-
VIDEO
Kuvend/ Mbrojtja e të dhënave personale përplas mazhorancën me opozitën, Manja: Sanksione deri në 10 mln euro, Tabaku: I vendosni dhe më pas i falni
Siguria në shkolla ka përplasur mazhorancën me opozitën. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se qeveria ka rritur investimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në të gjithë vendin. Deputetja e PD Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Ajo tha se në shkolla mungon digjitalizmi.
-
VIDEO
Kuvend/ Erion Braçe: 78 milionë euro do mungojnë çdo vit në buxhet, nga heqja e taksës për profesionet e lira
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe foli sot në seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ku vuri theksin te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për taksën e profesioneve të lira që sipas deputetit lë hapësirë për precedentë.
-
VIDEO
'Ku shkuan fondet për digjitalizimin?' Vokshi-Manastirliut: 80% e fëmijëve në zonat rurale nuk kanë patur akses online gjatë pandemisë
Deputetja Albana Vokshi ngriti pyetjen në seancën plenare të sotme se ku kanë përfunduar dhjetëra milionë euro të alokuara për teknologjinë dhe digjitalizimin, duke akuzuar institucionet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.
-
VIDEO
Mandarinat me kimikate/ Bardhi: Qarkullojnë apo jo këto sasi në Shqipëri dhe Kosovë? Ministria e Bujqësisë të sqarojë a është lajm i vërtetë
Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin në sallën e Kuvendit, mbi lajmet që qarkullojnë për një sasi të madhe mandarinash shqiptare, të bllokuara në kufirin kroat për shkak të dyshimeve mbi nivelet e larta të kimikateve. Ai theksoi rrezikun e madh që paraqesin këto produkte, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve, duke përmendur efektet e mundshme negative në tru.
-
VIDEO
Kthimi i parave profesionistëve të lirë, Alibeaj del kundër propozimit të ministrit Malaj: Detyrimi për t'i kthyer ka dalë që më 5 gusht! Pse nuk u zbatua deri tani?!
Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në seancën plenare u shpreh kundër propozimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj për kthimin e parave te profesionistët e lirë.
-
VIDEO
Kaosi në foltore me Agron Shehaj/ Bardhi: Situatë qesharake! Tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës
Deputeti Gazment Bardhi i është rikthyer edhe një herë situatës sot në Kuvend, kur deputeti Agron Shehaj bllokoi për orë foltoren për shkak të mos kryerjes së interpelancës së kërkuar me zv.kryeministren Balluku.
-
VIDEO
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
Me akuzën se po betonizohen zonat e mbrojtura, deputetja demokrate Ina Zhupa thirri në interpelancë Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro. Zhupa tha se janë betonizuar 5.8 milionë m2 tokë për investime strategjike që prekën 9 zona të mbrojtura dhe ky është një akt terrorizmi mjedisor.
-
VIDEO
Vrasja te 'Fan Noli', Alibeaj: Duhet komision i posaçëm parlamentar për fëmijët dhe pasigurinë në shkolla! Të shkojë përtej zgjedhjeve dhe ndasive politike
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka nënvizuar rëndësinë e krijimit të një komisioni të posaçëm parlamentar për çështjet e sigurisë së fëmijëve në shkolla. Kërkesa është bërë nga tetë deputetë, duke adresuar situata të ndodhura në shkollën "Fan Noli," Fier, dhe Vlorë, që sipas tij, kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të parlamentit.
-
VIDEO
Noka e shtyu me forcë, Shehaj: Atë që s’bëri PS, e bëri ish-kolegu im
Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook. Noka e largoi me forcë Shehajn nga foltorja pasi po e mbante të bllokuar. Në videon në Facebook, Shehaj thotë që atë që nuk bëri PSm e bëri ish-kolegu i PD duke e larguar me dhunë. Në video dallohet edhe momenti kur noka vjen i merr telefonin dhe ia hedh në tokë.
"Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD.
Dëgjojeni opozitën, është ai që rrahu votuesit e PD. Dëgjojeni opozitën", thotë Shehaj.
-
VIDEO
‘Ore zotëri...! Kush të paguan?’, Shehaj përplaset me Bardhin: Ti ke rrahur demokratët
Gjatë ndërprerjes së seancës plenare, Agron Shehaj dhe Gazment Bardhi kanë debatuar me njëri-tjetrin me tone të ashpra.
Shehaj prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.
Kreu i grupit paralamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i thotë Shehajt: “Çfarë do nga neve, na thuaj.”
Ndërsa i janë drejtuar njëri-tjetrit: Kush të paguan?
“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës.
Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.
“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.
-
VIDEO
Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja
Përplasje në Kuvend mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt.
Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu.
Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.
Mu hiq qafe, ik s epo flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.
Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.
Kur tu them mu largo, mu largo.
-
VIDEO
Kuvend/ Sherr mes dy deputetëve, Mziu-Shehajt: Mbylle gojën, papagall! Regji e zv/kryeministres Balluku (kap shishen e ujit, por s’e hedh)
Ka denigruar deri në fyerje dhe sherr seanca plenare në Kuvend ditën e sotme. Deputeti i PD, Xhelal Mziu, teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj prej më shumë se një ore, shkoi të mbante fjalën nga vendi.
Ai pati edhe një përplasje me Shehajn nga distanca, duke e quajtur “papagall”, madje mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur, por pa e finalizuar. Në shkëmbim replikash dhe ofendimesh, u dëgjuan edhe sharje të rënda nga Mziu drejt Shehajt, si “të q... robt!”.