-
VIDEO
Berisha në protestë: Duam qeveri teknike, dimër i vështirë për padronin e Beogradit! Nuk e falim Portin e Durrësit
Sali Berisha në një prononcim për mediat nga protesta te rruga e Elbasanit tha se nuk tërhiqen nga mosbindja civile deri në arritjen e qeverisë teknike. Berisha nuk dha detaje nëse do shkojë në pikat e tjera ku po protestohet, në disa nyejt kryesore të Tiranës. Kjo është protesta e parë që Berisha merr pjesë që prej lirimit nga arresti shtëpiak.
Berisha tha se kanë mënyra të tjera të mosbindjes civile, por nuk zbuloi skenarë. Madje, nuk përjashtoi as një rikthim të kaosit në Kuvend. Pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, Berisha tha se nuk e pranojnë refuzimin dhe do të vijojnë mosbindjen civile. Berisha theksoi se në asnjë rast nuk i bojkotojnë zgjedhjet.
Berisha: Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre, sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve,. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktator tashmë nuk ka, i përshëndes nga zemra të gjithë ata qytetarë e demokratë që janë mbledh sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën në duart e tyre. Përshëndes qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Po nuk e pranoi, rrëzohet me mosbindje civile. Kodi i përmbysjes së diktatorëve. Po përfundojnë si kufoma politike njëri pas tjetrit, mendoni çdo ishte sot Veliaj po të mos kishte qenë mosbindja civile. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë bëtaja, por betejat tona janë shpërblyer kanë patur rezultat në disa aspekte të jashtëzakonshme. Zëri ynë u dëgjua në gjithë botën.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku: Jo në të gjitha aspektet keni pasur sukses, sot PS rrëzoi kërkesën për Komisionin Hetimor për portin e Durrësin
Berisha: Nuk e falim kurrë portin e Durrësit. Dakord ata nuk pranojnë, por as ne nuk e pranojmë refuzimin. Çdo formë e mosbindje civile është e mundshme, ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike. Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Rama është i humbur e patë se si kishte ra audienca e tij në TikTok, edhe më e keqe është në Instagram. Rama e ka kuptuar këtë dhe është i pashpresë, përpiqet në mënyra të ndryshme, pro tani është radha jonë.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku: Kur do nisni primaret?
Berisha: Do përgatitemi, do fillojnë.
Berisha: Qeveria Rama nuk ka të ardhme, beteja me diktaturën është një betejë e vështirë, por beteje me të cilën ne nuk kthehemi kurrë më mbrapa. Me Ramën s’ka zgjedhje, ka betejë për zgjedhje. Ne jemi shumë të qartë.
Bojkot zgjedhjesh?
Berisha: Në asnjë rast nuk bojkotohen, beteja është e pandalshme deri në përmbysjen e tij.
-
VIDEO
Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!
Tensione në nyjën e rrethrrotullimit të “Sheshit Uillson”, ku nuk mungojnë përplasjet me Policinë, e cila përsëriti thirrjet me megafon për lirim rruge.
Bardhi përsëriti se qytetarët protestojnë konform ligjit dhe Kushtetutës, kurse uniformat blu kërkuan largimin në segmenti rrugor.“Unë nuk protestoj dot në ballkon. I nderuar punonjës i policisë, je në shkelje të ligjit. Ke detyrën për të devijuar trafikun, e ke devijuar sipas ligjit, ke mbështetjen tonë. Nuk ka nevoj për mur me mua”, tha bardhi.
Por Policia përsëriti thirrjet me megafon:
“Të nderuar qytetarë bllokimi i rrugës është kundravajtje penale, lironi rrugën, do mbani përgjegjësi!”.
Kjo thirrje irritoi deputetin e PD, që i akuzoi dhe kërcënoi efektivët.
“Po shpërdoron detyrën, je në shërbim të krimit të organizuar apo kundër krimit të organizuar. Ne jemi këtu çdo ditë kundër krimit të organizuar dhe luftojmë me shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ne kemi dalë për policët e ndershëm që luftojnë krimin e organizuar. Pse e zhurmon me megafon protestën në shkelje të ligjit dhe në shërbim të krimit. Sa kohë ke që nuk të është rritur rroga, po për çmimet, jemi këtu edhe për ty, edhe për zotërinë dhe për të gjithë punonjësit e policisë. Jeni për të zbatuar ligjin, jo për të sulmuar opozitën. Protesta është edhe për pensionin e nënës dhe babës tuaj”, tha deputeti demokrat në fjalën e tij.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve, në protestë për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak
Kryetari i PD, Sali Berisha i është bashkua protestës së thirrur ditën e sotme. Për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, Berisha iu bashkohet militantëve në protestë.
Ish-kryeministri doli nga selia blu dhe iu bashkua protestës në rrugën e Elbasanit.
-
VIDEO
Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën
Nisin përplasjet e para mes përfaqësuesve të opozitës dhe Policisë te Sheshi Uilson. Tubuesit kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin, teksa uniformat blu të bëra gardh kërkojnë lirimin e aksit, teksa moti i keq me reshje shiu ka ndikuar në pjesëmarrjen e ulët.
Policia paralajmëroi lirimin e rrugës, por kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u përball me ta, duke thënë se tubimi është i ligjshëm dhe s’ka nevojë për leje në Polici.
Gazment Bardhi: Jemi paqësor, na keni rrethuar. Ju lutem mos provokoni protestuesit, kemi të drejtën për të protestuar Mos ndërhyni, kam të drejtë kushtetuese!
Policia: keni bllokuar rrugën, po shkelni ligjin, lirojeni!
