-
VIDEO
Rama ironi me Shehajn: Fëmijët këta trima shohin në TikTok, s’kemi ca i bëjmë një deputeti që pengon të tjerët të flasin
Nga një takim ku njoftoi mbylljen e TikTok për një vit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe deputetin opozitar Agron Shehaj, i cili në seancën plenare të së enjtes bllokoi për 4 orë foltoren duke kërkuar interpelancë me Belinda Ballukun.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
Nga shkolla 9 vjeçare “Ibrahim Hima” në Vaqarr, nga ku inspektoi sot punimet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ato që do ti ngelen kryeqytetit janë shkollat dhe jo llafet dhe sherret.
-
VIDEO
'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim
Kryeministri Edi Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama e krahasoi platformën me "rrugaçin e lagjes" dhe theksoi se përmbajtja që ofrohet jashtë Kinës është e papranueshme.
-
VIDEO
Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë
Nga takimi me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla ku përfshihet edhe bllokimi i Tiktok, kryeministri Edi Rama tha se tragjedia u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë.
-
VIDEO
TikTok do mbyllet për 1 vit për të gjithë, Rama: Rrugaçëri! Manastirliu: 90% e prindërve pro
TikTok do të mbyllet për 1 vit në gjithë territorin e Shqipërisë. Pas konsultimit publik, Rama tha se nuk do ta lejojnë këtë 'rrugaç' në lagjet tona.
-
VIDEO
Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro
Pasi u hodh për konsultim publik, ministrja e Arsimit thotë se do të bllokojnë TikTok. Në një takim me mësues e prindër, Manastirliu nuk dha shumë detaje, ndërsa tha se sipas konsultimit publik 90% e prindërve janë pro bllokimit ose kufizimit të platformës.
-
VIDEO
‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar
Themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë, tha se partia e tij mbështet SPAK dhe zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Ai hodhi akuza se partitë e tjera poltike po minojnë punën e këtij institucioni të drejtësisë.
-
VIDEO
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, ndau një pjesë nga fjala e mbajtur dje në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë.
Rama ka ngritur pyetjen: “Po ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte me patjetër në atë udhëtim historik?!
-
VIDEO
Rama batuta me Colturin: Nuk u skandalizove se do duhej të merrje shtetësinë shqiptare
Skiatorja 18-vjeçare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të skive, ka qenë e ftuar në podcast-in e Kryeministrit Edi Rama, ku rrëfeu eksperiencën e saj si përfaqësuese e Shqipërisë dhe lidhjen që ka krijuar me vendin tonë.
Gjatë bisedës, Rama nuk nguroi të bënte edhe batuta, duke e pyetur "Pra nuk të kapi ankthi, apo u skandalizove se do duhej të merrje shtetësinë shqiptare apo jo?”
Colturi tregoi se vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë erdhi si një mundësi për të punuar më ngushtë me familjen e saj dhe për të ndjekur ëndrrën e garave në nivele të larta. Ajo vuri në dukje se zgjedhje të ngjashme kanë bërë edhe atletë të tjerë në botë, duke e cilësuar këtë si një fenomen të zakonshëm.
-
VIDEO
Rama me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re
Kryeministri Edi Rama në Podkastin “Flasim” kishte të ftuar skiatoren Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme të skive në botë, të cilën e cilësoi “Princesha e dëborës”.
-
VIDEO
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
Për herë të parë në Prishtinë mbahet seanca e parë e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë. Kryeministri Edi Rama i quajti absurde sanksionet e BE-së ndaj Kosovës për të cilën së bashku me presidenten Osmani kanë negociuar për t'i hequr por se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë po pengon”
-
VIDEO
Hoxhaj: Shqipëria, mburoja jonë e sigurisë! Thaçi po mbahet padrejtësisht në Hagë, do kthehet fitmtar
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve u ndal tek mbështetja e Shqipërisë për Kosovën. Hoxhaj tha se Shqipëria ka qenë mburojë sigurie për Kosovën, dhe zëri i saj në çdo institucion.
Hoxhaj foli edhe për fjalën e Ramës, ndërsa njëjtë theksoi se Hashim Thaçi e të tjerët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Shqipëria ka qenë mburoja jonë e sigurisë, kur ne si popull u përballëm me gjenocid. Ky rikthim i imi në histori, e ka një qëllim, për të thënë faleminderit Shqipëri. Shqipëria nuk ka pasur vetëm një rol solidar, por rol vendimtar dhe mbështetës për Kosovën ne jemi mirënjohës për mbështetjen, për lobimin që ka bërë për njohjen ndërkombëtare të saj. Duke qenë dikush që ka qenë pjesë e procesit politik, kudo ku nuk kapur mundësi të flasë Kosova, ka qenë zëri i Shqipërisë dhe prania e Shqipërisë ka qenë edhe si përfaqësim i Kosovës. Mirënjohje Ramës edhe për atë çfarë tha sot në Kuvend, por edhe për atë se çfarë thotë dhe bën qeveria e shtetit shqiptar në mbështetjen zyrtare, politike dhe publike të kauzës së drejtë të Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe gjithë UÇK që padrejtësisht po mbahen në Hagë, të sigurt se do kthehen fitimtarë dhe faqebardhë”, tha Hoxhaj.