• VIDEO

    Rama: Pensionistët nuk kanë pse presin të mbarojmë zgjedhjet ne! Do e marrin bonusin që në shkurt

    Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët mbi uljen e çmimit të energjisë elektrike, tha se kjo dhe rritja e bonusit të pensioneve nuk është për fushatë elektorale. Më tej shton se bonusin e pranverës, pensionistët do e marrin që në shkurt dhe nuk kanë pse presin të mbraohen zgjedhjet. 

    'Nuk do presi as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që ministra e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit.'

  • VIDEO

    Javën tjetër Rama në Abu Dabi, firmoset marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor

    avën e ardhshme Shqipëria do të firmosë një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara  - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.

    Marrëveshja do të firmoset javën e ardhshme në Abu Dabi. Lajmi u zbulua nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku në konferencën me median për uljen e çmimit të energjisë.

    Edi Rama: Marrëveshje trilaterale që do të vendosë themelet e Shqipërisë aktor në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme por për dekadën e ardhshme do jua lëmë juve që administroni, e ta bëni bukur sic bëni punën tuaj'

    Belinda Balluku: “Nga data 15 do të kemi një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara  - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor. Atëherë mund të themi që Shqipëria do të jetë kontributore në linjat e transmetimit europiane”

  • VIDEO

    Ulja e çmimit të energjisë për fushatë? Rama: Nuk më intereson se çfarë thonë! Mbi 1 mln konsumatorë do paguajnë më pak

    Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv Raziela Myslmiaj nëse ulja e çmimit të energjisë elektrike ka të bëjë me afrimin e fushatës elektorale. Nga ambientet e OSHEE-së, Rama thotë se gjithmonë ndaj tij sa herë bën diçka njerëzit flasin. Por kjo shton ai nuk do e ndalojë atë të bëjë gjëra në dobi të 1mln konsumatorëve të energjisë elektrike.

    'Nuk kam asnjë detyrim ti mbush mendjen askush që e ka të mbushur mbrapsht. Edhe as nuk më intereson se e di që jetojmë në demokraci dhe thonë ç’të duan, për çdo gjë që kam bërë dhe do bëj do thonë. Nuk më intereson. Mbi 1 mln konsumatorë abonentë do paguajnë një çmim të ulur të saj falë një suksesi kuptimplotë në një rrugë nga humnera në majën e Shqipërisë 2030. Thanë që edhe bonusi i pranverës elektoral. Vetëm jam një qenie elektorale. Ajo që më shqetëson është që pensionistët do marrin bonus tjetër. rritjen e duam ta kemi gjithëpërfshirëse.

    Të marrin pjesë nga kjo rritje. E vërteta që asnjëherë për asnjë arsye qysh kur kam bërë garën e parë elektorale, nuk kam përdorur elektoralisht instrumenta financiar të funksionit që mund të ktheheshin në problem për financat afat mesëm afat gjatë. Bëhen aty për aty. Bonuset janë aty për të qëndruar dhe bonusi i pranverës, si rezultat i projeksioneve të ekonomisë. Uljet e energji

  • VIDEO

    Sovraniteti energjitik i Shqipërisë, Rama: Nuk është më ëndërr! Edhe sikur bota të kthehet përmbys, do kemi energjinë tonë

    Edi Rama foli në konferencën nga OSHEE për uljen e energjisë elektrike, se Shqipëria do kthehet në një vend sovran energjitik. Rama thotë se shitja e energjisë jashtë vendit nuk është më ëndërr as vizion. Më tej tha se nga sovraniteti Shqipëria do përfitojë pasi nuk do jetë më e varur nga krizat në botë. 

     
  • VIDEO

    '700 +1 kWh', ja si paguhet fatura e çmimit të energjisë elektrike

    Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku tha se nuk kemi të bëjmë me një faturim me fasha por me faturim konsumi

    Por çfarë do të thotë

    Kemi një faturim me dy kategori konsumi

    Kategoria e parë është nga 1 – 700 kWh në muaj do të paguajë 8.5 lekë për kWh

    Nëse do të kalojnë në 701 kWh e gjithë fatura do të paguhet me çmimin 9.5 lekë kWh KWh

    ‘Nuk është faturim me fasha, por faturim me konsum’ sqaroi ministrja e Energjetikës

    Konsumimi mujor I abonentëve nga 0  -  700 kWh është 1070 000 ose 95% e kontratave

    120  874 konsumatorë konsumojnë  201 – 300 kWh

  • VIDEO

    Ulja e çmimit të energjisë elektrike, Rama: Për 3 vite do jemi e bëjmë Shqipërinë, vend me sovranitet energjitik

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike që do ulet në 8.4 lekë nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor 2025. Rama u shpreh se u deshën disa vitesh reformash që Shqipëria të arrijë në këtë vendim sot për uljen e energjisë elektrike.

    Megjithë burimet natyrore, Rama thotë se Shqipëria nuk është ende një vit sovran, teksa thekson se për 3 vite do jemi një vend i tillë me fuqi eksportuese të energjisë në vendet europiane. 

  • VIDEO

    Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Falë reformave, kemi lënë prapa çdo vend të rajonit për prodhimin e energjisë solare

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike, e cila nga 1 shkurti do ulet në 8.4 lekë për ata që konsumojnë deri në  700 këh. Rama thotë se falë reformave në sektorin energjitik Shqipëria ka lënë mbrapa çdo vend të rajoni për prodhimin e energjisë solare. 

     
  • VIDEO

    Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i PAA, Agron Duka: Nuk do kandidoj më për deputet! Kërkojmë 1-2 vende të sigurta në listën e PD-së

    Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Duka shprehu mirënjohjen për besimin që ka marrë gjatë karrierës së tij politike dhe për mundësitë që ka pasur për të shërbyer si deputet.

  • VIDEO

    Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte

    Një tjetër temë e emisionit të sotëm në ‘Repolitix” të Report TV kanë qenë akuzat e Sali Berishës ndaj deputetit socialist Pandeli Majko, se është përgjuar nga SHISH duke e implikuar në një bisedë aferë në tavolinë

  • VIDEO

    Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare

    Duke cituar raportin ndërkombëtar të UNESCO se Shqipëria nuk ka financuar sa duhet arsimin, zv. Presidentja e PL Erisa Xhixho, thotë se arsimi është një emergjencë kombëtare.

    ‘Raporti konstaton një përkeqësim progresiv të raportit mes shpenzimeve për arsimin me buxhetin dhe prodhimin e brendshëm bruto. Në fakt, raporti i UNESCO-s nuk është gjë tjetër veçse një zë i shtuar në përpjekjen tonë, për faktin se sot arsimi është në emergjencë kombëtare’, tha ajo.

    Partia e Lirisë propozon një pakt kombëtar për arsimin dhe linçon disa prej pikave të programit të partisë nëse do të vijnë në pushtet.

  • VIDEO

    Meta në SPAK 2 orë e gjysëm, avokati Gjokutaj: U pyet vetëm për lobimin në SHBA! Kërkoi të flasë me gazetarët, por i thanë e pamundur

    Pas marrjes në pyetje të Ilir Metës, foli për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj jashtë ambjenteve të SPAK. Gjokutaj bëri me dije se Meta u pyet sot nga prokurori Sotir Kllapi në prani të OPGJ-së lidhur me lobimin në SHBA.

     
  • VIDEO

    Sistemi Bonus Malus/ Braçe: Komisioni i Ekonomisë t'i kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit, favorizon kompanitë e sigurimit

    Deputeti Erjon Braçe deklaron se do i kërkojë komisionit të Ekonomisë t’I kërkojë AMF-së pezullimin e zbatimit të rregullores për sistemin bonus malus, sepse po favorizon kompanitë e sigurimit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv