-
VIDEO
Rama e Kurti shkëmbejnë mesazh me letër në Kuvendin e Prishtinës, do takohen bashkë pas mbledhjes së përbashkët! Report Tv zbulon çfarë ndodhi pas kamerave
Report tv bën me dije se kryeministri Edi Rama do të takohet me kryeministrin Albin Kurti pas mbledhjes së përbashkët mes dy kuvendeve. Takimi do të jetë tek Qeveria e Kosovës.
Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi e cila po ndjek nga afër takimin e dy kuvendeve në Prishtinë, zbuloi dhe detaje nga ajo çfarë nuk është parë nga kamerat por nga brenda ambienteve të Kuvendit.
Kryeministri Rama në një moment iu drejtua kryeministrit Kurti përmes një letre e cila iu pëcoll këtij të fundit përmes një punonjësi të kuvendit. Në një moment Kurti refuzoi ta lexonte dhe e la mënjanë por më pas e hapi I bëri disa shenja kryeministrit Rama. Më pas Rama u largua dhe mungoi për 30 minuta dhe u kthye në kuvend.
-
VIDEO
Haradinaj ‘nxin’ Kurtin para Ramës: Ka axhendë ruse e serbe! Marrëdhëniet me Shqipërinë gati sa nuk prekën fundin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur me tone të ashpra ndaj Albin Kurtit në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve. Haradinaj tha se Kurti ka axhendë ruse e serbe.
Kryeministri ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun. Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve. Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore, kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit.
-
VIDEO
Rama: Pa Thaçin, UÇK, Rugovën e Qosen, e sotmja nuk do të ishte e njëjtë për Kosovën
Unë nuk rri dot po ashtu, pa ua thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nisëm për t’ju kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim.
-
VIDEO
Bardhi: Rama thikë pas shpine Kosovës, vëllait s'ia themi kurrë këshillën në publik
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në mbledhjen mes dy Kuvendeve kritikoi fjalimin e kryeministrit Rama dhe mesazhet e tij për Kurtit. Bardhi tha se shqiptarët nuk ia thonë vëllait këshillat në publik, duke e quajtur këtë një thikë pas shpine për Kosovën. Sipas tij, një strategji e tillë dobëson pozitën e Kurtit në arenën ndërkombëtare.
-
VIDEO
Albin Kurti: Na mbështesni të hyjmë në NATO, është urgjente
Kryeministri Kurti besë që Shqipërinë e kemi në krah, ta tejkalojmë kriterin që është i vendosur në samitin e Uellsit.
Kurti: Ne na gëzon fakti që Shqipëria është vend i NATO-s dhe vend kandidat në BE. Ne do anëtarësohemi sepse do të bëhemi gjithmonë më të fortë. Agresioni i Rusisë, sulmet në Kosovë, Rusia dhe Serbia e kanë bërë urgjente anëtarësimin në NATO, besojmë që Shqipërinë e kemi në krah, ta tejkalojmë kriterin që është i vendosur në samitin e Uellsit.
Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri besoj se duhet t’i kushtojmë rendësi 4 kategorive. Sot në Kosovë mund të ketë akte terroriste sporadike, terrorizmi të financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre, dikur kur kishin kontrolle i bënin këto akte, ky është fundi i tyre. Aktet terroriste të Serbisë tregojnë dëshpërimin e tyre -
VIDEO
Rama: Kosova të këpusë reciprocitetin nacionalist me Serbinë! Barra e fajit për degradimin e dialogut t’i bjerë asaj
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, deklaroi se i gjithë faji për degradimin e dialogut duhet të bjerë te Serbia, por shtoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.
Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet të ngrijë të ftofi, siç thoni ju ‘pa afat’ dialogun bilateral me Serbinë, e normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në.
Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.
Nuk ka asnjë arsye që BE të përpiqet të bindin Kosovën për qënien e lidhur organikisht të lidhur me SHBA e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë cfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë. -
VIDEO
Shqipëri-Kosovë/ Mblidhen dy Kuvendet, Rama: Pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë për Kosovën, na pengon të bëjmë sa do të donim
Kryeministri Edi Rama tha se ka negociuar në samitin e BE-së me presidenten Osmani për të hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.
Dëshira ime e zjarrtë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE e tjetri në listën e sanksioneve të BE-së të cilat sot janë një absurditet absolut. Së bashku me presidenten në samitin e BE-së dy ditë më parë këmbëngulën me forcë që ato masa të hiqen dhe siguruam që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave të mos digjen. Por ne duhet të jemi dorë për dore, paqedashës e paqeruajtës për të bindur dora dorë edhe spektikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut europian të normalizimit duhet ti bjerë e gjitha vetëm Serbisë por kurrsesi nuk duhet të lejojmë qoftë dhe një gram ti bjerë Kosovës. Duam që Kosova të njihet një orë e më parë nga gjithë ato vende europiane që ngurrojnë ta pranojnë realitetin e pakthyeshëm të Kosovës, përfshi dhe Serbia që e ka mundur me luftë e nuk ka asnjë arsye ta lidhë fatin europian të saj. Duam ta ndihmojmë me të gjithë sa kemi në dorë por mundësitë tona nuk mund të krahasohen as me ato të miqve e aletatëve tanë strategjikë e pezmatimi I tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do të donim e të mund të bënim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë reshtuar në favcor të shqiptarëve.
