• VIDEO

    Manastirliu ndan medaljet për ekselentët: Jeni ansambli i profesionistëve të ardhshëm! Kini guxim të ëndërroni dhe punoni fort

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mbajti fjalën e saj nga Kryeministria ku ishte bashkë me kryeministrin Rama dhe ministren Bora Muzhaqi për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë. Manastirliu thotë në sallë është edhe e bija e saj të cilës nuk do që ti përmend emrin.

    Sakaq, përmendi edhe një shprehje të ish-presidentin amerikan Rusvelt, 'e vetmja gjë që duhet të kemi frikë është vetë frika'.

  • VIDEO

    Kryeministri Rama ndan medaljet për 180 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili!

    Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për 180 nxënës ekselentë nga e gjithë Shqipëria. 

    • VIDEO

      “Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës” – Belind Këlliçin e lënë nervat në protestë

      Belind Këlliçi, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës ishte ngarkuar dje që të udhëheqë bllokimet e trafikut diku pranë Bashkisë.

      Ish- kandidati i Partisë Demokratike, i cili në zgjedhjet e fundit lokale e humbi bashkinë me 60 mijë vota diferencë, dështimin për të mos mbledhur mbështetës në protestën e djeshme u përpoq ta kompensojë me breshërinë e të sharave banale.

      Në një video Belind Këlliçi teksa përplaset verbalisht me policinë lëshon ofendime banale duke tentuar të denigrojë figurën e policëve deri dhe në kërcënime se do ta shohin ata se cfarë do të ndodhë kur të vijnë ata në pushtet

      Këlliçi u është drejtuar me fyerje rrugaçërore policëve që kryenin detyrën në mbrojtje të institucioneve dhe rrugëkalimit për qytetarët e bllokuar.

    • VIDEO

      Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet

      Gazetari Almer Toska i ftuar në Report Tv u ndal tek vendimi i fundit i qeverisë që ka miratuar ndërtimin e një termocentrali të ri në Roskovec, Qarku Fier, ku mes përfituesve është edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës.

    • VIDEO

      Flamur Noka përplaset fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1: S’më rr*het fare ...mu zhduk! As nuk pyes kush je

      Flamur Noka është përplasur fizikisht gjatë protestës me efektivët, ku madje njëri prej tyre e qëlloi me grusht në fytyrë. Në një moment tjetër gjatë protestës në rrugën e Elbasanit, Flamur Noka është filmuar teksa përplaset fizikisht me shefin e komisariatit nr.1 në Policinë e Tiranës.

      Noka dallohet në video teksa e shtyn disa herë shefin e komisariatit nr.1, Robert Loshën, madje duke i thënë se nuk i rr*uhet fare për të dhe as nuk pyet se kush është.

    • VIDEO

      Berisha i jep fund protestës te sheshi Uilson: Dhunën ndaj Gjekmarkajt e marrim personale! Do shkoj ta shoh në spital! Demokratët t'i gjuajnë këta kriminelë kudo që t'i shohin!

      Berisha nga sheshi Uilson mbajti një prononcim për gazetarët, duke dënuar aktin e dhunës ndaj deputetit Agron Gjekmarkaj në zonën e Pallatit me Shigjeta, një prej akseve të bllokuara nga protesta e PD-së.

      Berisha më pas i bëri thirrje qytetarëve të godasin me vezë dhe domate qeveritarët. Sipas tij aktet e dhunës ndaj Gjekmarkaj dhe Bardhit, është luftë personale.

    • VIDEO

      Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes

      Kreu i PD, Sali Berisha, nën akuzë dhe i pandehur për dosjen e aferës “Partizani” nga SPAK, shkoi në fund te sheshi “Uillson” ku mbajti edhe një fjalim të shkurtër.

      Ajo që ra në sy ishte momenti kur ai u bashkua me deputetët të rrethrrotullimi.

      Dhe veçanërisht “takimi me qepalla” me kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi. Pas përshëndetjes me takim duarsh edhe një përqafim dhe buzëqeshje.

      Më pas ai u përshëndet edhe me sekretarin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deputetin Luan Baçi dhe te tjerët e pranishëm.

      Pas fjalimit Berisha tha se do shkonte të vizitonte Gjekmarkajn në spitalin e Traumës. Ai hipi në mjetin e tij, teksa për ironi të fatit, lëvizi me makinën personale pasi për gati 3 orë la qytetarët e bllokuar në trafik.

    • VIDEO

      Flamur Noka: Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë barbare nga narko-regjimi! Do ta paguajnë

      Flamur Noka ka mbajtur një prononcim për gazetarët nga rruga e Elbasanit një prej pikave të protestës së PD-së. Noka komentoi rastin e Agron Gjekmarkaj që humbi ndjenjat te Pallati me Shigjeta gjatë protestës. Noka thotë se Gjekmarkaj u dhunua nga policia në mënyrë barbare.

      'Jam këtu para jush për t dënuar aktin kriminal banditesk të narko policisë të urdhëruar nga narko kryeministri dhe të zbatuar nga ushtari i krimit Proda dhe vasalët e tij kundër nën kryetarit të PD-së, nënkryetari të Kuvendit deputetit Gjekmarkaj. Të dëshpëruar nga jehona e mosbindjes civile për të pastruar policinë nga narko titullarë për ti dhënë vendit zgjedhje të lira, të tmeruar nga jehona ndërkombëtare e opozitës urdhërojnë për të shtypur mosbindjen civile. Nuk llogarisin se ku janë dhe a po kapërcehet kufiri ligjor. Po ju vjen ngordhja. Këtyre narko drejtuesve të pushtetit po ju vjen ngrodhja dhe po dhunojnë. Mos bini pre e urdhërave anti ligjor.

      Jeni këtu për të dhunuar krimin, që hanë dhe flenë dhe darkojnë dhe drekojnë. Hiqni dorë nga të qenit mercenar, jeni përfaqësues të shtetit. I bëj thirrje narko ministri, ndaloni dhunën. Do përgjigjet dhe ai që ka urdhëruar dhunën ndaj Gjekmarkaj dhe ata që kanë zbatuar këtë mizori ndaj deputetit. Në të gjithë aspektet. Po evidentojmë çdo gjë. Do përgjigjen të gjithë. Është koha jonë. Koha e barbarëve po merr fund. I dhunuar në mënyrë barbare nga narko policia. Po shkon drejt spitalit, akt i paprecedentë. Nënkryetari i Kuvendit dhunohet dhe dërgohet në spital. Do ta paguajnë. Po vjen koha jonë. Po regjistrojmë çdo gjë.'

    • VIDEO

      Protesta e opozitës/ Sekretarja e PL bllokon taksinë e përplaset me policinë, ata e largojnë me forcë

      ijojnë përplasjet e protestuesve dhe policisë.

      Sekretarja e PL për Marrdhëniet me Publikun i ka bllokuar rrugën një taksie te sheshi Uillson.

      Teksa policia i ka kërkuar që të largohet - siç shihen edhe nga pamjet Arla Merja nuk ka pranuar të largohet. Pas këtij veprimi efektivët janë detyruar ta largojnë me forcë.

    • VIDEO

      ‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë! Edhe deputetët tentojnë bllokimin e mjeteve

      Rikthehen incidentet dhe tensionet te “Sheshi Uillson” mes opozitës dhe Policisë.

      Përplasje fizike dhe shoqërime të personave, bllokim rruge dhe konfrontime.

      Në një moment u pa se një qytetar i moshuar ra mbi asfalt si pasojë e shtyrjeve mes palëve. Protestuesit i erdhën në ndihmë duke e ngritur. Teksa në radhën e parë deputetë dhe protestues shtyheshin me efektivët e bërë kordon.

      Mjete që kalonin me vështirësi në segmentin e hapur nga uniformat blu. Edhe pse protestuesit tentonin t’i bllokonin makinat, policia i ka shmangur duke i zhvendosur në krahët e rrugës.

      Një episod i tillë ishte ai i një vajze që i doli para një mjeti taksi në shesh dhe u mbështet. Pas disa thirrjeve mohuese, efektivët e kapën nga krahët duke e kaluar në trotuar dhe liruar qarkullimin.

      Madje edhe deputetët e opozitës tentuan të njëjtën gjë, duke bllokuar qarkullimin. mes tyre deputetja demokrate Ilda Dhori dhe kolegu i saj Luan Baçi, që u përpoqën disa herë të bllokonin mjetet në lëvizje.

    • VIDEO

      Përplasje te 'Sheshi Uillson', momenti kur deputeti Luan Baçi kap efektivin nga xhaketa dhe e shkund! Akuzon Policinë: Na goditën me grushte në bark!

      Tensionet në protestën që po mbahet në bllokimin e sheshit Uillson në Tiranë, nuk kanë munguar përplasjet fizike dhe incidentet. 

      Madje denoncim publik për dhunë nga Policia bëri edhe deputeti demokrat Luan Baçi. Ai u pa teksa u përplas me uniformat blu në kordonin e krijuar, teksa pati tension dhe shtyrje fizike.

      Deputeti i Fierit pretendon se e goditën me grusht në bark. 

      “Këta nuk janë policë, por mercenarë! Na goditën me gushte në bark”, tha Baçi.

      Por në një moment të pamjeve ai dallohet teksa kap një prej efektivëve nga xhaketa dhe e shkund.

      Sakaq, protestuesit nuk i janë përgjigjur policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar qarkullimin.

    • VIDEO

      Policia sposton protestuesit nga Bashkia e Tiranës! Nis qarkullimi i mjeteve

      Tek Bashkia e Tiranës, policia ka spostuar protestuesit që kanë bllokuar rrugën për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit.

      Policia ka mundur që ti spostojë protestuesit drejt ‘Sheshit Skënderbej’ dhe tashmë ka nisur edhe qarkullimi i mjeteve.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv