-
VIDEO
Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive
Pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me mbylljen e TikTok. Shumë fëmijë tashmë po shohin një horizont të ri pas mbylljes së platformës kineze, e cila quhet Clapper.
-
VIDEO
Sondazhi i zgjedhjeve/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Garë e fortë në Shkodër
Referuar sondazheve të emisionit 'Repolitix' në Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën PS fiton Tiranën me 18 mandate me një diferencë prej 7 mandatesh krahasuar me PD. Nëse sot do kishte zgjedhje, demokratët do të merrnin 4 mandate më pak se 2021. Partitë e reja do hynin në lojë fuqishëm duke rrëmbyer deri në 8 mandate.
-
VIDEO
Sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
Nëse do të votohej sot si do të ndaheshin mandatet për qarkun e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Dibrës dhe Lezhës ? Po vota e emigrantëve si do të ishte në këto 5 qarqe?
-
VIDEO
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
Rezultatet e punës së SPAK për vitin 2024 u diskutuan në ‘Studio Live’ me gazetarin Ferdinand Dervishi dhe avokatin Edmond Petraj.
-
VIDEO
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
Në ‘Studio Live’ Azgan Haklaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk ishte në lartësinë e duhur, sepse hodhi poshtë kërkesën e partive të vogla sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të bërë prej partive të mëdha. Sipas Haklaj, Kushtetuesja çimentoi marrëveshjen Rama-Berisha të nisur që në 2008.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
Protesta e fundit e opozitës më 23 dhjetor kur u bllokuan disa akse në kryeqytët duke krijuar kaos në trafik u diskutua në ‘Studio Live’ me Azgan Haklaj nga demokratët euro-atlantikë dhe Faik Basha nga Partia e Lirisë.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën
Efektivet e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë prej tyre, të cilët i përkasin rolit bazë, ndërsa brenda kësaj jave pritet që të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe vlera e saktë që secili prej tyre do të përfitojë.
Burime i thanë Report Tv se po diskutohet për një vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor. Kjo bëhet me synimin për t’u qëndruar afër kategorisë që ka pagat më të ulëta në polici, e cila është çdo ditë në terren, nga kushtet e vështira të motit, deri te organizimi për protesta e manifestime.Efektivët e policisë nga data 24 dhjetor, deri më 3 janar janë në shërbim me 12 orë në ditë, për të garantuar rendin dhe sigurinë në kuadër të festave të fundvitit, me një plan që përfshin qarkullimin rrugor, e deri te këqyrja e shesheve të festave, objekteve të kultit apo kontrollin e shtuar të personave që janë në kërkim dhe automjeteve të dyshimta. Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.
Efektivët blu janë një prej strukturave më të ngarkuara në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në korrik të këtij viti, Policia e Shtetit përfitoi rritje të pagave, por sërish nevoja për mbështetje vijon të jetë aktuale.
-
VIDEO
Krishtlindjet/ Spiropali: Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti dhe mirëkuptimi
Sot, në Festën e Krishtlindjeve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.
Në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali u prit nga Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin, krahas urimeve, diskutuan mbi rëndësinë dhe rrezatimin e festave dhe vlerave të krishtera në jetën shoqërore e publike, në kultivimin e ndjenjave të dashurisë, miqësisë e solidaritetit njerëzor, mbështetjen e familjeve e të njerëzve në nevojë etj.
Në prononcimin e saj para mediave, pas vizitës në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali nënvizoi se “Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, e bukur për të gjithë besimtarët e krishtere, por që tradicionalisht festohen nga të gjithë shqiptarët.
Toleranca dhe harmonia fetare janë një pasuri e madhe e shqiptarëve, e njohur botërisht dhe me të cilat kemi të drejtë të mburremi. Nga kjo tolerancë duhet të mësojmë të gjithë, por sidomos ne politikanët. Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti e mirëkuptimi, të braktisim gjuhën e urrejtjes, të përçarjes dhe konfliktit.
Dashuria është vlera më e lartë njerëzore dhe ajo duhet të përshkojë jetët tona. Të gjitha gjërat e kësaj jete e kane një kufi. Vetëm dashuria nuk shteron kurrë. Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetarët, gratë dhe fëmijët që Krishtlindjet i gjejnë në luftë. Urojmë që luftërave tu jepet fund dhe paqja ta gjejë rrugën sa më shpejt. Gëzuar të gjithëve!”
-
VIDEO
Berisha në Katedralen e Shën Palit: Magjia e Krishtlindjes të shndërrohet në frymëzim e forcë për të gjithë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë për Krishtlindje. Berisha ndau edhe një urim për të gjithë besimtarët e krishterë.
-
VIDEO
Presidenti Begaj në Katedralen Katolike të Shën Palit: Krishtlindja thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit
Presidenti Bajram Begaj, vizitoi sot në mëngjes Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë, për t’i përcjellë Arqipeshkvit Arjan Doda urimet e Tij më të mira për Krishtlindje të gëzuara për të gjithë besimtarët katolikë.
-
VIDEO
Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi sot (24 Dhjetor) ankimimin e partive të vogla politike për pavlefshmërinë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nga marrëveshja PS-PD, është pritur me pakënaqësi nga paditësit.
-
VIDEO
Ceremonia për 180 ekselentët në kryeministri, Manastirliu: Ju flas edhe si nënë, kam vajzën në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për 180 nxënës ekselentë, tha se në sallë është edhe e bija e saj të cilës nuk ia përmendi emrin.
'Nuk flas vetëm si ministre por edhe si nënë që vajzën e vet e ka në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin. Për ne prindërit është emocion i jashtëzakonshëm. Premtojmë se vitin e ardhshëm do kemi hapësirë më të madhe që të jenë dhe prindërit tuaj që t’ju gëzojnë në këtë moment të rëndësishëm të jetës tuaj.
Duke i ndjerë përpjekjet tuaja edhe si ministre, më kujtohet një shprehje e presidentit Rusvelt, e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika. Ju e keni thyer frikën dhe jeni këtu për të na treguar se me kurajo dhe punë çdo gjë bëhet e mundur. Kini guxim të ëndërroni dhe të punoni fort dhe të keni plan si ti arrini ato. Rruga e dijes kërkon përpjekje dhe sot jeni student.'