dakordësinë e Këshillit të Ministarve, Berishës iu dha 30 sekonda kohë dhe përfundoi fjalën duke liruar foltoren.
Berisha: Me fjalën time nuk u arrestoj ju, u ka hyrë frika deri në palcë dhe mendoni se do u arrestojë Berisha në parlament.
-
VIDEO
Replikat/ Berisha-Spiropalit: Te Erioni do shkosh edhe ti,delikuente! Kryetarja e Kuvendit: Mos përfito që jam në foltore, përgjigjen ta jepja ndryshe
Kryetari i PD, Sali Berisha kërkonte me ngul, fjalën në Kuvend edhe pasi i mbaroi radha e tij. Ky moment krijoi debate mes tij dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
-
VIDEO
Gërdeci/ Djali i familjes Durdaj në Report Tv: Fatmir Mediu, ministri që firmosi demontimin, dua të garoj përballë tij më 11 maj! SPAK të zbardhë të vërtetën
Jurisiti Geraldo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit, Erison Durdajt që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, i cili garon me PS në zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se do që të garojë përballë Fatmir Mediut. Ai tha se do të përabllet me Mediun me listë të hapur në çdo vend ku ai të caktohet nga Sali Berisha.
-
VIDEO
Debate në nisje të seancës, Spiropali i ndërpret fjalën Berishës: Soros nuk është për procedurë! Petro Koçi: Më 4 shkurt m'u kujtua 21 janari, distancohuni nga krimet ndaj atdheut
Debatet vijuan që në nisjen e seancës së sotme plenare, teksa fjalën i pari e mori kreu i PD-së Berisha. Por fillimisht Spiropali ia ndërpreu fjalën pasi ndërhyrja e tij e fillimit nuk ishte për procedurë.
Më pas foli deputeti socialist Petro Koçi duke kujtuar masakrën e 4 shkurtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e krahasuar me 21 janarin në bulevard.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Berisha: Është meritë e opozitës, por SPAK ngelet organizatë kriminale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar arritje të opozitës arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ditën e sotme u vë në prangat nga oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK.
Nga oborri i parlamentit, pak para nisjes së seancës së sotme parlamentare (10 shkurt 2025), Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
“Dorëheqje e mënjëherdjme e ramës, SPAK absolutisht organizate kriminale, arrestimi ishte falë opozitës”,- tha Berisha
-
VIDEO
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, priten debate për arrestimin e Erion Veliaj
Pasditën e sotme është mbledhur Kuvendi në seancë plenare, ndërsa priten debate për arrestimin e Erion Veliaj
-
VIDEO
Arrestimi i Erjon Veliajt/ Deputetët e PS-së 'mbyllin gojën': Nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë! Priten debate në Kuvend
Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të thirrur në mbledhjen e grupit të PS-së, në kryesinë e Kuvendit, pasditen e sotme, deputetët janë treguar të rezervuar për të komentuar.
-
VIDEO
Berisha punëson drejtuesin e fushatës së Trump për zgjedhjet e 11 Majit! LaCivita mori 19.2 mln dollarë për ta kthyer në Shtëpi të Bardhë, po PD sa do të paguajë?
Media amerikane shkruan se firma konsultente e strategut republikan, Chris LaCivita, të cilit iu besua kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, kishte marrë 19.2 milionë dollarë në vetëm dy vite. Në ceremoninë e prezantimit të tij nuk u tha asnjë fjalë sa kushton marrëveshja, kush, dhe si do paguajë Kryearkitektin e triumfit të Trump.
-
VIDEO
Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit për kurim
Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk është ekzekutuar ende pasi Ajola Xoxa ndodhet jashtë Shqipërisë, për shkak të problemeve shëndetësore.