-
VIDEO
Takimi i dy Kuvendeve/ Spiropali: Mbështetje Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe në NATO, i keni plotësuar kushtet!
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj gjatë takimit të dy Kuvendeve në Prishtinë ditën e sotme (20 Dhjetor), shprehu mbështetjen e hapur për Kosovën në anëtarësimin në NATO, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ajo theksoi se ‘jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës dhe ankthit’.
“Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim. Por askush nuk mund ta mohojë se në këtë moment historik ku kemi mbërritur, si kurrë ndonjëherë më parë, shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin e tyre për shndërrimin e shoqërisë së vet në një shoqëri moderne, evropiane në thelb e sjellje, euroatlantike në orientim, dhe të drejtë në çdo aspekt”, tha Spiropali.
Ajo ftoi shtetarët kosovarë që të uleshin dhe të diskutonin se ‘çfarë duhet bërë më mirë nesër në axhendën e përbashkët me frymëzim evropian’.
“Të bashkërendojmë plane e strategji të mirëkuptuara në rrugëtimin e pandalshëm drejt Evropës. Realizimi i objektivit tonë strategjik, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, integrimi euro-atlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, rritja e rolit dhe peshës së faktorit shqiptar në rajon si një mekanizëm i pazëvendësueshëm stabiliteti, për paqen dhe sigurinë, janë detyrat tona të shenjta, janë themeli i të ardhmes tonë”, tha kryeparlamentarja në fjalën e saj.
Spiropali theksoi se marrëveshja mes dy Kuvendeve, e nënshkruar në shtator 2022, ka institucionalizuar bashkëpunimin tonë dhe u ka dhënë mbështetje e shtytje bashkëpunimit mes qeverive e institucioneve dhe afrimit të njerëzve tanë në të dy anët e Morinës.
“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Shqipëria është prioritet kombëtar i Kosovës. Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor rikonfirmoi mbështetjen për politikën e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ne besojmë se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe pranimi i saj si anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës është vetëm çështje kohe dhe do të ndodhë shpejt”, u shpreh ajo, duke premtuar se delegacioni shqiptar në Asamblenë e KE do i mbështesë në proces.
Spiropali u shpreh gjithashtu edhe se “si anëtarë aktivë të NATO-s, ne nxisim forcimin e mëtejshme të marrëdhënieve të Kosovës me Aleancën”.
“NATO është garancia e pazëvendësueshme e sigurisë së Kosovës dhe gjithë botës ku ne përkasim. Ne ndjekim me shqetësim spiralen e destabilizimit që herë pas here ngre krye si gjarpër i porsazgjuar në Veriun e Kosovës. Në mbështesim përpjekjet shumëplanëshe të qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve ligjzbatuese për garantimin e ligjit në çdo hapësirë të Republikës së Kosovës, në partneritet të ngushtë me partnerët tanë, SHBA e BE”, tha Spiropali ndër të tjera, teksa i cilësoi ‘dalldira’ të së shkuarës frymëzimet nacionaliste që kërkojnë ta mbajnë Veriun e Kosovës peng të maktheve që vijnë nga errësira e shekujve.
-
VIDEO
Mbledhja e dy Kuvendeve/ Konjufca: Serbia do destabilizimin e Kosovës, s’ka normalizim pa njohjen reciproke! Kemi në krah Shqipërinë
Në mbledhjen e përbashkët mes dy Kuvendeve, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca falënderoi Shqipërinë për mbështetjen, ndërsa u ndal edhe tek raportet me Serbinë. Konjufca tha se Serbia po synon destabilizimin e Kosovës, ndërsa kujtoi sulmin në kanalin e ujit Ibër Lepenc, por edhe sulmin në Banjskë një vit më parë.
Konjufca tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje reciproke dhe për këtë u shpreh i bindur se do ndodhë edhe me Shqipërinë në krah.
-
VIDEO
Shqipëria e Kosova mbledhin dy Kuvendet në Prishtinë, të pranishëm Rama e Kurti
Në Prishtinë mbahet sot mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë. Axhenda nis në 11:00, ndërsa të pranishëm do jenë 130 deputetë nga dy vendet. Fjalim edhe nga kryeministri Rama e Kurti. Në fokus koordinimi i axhendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.
-
VIDEO
Cilat janë kokat e deputetëve që do hajë SPAK në 2025, nga korrupsioni tek...
Bilanci i 5 viteve të SPAK u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me të ftuarit e Marsela Karapanços. Deputeti demokrat Dashnor Sula thekson suksesin e SPAK ndaj krimit të organizuar, por shton se goditjet ndaj mazhorancës duhet të jenë më lart, pasi sipas tij po i lë hapësirë për zgjedhjet e 2025.
-
VIDEO
Vangjel Dule: Të shtyhet pr.ligji për të dhënat personale! Manja: Duket qartë që nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule teksa foli për pr.ligji për të dhënat personale tha se ky ligj duhet që të shtyhet. Në replikë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se opozita nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE.