-
VIDEO
Spaho ironi me Spiropalin: Dukeni shumë e egër sot! Mos ju kanë rrahur? Ka ndodhur diçka?
Një shkëmbim me tone ironike dhe batuta të forta shënoi një pjesë të debatit parlamentar midis deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Spaho tha me ironi:
“Ju dukeni shumë e egër, madje duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur diçka? Ne si deputetë duhet t’ju mbështesim nëse ka ndodhur ndonjë problem.”Në një përgjigje të shpejtë dhe të qeshur, Spiropali e hodhi poshtë komentimin e Spahos duke thënë:
“As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më tej.” -
VIDEO
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Edi Rama se po mbron Olta Xhaçkën, ndërsa sa i takon zv/kryeministen e quajti 'lubi loti'. Jashtë sallës së Kuvendit Berisha tha se maxhoranca do të pësojë disfatën më të thellë më 11 maj.
-
VIDEO
Afera 'Partizani', GJKKO rrëzon Jamabër Malltezin, do qëndrojë në 'arrest shtëpie', SPAK merr vendimin e zbardhur të Berishës, do e apelojë
Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e ish kryeministrit. Ndërkohë SPAK ka marrë të zbardhur vendimin e gjyqtares Davidhi për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën dhe do e apelojë në Apelin e Posaçëm.
-
VIDEO
Peleshi: Synoni ta ktheni këtë sallë në gjyq publik! Bardhi: Jeni të vetmit që vendimet e Gjykatës Kushtetuese i hidhni në kosh
Krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi patën replika në seancën e sotme plenare. Peleshi kritikoi qasjen e PD-së në seancat plenare që kërkojnë t’i kthejnë në gjyqe politike.
Më tej Bardhi, u shpreh se PD do denoncojë hajdutët që vjedhin prona publike me emër, pasi mazhoranca po i hedh vendimet e Gjykatës Kushtetuese në kosh sipas tij.
-
VIDEO
‘Termometri Politik i fundvitit 2024', sot në 'Frontline' ora 21:00 në Report Tv! Sondazhi i përmuajshëm me autor Eduard Zaloshnja
Sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në 'Frontline' në Report Tv me autor Eduard Zaloshnja.
-
VIDEO
Përplasja te foltorja, Dogjani i 'hakërrehet' Spiropalit, ndërhyjnë gardistët! Kryeparlamentarja i heq fjalën për sot
Deputeti demokrat Asllan Dogjani pas fjalës së Berishës sot në foltore u revoltua me Spiropalin pasi kjo e fundit, ia dha fjalën Niko Peleshit. Dogjani kërkonte fjalën, sipas tij për procedurë.
Për këtë u afrua tek foltorja duke thërritur ndaj kryeparlamentares Spiropali.
Kjo e fundit, më pas mori vendimin për të mos ia dhënë më fjalën Dogjanit gjatë seancës së sotme.
-
VIDEO
Berisha në parlament: Respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vij edhe në sallë
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj ministrave Manastirliu dhe Koçiu për ngjarjen tek shkolla Fan Noli si dhe për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar si një zonë ku kryhen "krime kundër njerëzimit."
Ai ngriti shqetësime për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe mungesën e shërbimeve jetike për qytetarët, duke përmendur ilaçet e pamjaftueshme dhe aparaturat mjekësore jashtë funksionit për më shumë se tre vite.
Berisha theksoi se sëmundje si kanceri i gjirit mund të jenë plotësisht të trajtueshme nëse diagnostikohen herët, por për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit në sistem, shumë pacientë humbasin jetën.
-
VIDEO
Noka dhe deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Spiropali i heq fjalën për fyerje ndaj kryeparlamentares! Ndërpritet seanca
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk largohej nga foltorja pa e marrë atë sërish.
Megjithatë Spiropali nuk ia dha fjalën Nokës, pasi sipas kryeparlamentares deputeti po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Më tej u afruan dhe deputetët e tjerë të opozitës, teksa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim.
Pjesë nga debati:
Spiropali-Nokës: Mos na qani hallin ne! Nuk jemi njësoj. Ju hiqet fjala, nuk mund të fyeni kryetaren e kuvendit
Korreshi: Ne nuk e dimë ça ka ndodhur këtë javë, fjalë korridoresh, na kanë thënë që ju kanë tërhequr veshin.
-
VIDEO
Interpelanca me Manastirliun, Zhupa: Si ministre e Shëndetësisë detyrove urgjencat të shkojnë sipas ditëve në spitale të caktuara! Martini do ishte gjallë nëse do shkonte tek QSUT
Ina Zhupa në fjalën e saj gjatë interpelancës me ministren Manastirliu lidhur me vrasjen e Martin Canit, hodhi akuza të rënda ndaj ministres që nga koha kur ajo drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Zhupa bëri me faj Manastirliun lidhur me vrasjen tek Shkolla Fan Noli.
-
VIDEO
Interpelanca për vrasjen e Martinit/ Manastirliu-Zhupës: Qytetarët nuk harrojnë! Shkollat i kthyet në stalla për 8 vite! Më 11 maj kryetari do të shumëzoj me zero
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar ndaj Ina Zhupës gjatë interpelancës, duke i cilësuar si përpjekje për përfitime politike dhe dezinformim të publikut. Ajo theksoi se interpelanca nuk po përdorej për të adresuar çështje me përgjegjësi, por për të krijuar zhurmë politike.
-
VIDEO
Interpelanca me Manastirliun/ Spiropali i kërkon Zhupës të heqë posterin nga foltorja: Nuk e merr fjalën pa e hequr atë, ose mbajeni në dorë
Po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga PD me ministren e Arsimit, Manastirliu. Pas fjalës së ministres, fjalën e mori Ina Zhupa, që vuri në foltore një poster. Mirëpo kryeparlamentarja Spiropali i bëri thirrje Zhupës ta hiqte posterin në mënyrë që të merrte fjalën.
-
VIDEO
Bardhi: Keni fryrë xhepat e Becchetit me 110 mln euro! Spiropali: Po këmbëngulni për një interpelancë që nuk ekziston! Kërkesa e deputetit demokrat rrëzohet nga parlamenti
Kryeparlamentarja Spiropali dhe Gazment Bardhi debatuan në nisje të seancës, për shkak të kërkesës së këtij të fundit për interpelancë me kryeministrin Rama lidhur me çështjen Beccehti.