Bardhi: Rrugën do ta bllokoj, nuk do ta bëj te ballkoni shtëpisë tuaj, nuk keni të drejtë të pengoni qytetarët. Është detyra juaj të merrni masa të devijoni trafikun. Garantoni lëvizjen e qytetarëve, merrni masat, ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë në raste tubimi nuk merret leje, por njoftohet. Ne ju kemi njoftuar.
Policia: Nuk keni marrë leje, po shkelni ligjin, duhet të lironi rrugën!Bardhi: Nëse doni ndihmë për trafikun ju ndihmojmë ne. Unë po flas për ligj dhe uniformë, jeni me uniformë. Më thoni ku po e shkel ligjin. Devijoni trafikun më poshtë. Nuk kemi qëllim bllokimin e lirisë së qytetarëve. Ju garantoni tubim dhe lëvizjen e lirë, jemi paqësisht, s’kemi ndërmend për akte dhune. Respektoni Kushtetutën dhe Ligjin, ndaj mos ndërhyni. Nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe dorës së dytë, ku disa kanë të drejtë dhe disa jo.
Policia: Duhet të lironi rrugën... (thirrje me megafon)
Luan Baçi: Mos fol me megafon, po bën gabim o burrë...!
Policia me megafon: Hapni rrugën, të nderuar qytetarë, po shkelni ligjin. Do zbatojmë ligjin, lironi rrugën.
Bardhi: Është e drejtë kushtetuese, zbatoni ligjin...
-
VIDEO
Nis protesta e opozitës, bllokohet qarkullimi te rrethrrotullimi i 'Sheshit Willson'! Pjesëmarrje e ulët
Nis protesta e opozitës në 6 nyjet kyçe të Tiranës, sot (23 Dhjetor), me program që zgjat 3 orë sipas kërkesës për leje në Polici (17:00-20:00).
Aksi i parë që bllokohet është ai te rrethrrotullimi i “Sheshit Uillson”. Kjo ♪7shtë pika e parë që bllokohet.
Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj informon se pjesëmarrësit, që kanë sfiduar motin e keq me shi, kanë nisur bllokimin e rrugës për mjetet.
Në këtë shesh janë të përfaqësuara Degët 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër. Me deputetët: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi dhe Tritan Shehu, të mbështetur nga përfaqësues të Kryesisë si; Enno Bozdo, Keltis Kruja dhe Indrit Hoxha.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
Opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të shqyrtuar veprimet e ministres Belinda Balluku, në lidhje me kontrollin e ligjshmërisë për projetkin 'Marina & Jahtet e Durrësit dhe ndërtimin e portit të ri Porto Romano, por Partia Socialiste ka kundërshtuar këtë kërkesë në Konferencën e Kryetarëve, duke e rrëzuar me votim në fund. Debate dhe përplasje
-
VIDEO
Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok
Sali Berisha, është shprehur se vendimi i parë që do të marrë PD sapo të vijë në pushtet pas 11 majit, do të jetë hapja e Tik Tok.
Komentet Berisha i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se kryeministri Edi Rama e mbylli këtë rrjet social, për shkak se PD ishte shumë më lart se PS atje dhe për të vërtetuar këtë, Berisha tregoi edhe një studim.
Berisha tha gjithashtu se me mbylljen e Tik Tok Rama synon të godasë fjalën e lirë të opozitës.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00.
Përmes një vidoe në rrjetet sociale, ai shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është kundër interesit të qytetarëve.
-
VIDEO
Ndalimi i Tik Tok-ut, Edi Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! Platforma nuk ka pse kërkon sqarime, duhet të mbrojmë fëmijët
Rama me anë të një reagimi në X i është përgjigjur kompanisë kineze Tik Tok, se Shqipëria nuk ka pse jep sqarime për ndalimin e TikTok, por ka bërë një vendim të qartë: ose TikTok duhet të mbrojë fëmijët shqiptarë, ose Shqipëria do të ndërmarrë masat për t’i mbrojtur ata nga kjo platformë.
-
VIDEO
11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë
Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk bën zgjedhje, por fasadë kreu I PD Sali Berisha përgatiti alibinë në rast humbje më 11 maj, duke thënë se pa zgjedhje të lira s’ka si të ketë rotacion. Në një aktivitet për Azem Hajdarin Berisha e quajti simbol të demokracisë, pa përmendur sulmet dhe akuzat që i ka bërë si spiun komunist.
-
VIDEO
PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij
Partia Demokratike denoncon tenderin e kryer nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e Burgjeve. PD akuzon ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe drejtoreshën e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogan e emëruar në shkurt 2024, se ka dhënë miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë
Trafiku sot nuk njeh më orar piku pasi si të dalësh në mëngjes, si në drekë, e si në darkë, do mbetesh i bllokuar në çdo rrugë të Tiranës. Partia e Lirisë akuzon qeverinë se ka çuar dëm miliona lekë në tendera, për rrugë elektorale të cilat nuk zgjidhin problemin e qytetarëve por vetëm sa ia vështirësojnë jetën.
Ndërkohë të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë përfunduar në xhepat e oligarkëve dhe kientëve të qeverisë, denoncoi sot Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja.
Trafiku sot nuk njeh më orar piku pasi si të dalësh në mëngjes, si në drekë, e si në darkë, do mbetesh i bllokuar në çdo rrugë të Tiranës. Transporti publik është një katastrofë e vërtetë. Qytetarët detyrohen të presin pafund nëpër stacione, urbanët, të cilët vijne plot e për plot totalisht jashtë kapaciteteve të tyre.