• VIDEO

    Balluku futet live me Agron Shehajt në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg

    Deputeti opozitar, Agron Shehaj vijon të mbajë foltoren e Kuvendit të bllokuar, duke këmbëngulur për një interpelancë me ministren Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Ndërsa ka bllokuar foltoren, Shehaj është futur live në rrjetin social Facebook.

    Në një moment, në liven e Shehajt u bashkua për një çast edhe ministrja Balluku, ku tha se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi Shehaj ishte me raport.

    Pasi u largua Balluku, Shehaj vijoi me akuza ndaj saj duke e quajtur hajdute e gënjeshtare. Shehaj i tha se bën jetë milionereje pa punuar asnjë ditë.

  • VIDEO

    Shehaj bllokon foltoren: Dua të flas për vjedhjen 1.3 mld euro! S'lejon deputetin Mziu të flasë

    Deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit për interpelancën me ministren Balluku për koncesionin e qeverisë me Gener 2 për Thumanë Kashar.

    Shehaj nuk lejon as deputetin e PD-së, Xhelal Mziun të flasë në foltore.

    “S’i e lejoni këtë karshillëk. Je I përjashtuar nga seanca. Ke kaluar cdo normë” I tha Spiropali

    Edhe unë për një cështje të rëndësishme doja të flisja, zonja kryetare. Janë 1.3 mld euro të vjedhura

    Spiropali: Merreni fjalën nga vendi

    Agron Shehaj: Ai të vijojë ti flasë vetes

  • VIDEO

    Kuvend, Shehaj këmbëngul tek interpelanca me Ballukun për koncesionin 'Thumanë-Kashar' me Gener 2: Beteja ime për vjedhjen 1.3 mld euro! Akuzon PD për pazar me PS

    I vetëm, deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon betejën për të kërkuar interpelancë me zv/kryeministren Belinda Balluku për koncesionin që ajo ka firmosur me kompaninë ‘Gener 2’ të biznesmenit dhe botuesit pranë Berishës Bashkim Ulaj për autostradën Thumanë - Kashar.  Shehaj bllokon foltoren, Spiropali e përjashton por deputeti refuzon të largohet. 

    • VIDEO

      Tabaku nga Kuvendi: Fitorja e tretë e Profesionistëve të Lirë ndaj pandershmërisë së Qeverisë! Akti Normativ rikthen paratë e marra padrejtësisht

      Në Kuvendin e Shqipërisë u diskutua Akti Normativ për rikthimin e parave të marra për Profesionet e Lira. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila qe deputetja që u angazhua në betejën në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar këtë propozim ligjor, deklaroi se kjo ditë simbolizon triumfin e ndershmërisë dhe drejtësisë.

      Kuvendi miratoi Aktin Normativ që rikthen paratë e marra padrejtësisht nga mbi 6,000 profesionistë të lirë. Sipas deputetes së PD kjo konsiderohet si fitorja e tretë e shtresës së mesme dhe profesionistëve të ndershëm kundër një sistemi të pandershëm fiskal të qeverisë socialiste.

      "Kjo është fitorja e tretë për profesionistët e lirë! Një fitore për shtresën e mesme dhe për të gjithë ata që nuk pranuan të përkulen përballë arrogancës së qeverisë. Ky akt është një rikthim i hakës tek i zoti, një dëshmi se e drejta mund të triumfojë, edhe kur përballë ka një sistem që ka ndërtuar pandershmërinë si parim qeverisjeje", deklaroi Tabaku.

    • VIDEO

      Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok! Garda ta shoqërojë

      Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare.

      Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që Shehaj të lironte foltoren, ndërsa i kërkoi gardës të ndërhynte duke e larguar nga salla e Kuvendit.

      Pjesë nga replikat në sallë:

      Elisa Spiropali: Garda të marrë masa të shoqërojë deputetin 

      Ta shoqërojnë në kuptimin si shoqërues. Dilni nga seanca Shehaj. Nuk e përcakton ti turpin, je i përjashtuar. Nuk është seanca juaj e TikTok.

      Po mbani peng 140 deputetë. Gjekmarkaj keni fjalën ju, mos lejoni që një deputet që flet me vete se mendon se votat merren duke folur me vete nga foltorja e TikTok dhe se ka idenë fare si merren votat.

      Agron Gjekmarkaj: Po lironi foltoren

      Elisa Spiropali: Dilni nga salla

    • VIDEO

      Berisha: Deklarata e SHBA e shkruar nga dora e Yuri Kim, 5 Nëntori ua dha përgjigjen! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi! Rama donte të rrëzonte Kurtin

      Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë prej një viti për aferën e dosjes “partizani” dhe i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania, foli sot pasi doli nga godina e Parlamentit në lidhje me disa çështje që lidhen me zhvillimet politike brenda Kuvendit dhe jashtë tij.

    • VIDEO

      Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur, duhet të ishe në krah me mua

      Deputeti Agron Shehaj vijon të mbaj të bllokuar foltoren e Kuvendit edhe përse është përjashtuar nga seanca. Të gjithë deputetët po flasin nga vendi për profesionet e lira, ndërsa Tabaku kërkoi që t’i jepet fjala Shehajt në mënyrë që të flasë nga foltorja.

      Por, Spiropali tha se është i përjashtuar dhe Shehaj ndërkohë nuk e liroi foltoren.

      Tabaku: Të respektojmë kolegët që donin të flisnin për procedurë. 2 minuat fjalë ka kërkuar.

      Spiropali: Është i përjashtuar nga seanca, nuk i përcaktoni ju rregullat.

      Tabaku: Unë për këtë ligj, me shumë deputetë të PD kemi bërë betejë 1 vjeçare dhe dua të kemi një debat real. Të diskutonim për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, do doja të flisja nga Foltorja dhe të respektojmë të gjithë të tjerët.

      Spiropali: Shehaj lironi foltoren, çfarë kishit për të thënë, ia thatë mbështetësve, ai ishte qëllimi, të bënit live këtu. Po bëheni qesharakë.

      Shehaj-Tabakut: Kur ty të është bllokuar fjala të kam mbrojtur.

      Tabaku: Zoti Shehaj ju respektova, më lini të mbaroj.

      Shehaj flet në Facebook: 1.3 miliardë euro Jorida duhet të ishe në krah me mua, jo aty Jorida duke bërë të mundur seancën. Mos vazhdoni kolegë opozitarë.

    • VIDEO

      Agron Shehaj mban foltoren e bllokuar, nuk lë as Berishën të flasë

      Deputeti Agrion Shehaj vijon të mbajë foltoren e kuvendit të bllokuar, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Malaj.

      “Shehaj nuk la as ish-kryeministrin Berisha të mbajë fjalën. Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën”, tha Spiropali.

    • VIDEO

      Tensione në Kuvend, Shehaj bllokon foltoren! Malaj prezanton pr.ligjin nga vendi

      Deputeti opozitar Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Petrit Malaj.

      Shehaj ishte jashtë kur u përmend nga Malaj dhe për këtë arsye kryeparlamentarja nuk ia dha fjalën. Deputeti bllokoi foltoren, ndërsa Malaj prezantoi pr.ligjin nga vendi.

      Kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen, duke i kërkuar të ulet në vend. 

      “Ulu në vend se do ndërpres të gjithë seancën”, tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

    • VIDEO

      Kuvend/ Malaj-opozitës: Keni 2 vite që flini gjumë! Bardhi: herën tjetër paraqitur në orar, kështu është kur merr ministra nga rruga!

      Ne seancën plenare që po mbahet në Kuvend nuk munguan edhe akuzat ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj. 

      I thirrur për taksën mbi tatimin për të ardhurat, ministri Malaj, që nuk ishte në fillim të seancës, akuzoi opozitën se “kishin 2 vite që flinin gjumë”. Ai përmendi edhe nismat dhe arritjet e qeverisë në sektorin e financave, projektet dhe programet.

      Ai shpjegoi edhe atë të aktit normativ që po diskutohej në parlament, për tatimin mbi të ardhurat. Malaj kujtoi se do bëhej rimbursimit për tatim-paguesit në lidhje me profesionet e lira, deri në shlyerjen e plotë.

      Kjo shkaktoi reagim të fortë nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili mori fjalën për replikë.

      “Ishit ju në gjumë, ne jemi që në orën 8 këtu, kurse ti erdhe në orën 12. Kështu është kur merr ministra nga rruga dhe i ul aty. Është turp për këtë Parlament e mazhorancën kur ka 74 deputetë e shumë të nderuar dhe merr ata që propozohen nga krimi i organizuar dhe ulen aty. Herë tjetër të lutem paraqitur në orar për të prezantuar iniciativat e Këshillit të Ministrave, që e keni për detyrë.

    • VIDEO

      Kuvendi/ Deputeti Sula akuzon Spiropalin si gënjeshtare: Kërko falje, mashtrove, Balluku ishte këtu!

    • VIDEO

      Balluku i shmanget interpelancës me Shehajn! Spiropali: Është jashtë! Zv.kryeministrja shfaqet në sallë

      Deputeti opozitar, Agron Shehaj kërkon interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Shehaj tha se ka 6 muaj që kërkon interpelancën me Ballukun, por kjo e fundit nuk vjen.

      Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se zv.kryeministrja ndodhet jashtë vendit, por në fakt ajo u shfaq në sallën e Kuvendit.

      “Pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj në lidhej me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun, prapë interpelanca për ministren balluku nuk keni kohë ta vendosni. Meqë ministrja u përgjigj dhe tha unë Agron isha, por ti nuk ishe. Vendoseni vetë datën, por duhet të jepni llogari për një aferat më të mëdha që ka ndodhur në këto 30 vjet", tha Shehaj. 

      “Sigurisht interpelanca do vihet në rend dite. Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha Spiropali. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv