-
VIDEO
Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS
Vijojnë debatet e forta dhe tensionet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk munguan edhe akuzat mes deputetëve të të dy kampeve.
Objekti i diskutimeve ka qenë pretendimi i opozitës për interpelancën me kryeministrin Edi Rama për rastin e Francesco Becchetit, mandati i Olta Xhaçkës dhe interpelanca me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, për të cilën kërkuan dorëheqjen.
Në një moment ishte deputeti i PD, njëkohësisht kreu i grupit, Gazment Bardhi që ka hedhur akuza ndaj kolegëve të mazhorancës, teksa edhe më parë i është tërhequr vëmendja nga kryeparlamentarja Spiropali që të mos fyej.
Ishte deputeti i PS, Toni Gogu që kërkoi fjalën dhe i kërkoi Bardhit që “kur të flasi për kolegët socialistë duhet të lajë gojën” dhe se “duhet të qëronte hesapet një herë me kolegët e tij të grupit”.
“Shko te vendi (SPAK), dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Kujdes me partinë socialiste dhe socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë...”, u shpreh Gogu.
-
VIDEO
Saimir Korreshi: Mjekët nuk kanë doreza! Spitalet nuk kanë drita, shkojnë me blic celulari në 'qenef'
Saimir Korreshi në fjalën e tij në parlament kritikoi sistemin e shëndetësisë dhe atë të drejtësisë.
Ai e cilësoi si qesharake dhe të dështuar reformën në drejtësi, duke theksuar problemet me vonesat në gjykata dhe mbylljet e gjykatave në rrethe. Korreshi e quajti turp të historisë së parlamentarizmit shqiptar qasjen e ndjekur nga maxhoranca pas opinionit të Komisionit të Venecias.
'Dëgjova shumë fjalime këtu. E nisën që nga reforma në drejtësi dhe përfunduan tek shëndetësia. E them me bindje që vetëm këto të dyja nuk janë për bindje.
Jemi bërë qesharak. Për atë që ndodhi. Siç presin njerëzit në gjykata. Siç janë qesharake mbylljet e gjykatave në rrethe. Si mund të thoni kemi bërë përparim në këtë fushë?! Do doja që të shkonit në gjykatë sa radhë dhe presin. Sa orë ditë apo muaj për një vendim? Po në apel? Ju e keni bërë këtë parlament a thua se e keni privat. Ajo që ndodhi me ju pas këshillit legjislacionit Komisionit Venecias është e turpshme në historinë e parlamentarizmit shqiptar.'
Sa i përket shëndetësisë, Korreshi e përshkroi si një dramë, duke përmendur mungesën e kushteve bazike në spitale, si analiza, vigona, drita, dhe madje edhe higjienë minimale.
Ai ironizoi deklaratat e qeverisë për përmirësime në sektor, duke përmendur raste konkrete si çarçafët e rinj të dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që mungojnë shërbime të domosdoshme.
Korreshi vuri në dukje se shpesh shërbimi shëndetësor kushtëzohet nga lidhjet personale, duke e quajtur të gjithë situatën një dështim të plotë.
'Nuk e di çfarë paralelesh jetojmë ne. Që marrim shërbime në ato pseudo spitale që kemi. Janë dy qëndrime diametralisht të kundërt. Para një jave ministrja e shëndetësisë solli çarçafë në spitalin e Lushnjës. Si mund të themi për mjekësi falas, kur këtu nuk jepet shërbimi minimal as në urgjencë, nuk bëhet analizë. Çdo me thënë kjo? Foli dikush këtu për flotë ambulancash. Pastaj mori guximin për flotë helikopterësh. Shikoni në spitale si e marrin serumin. Ndonjëherë nuk ka vigon. Edhe vigone do marri njerëzit. U fol këtu, deri dje tha mjekët ishin me xhupa. Sot nuk ka doreza. Është dramë. Keni shikuar si shtrohet një i sëmurë në ato spitale.
Atje nuk ka fare drita nuk ka poça hiç. Shkojnë me dritë celulari në qenef. Deri këtu është shëndetësia. Për cilën shëndetësi flisni? I kenë para ambulatorët e lagjes si janë. Ke frikë të hysh atje se nuk punohet. Ju thoni kemi hequr xhupat. Edhe mjekët që janë në pension edhe aty mezi lidhni kontrata se kanë bindje të djathta. Imagjino të thuash po japim ushqim në spitale. Duhet surrat ti thuash njerëzve po bëj shëndetësi. Si ka mundësi? A vizitohet njeri po nuk pati mik?'
-
VIDEO
Venecia për Xhaçkën/ Bardhi i kthehet Çuçit: Në opinion nuk thuhet asgjë nga këto që thua ti! Aty ka vetëm një këshillë, zbatoni vendimet e Kushtetueses
Deputeti Gazment Bardhi pati një replikë në parlament lidhur me opinionin e Venecias për mandatin e Xhaçkës, kësaj here me Bledi Çuçin.
Bardhi theksoi se në opinion nuk përmendet asnjë nga deklaratat e Çuçit dhe nënvizoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
'Në këtë opinion nuk ka asnjë fjalë nga këto që thua ti. Unë kam dokumentin këtu ti thua njoftimi për shtyp,. Komisioni Venecias ka bërë një historik në pikën 11, në 2016 grupi i PD-së kishte qëndrimin para Gjykatës Kushtetuese që e drejta për ta vënë në lëvizje ishte e pakushtëzuar për 1/5. Gjykata Kushtetuese na tha jo zotërinj nuk legjitimoheni, t’i drejtoheni me 1/5. Pavarësisht se mendonim ndryshe iu bindëm vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas këtij vendimi ndryshoi ligji. Pastaj rishikoi në GJK dhe tha ndryshojeni sa të doni ligjin.
Ne jemi këtu për të përfituar pasuri publike për vete. Jemi këtu për interesin tonë apo publik? Jemi këtu për të respektuar kushtetutën apo për të respektuar republikën Xhaçka?
Aty ka vetëm një këshillë, Kuvendi të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo gjë tjetër është dëshira juaj.'
-
VIDEO
Venecia për Xhaçkën/ Bledi Çuçi: Konfirmoi që Parlamenti ka fuqinë për të vendosur! Përmbajtja e votës nuk imponohet
Deputeti socialist Bledi Çuçi komentoi në parlament dhe ai opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës. Ai theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por ngriti çështjen e instrumenteve për adresimin e papajtueshmërisë në këtë gjykatë.
Sipas tij, kushtetuta i jep parlamentit fuqinë për të vendosur mbi disa çështje, dhe përmbajtja e votës së deputetëve nuk duhet të imponohet.
Çuçi sqaroi se Gjykata Kushtetuese ka mbështetur vendimin e saj të vitit 2016, ndërkohë që ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që pasuan njohin të drejtën e një të pestës së deputetëve për të çuar një çështje në Gjykatë pa miratimin e parlamentit. Ai vlerësoi opinionin e Venecias për respektimin e rolit të parlamentit, duke nënvizuar se dinjiteti i kësaj institucioni u konfirmua në raportin e Venecias.
-
VIDEO
Interpelanca për vrasjen e Martinit/ Manastirliu-Zhupës: Tregove që je bulliste! Nuk ke hallin e shqiptarëve por të karriges
Në seancën e sotme në Kuvend u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Zhupa dhe Manastirliu zhvilluan një debat të ashpër, teksa nuk lanë edhe pa hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës.
Manastirliu në fjalën e saj i tha Zhupës se këto në seanca pas vrasjes është treguar bulliste dhe nuk ka folur për ngjarjen tragjike por për karrigen e saj, duke e politizuar ngjarjen tragjike tek shkolla ‘Fan Noli’.
'Tregove që je një bulliste. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Nuk do isha marrë fare. E nevojshme të vija një pasqyrë për shembullin tënd. Sepse lidhet direkt me edukimin e fëmijëve. Do e vlerësoja nëse do ishte e sinqertë. Për një ngjarje që na ka prekur të gjithëve. Me shumë dhimbje.'
-
VIDEO
Dash Sula: Parkova një ditë makinën që të gjobitem kastile! Nuk publikohen gjobat online brenda 14 ditësh që të paguaj 100% të shumës
Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi ashpër Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake për abuzim me qytetarët, duke mos i publikuar gjobat brenda afatit 14-ditor, çka detyron qytetarët të paguajnë 100% të shumës së gjobës.
-
VIDEO
Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar
Të jesh pjesë e shkollës së Hoteleri Turizmit, për kryeministrin Edi Rama shtë njëlloj sikur të kesh përfunduar studimet në shkollën më të mirë hoteliere të Lozanës. Me të njëjtat kurrikula e standarde si shkolla zvicerane, Rama tha se të diplomuarit e kanë të ardhmen e sigurt.
Shkolla e Hoteleri Turizmit funksionon tashmë me standardet e një prej shkollave më të mirë të botës EHL, shkolla e hotelerisë në Lozanë.
-
VIDEO
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, u bë objekt debati në Kuvend.
-
VIDEO
'Tenderat kontrollohen nga një grup i vogël individësh', Tabaku në parlament: PD ka shumë për të bërë, pas 2025 gjërat do jenë më mirë për shqiptarët
Jorida Tabaku në fjalën e saj nga foltorja e parlamenti kritikoi qasjen ekonomike të mazhorancës qeverisëse.
-
VIDEO
Kuvendi/ PS rrëzon me votë 'interpelancën me Ramën për 'Becchetin'! E kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! Bardhi: Ju urdhëroi vëllai i Olsit
Kërkesa e përsëritur e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti, u rrëzua me votë nga socialistët. Kryeparlamentarja Spiropali dhe ministri Balla thanë se Rama nuk mund të shpjegojë shpifje, por Bardhi insistoi se paratë për Becchetin po jepen nga bllokimi i llogarisë së Alb-Control në Bruksel.
-
VIDEO
Manja-opozitës: Opinioni i Venecias na dha të drejtë ne e jo ju! Nuk ju ndihmon retorika e sapunit për djathë
Ministri i Drejtësisë pati një replikë me demokratin Flamur Noka gjatë seancës plenare. Manja tha se opozitën nuk e ndihmon retorika politike lidhur me opinionin e Veneciasm, pasi i dha të drejtë mazhorancës.
-
VIDEO
Balla-opozitës: Çdo humbje e ktheni në fitore! Opinioni na dha të drejtë
Taulant Balla, hodhi poshtë akuzat e opozitës lidhur me interpretimin e opinionit të Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Balla theksoi se Komisioni i Venecias ka konfirmuar të drejtën e parlamentit për të votuar çështje që janë brenda kompetencës së tij. Ai nënvizoi se mazhoranca ka respektuar ndarjen e pushteteve dhe parimet e Kushtetutës, duke mos devijuar nga proceset ligjore.