-
VIDEO
'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët
Ministri i Jashtëm Igli Hasani e quajti realist propozimin e kryeministrit Edi Rama drejtuar udhëheqësve të Kosovës të zbatojnë njëanshëm të gjitha detyrimet e saj që dalin nga dialogu me Serbinë, për të ecur përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Madje zbuloi se një propozim I tillë është konsultuar dhe me partnerët ndërkombëtare.
“Dialogu në momente të caktuara ishte shndërruar në akuza të ndërsjellta dhe propozimi kryeministrit është I qartë, realist dhe I hap mundësinë sidomos Prishtinës të avancojë maksimalisht në të ardhmen e vet drejt integrimit në BE. Të diskutojë e të përmbushë detyrimet me BE. Kjo logjikë, ofertë e mendësi u tha hapur në kuvendin e Kosovës. Është logjikë e diskutuar nga partnerët. Ne shpresojmë të dalim nga faza elektorale e përfitimeve të vogla për zgjedhjet e fillim shkurtit e ta shohim Kosovën si shtet sovran pjesë e një familjeje të rëndësishme si ajo e BE-së.”
Çfarë propozoi kryeministri Rama?
“Në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë siç thoni ju, pa afat dialogun e saj dypalësh me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj verior duhet ta synojë nëpërmjet dialogut dypalësh me Bashkimin Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me Bashkimin Evropian. E thënë ndryshe, Kosova mund t’ia jap familjes evropiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut provën e padiskutueshme të vullnetit dhe përkatësisë së vet në gjirin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se mbetet prioritet rrugëtimi i vendit drejt BE.
“Objektivi ynë është i qartë për 2025, synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim sa të mundim nga kapitujt të cilët do të jenë të hapur deri në fund të vitit. Në fund të vitit 2027 synojmë të mbyllim të gjitha negociata teknike dhe të jemi gati për anëtarësimin në BE në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz”, tha Hasani.
Më tej vuri theksin tek një proces transparent dhe integrimi të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe.
Çdo detaj është i mirëmenduar i saktësuar por dhe i diskutuar gjerësisht. Ne duhet të vijojmë të themi dhe është e rëndësishme. BE është mëse e hapur më së fundi për anëtarësime të reja e ne na duhet të plotësojmë detyrat për një të ardhme që nuk është një ardhme e bazuar në marrëdhëniet dy palëshe e këtu kemi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Nga eksperienca është parë që çështjet dy palëshe janë future gjithmonë në rrugën e anëtarësimit të vendeve të reja anëtare. Por siç e thashë është e rëndësishme që proceset të zhvillohen në tavolinë, të jenë të qarta e transparente dhe për këtë kemi mirëbesimin e vendeve të BE-së
-
VIDEO
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se mbetet prioritet rrugëtimi i vendit drejt BE, duke nënvizuar se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027.
-
VIDEO
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se Shqipëria do të plotësojë të gjitha detyrimet që ka për të hapur anëtarësimin në BE, deri në vitin 2027, ndërsa nuk ka fusha ku çalon.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston sot Platformën Elektronike të Regjistrimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë
Sot do të prezantohet dhe testohet 'PER', platforma për zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë. Kjo platformë, e krijuar dhe mirëmbajtur nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, duke u mundësuar atyre ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2025.
-
VIDEO
Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësuesve të media për të bërë një bilanc të punës së kësaj ministrie për vitin 2024.
-
VIDEO
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
Rasti i 2-vjeçarit me tumor i cili priti mbi 10 ditë në spital derisa Ministria e Shëndetësisë siguroi ilaçin ‘Actinomycin D’ që mungonte për kimioterapinë, sipas Partisë së Lirisë, është dëshmi se qeveria nuk tregon vëmendjen e duhur për shëndetin e qytetarëve.
Përmes sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, Partia e Lirisë kërkoi nisjen e një hetimi për mungesën e ilaçeve.
I vogli i diagnostikuar me tumor në bark, pas ndërhyrjes kirurgjikale duhej ta kishte nisur kimion 10 ditë më parë sipas denoncimit të nënës së tij, trajtimi nuk kishte nisur pasi medikamenti kimio ‘Actinomycin D’, mungonte në Pediatrinë e Onkologjikut. Ky ilaç nuk qarkullonte në treg që prej vitit 2006.
-
VIDEO
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që nuk ekziston, kurth
Këshilli Bashkiak i Tiranës mbajti mbledhjen e radhës, ku foli kryebashkiaku Erion Veliaj.
Veliaj tha se është denoncuar në mënyrë anonime dhe e quajti një kurth.
'Jam denoncuar ne menyre anonime nga nje Nesti Angoni, ky nuk ekziston, e dime cfare emri dhe kulture lincuese perfaqesueson ky stil. eshte nje kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer mallin e letrave anonime. Disa që nuk na mundin e në betejë kthehen në zanatin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston dihet se kë përfaqëson. Kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe verifikon që është kurth, kam qenë bashkëpunues. E di gjithë Tirana ku jetoj, ku banoj, ku isha përpara zgjedhjeve, ku do vazhdoj. Hyj tek jo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP, nuk kam bërë anti protesta, letra anonime. Nuk i them SPAK plaç, kur shkon me letra anonime. Këtu do jemi, në maj do ju mundim me gjithë letra anonime. Këtu do jemi në këtë sallë' tha Veliaj.
-
VIDEO
Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën
Për të shpëtuar nga SPAK, Belind Këlliçi para mediave mohoi bashkëjetesën me parnteren Ana Shkreli.
-
VIDEO
Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, Llatja: Ambicioz dhe modest! Himçi: Për fushatë elektorale
Me 27 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim u miratua sot (26 Dhjetor) buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2025. Buxheti i vitit të ardhshëm arrin vlerën prej rreth 3.8 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 5.85% krahasuar me vitin e kaluar. Kalon dhe paketa fiskale 2025
-
VIDEO
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu bëri me dije për mediat se u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundviti për 275 mijë familje dhe individë, të cilët do përfitojnë 15 mijë lekë të reja.
Ata që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Fondi i akorduar nga mbledhja e qeverisë për këtë shpërblim është 2.1 mld lekë.
'Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve', u shpreh ministrja Koçiu.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
Analisti Namir Lapardhaja komentoi në Report Tv gjetjet e sondazhit të Eduard Zaloshnjas dhe emisionit Repolitix lidhur me ndarjen e mandateve në disa qarqe nëse zgjedhjet do bëheshin sot.