• VIDEO

    ‘Ja si u vendos emri i PD’, Zogaj: Takimi i Berishës me studentët e dhjetorit! Anëtar i punës, i ‘deleguari’ i Ramiz Alisë

    Në një intervistë për Report Tv, teksa foli për lëvizjen e dhjetorit 1990, Preç Zogaj tregon edhe si u vendos emri i Partisë Demokratike. Ai theksoi se ishte Elsa Elsa Ballauri, një shkrimtare dhe poete e re, bijë e një familjeje të persekutuar, e cila propozoi emrin "Partia Demokratike".

    Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sali Berisha. Zogaj thotë se Berisha ishte njeriu i dy palëve, pasi duke qenë anëtar i partisë ishte si urë komunikimi me studentët. Për Berishën, thotë se kishte kontaktet me Ramiz Alinë dhe ‘kredencialet’ në atë periudhë për të diskutuar me studentët.

  • VIDEO

    Lëvizja e dhjetorit ‘90/ Rrëfimi i Preç Zogajt për Report Tv: Përplasja ime me Sali Berishën!

    Preç Zogaj, një nga pjesëmarrësit e 8 dhjetorit 1990 që solli edhe rrëzimin e regjimit komunist, tregon për Report Tv detajet nga kjo lëvizje studentore, deri tek themelimi i Partisë Demokratike, drejtimi i saj nga Sali Berisha e përplasjet me këtë të fundit.

  • VIDEO

    Spahiu: Familjarët e Ramizë Alisë nuk i njihte askush, ndryshe nga ata të Berishës, Metës dhe Ramës

    Duke kujtuar lëvizjen e Dhjetorit 1990, Kreshnik Spahiu në Report Tv, kritikoi transformimin e klasës politike në Shqipëri pas tranzicionit. Teksa sjell një vëmendje një shkrim të tij me temë ‘A e njihni këtë grua’, në të cilin ka shkruar më parë për vajzën e Ramiz Alisë, Spahiu thotë se nuk e njihte askush, në ndryshim me atë çfarë ndodh sot me familjarët e Berishës, Metës apo Ramës.

    “Sot asnjë nga themeluesit e PD dhe asaj lëvizje nuk është në PD, të gjithë ose i kanë larguar, ose janë larguar, ose i kanë përjashtuar, ose i kanë eliminuar. Kjo është fatkeqësi. Unë e konsideroj veten se ky është një brez disi i djegur që nuk jetoi dot rini, por nuk jetoi dot as tranzicionin. Përsëri bijtë e komunizmit janë në drejtimin e klasës politike. Dua të tregoj dy momente shumë të rëndësishme. Unë dua të tregoj dy momente shumë të rëndësishme, Dikur kam bërë një shkrim ‘a e njihni këtë grua’. Bëhej fjalë për vajzën e Ramiz Alisë, Askush nuk e gjente se si quhej dhe si e kishte emrin vajza e Ramiz Alisë. E gjithë metafora që kisha zgjedhur në analizën time ishte që populli as dje, as gjatë protestës, as sot, nuk e njeh vajzën apo djalin e Ramiz Alisë, as bashkëshorten. Ndërsa sot, familjarët, fëmijët, vajzat, djemtë e liderëve politikë kanë çelësat e pushtetit, çelësat e politikës. As Enver Hoxha nuk ia trashëgoi partinë, siç bën Meta me LSI apo siç don Berisha të bëjë me PD dhe t’ia kalojë fëmijëve. As Ramiz Alia nuk e bëri që Partinë e Punës t’ia kalonte fëmijëve dhe fëmijët nuk i njihte askush”, tha Spahiu në Report Tv.

  • VIDEO

    Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues

    Për herë të parë, kryeministri Edi Rama komenton debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, për të cilin pak kohë më parë kreu i BDI Ali Ahmeti i ishte drejtuar edhe me një letër ku ngrinte alarmin për cenimin e të drejtave të shqiptarëve.

    Në një aktivitet me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, Rama tha se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike

    Sipas tij, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por të ushqejë frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve. 

  • VIDEO

    Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet!

    Prokurimet publike, koncesionet, tatimet dhe doganat, mbeten sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të korrupsionit, zgjidha për të cilin po kërkohet në tryezën e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm “Antikorrupsion”.

    Prokurimet publike të ekspozuara më së tepërmi ndaj korrupsionit, për shkak të numër të lartë të transaksioneve në kohë të shkurtër, dhe një piktakimi të madh mes privatit dhe publikut. Përfitimi i prokurimeve publike nga operatorët ekonomik të kushtëzohet nga zbatimi i programeve të posaçme anti-korrupsion, apo edhe biznes ranking si kriter vlerësimi për përfitimin e fondeve.

    Ekspertët prezantuan masat që duhen marrë edhe për dy prej sektorëve më kritikë, si doganat dhe tatime, duke nisur nga harmonizimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.

  • VIDEO

    Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale

    5 muaj larg zgjedhjeve, ndërkombëtarët bëjnë thirrje që votat të mos numërohen më nga partitë politike. Por kreu i KQZ mendon se akoma nuk ka ardhur koha që partitë të përjashtohen fare, ndërsa demokratët nuk kanë besim që si komisionerë të shërbejnë nëpunësit e administratës. 

  • VIDEO

    Publikimi i opinionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka konferencë për shtyp në ora 12:30

    Pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, socialistja Klotilda Bushka në cilësinë e kryetares së Komisionit të Ligjeve në Kuvend, do të mbajë një konferencë për shtyp.

    Bushka pritet të shprehet mbi këtë opinion që është kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas ngërçit lidhur me mandatin e Xhaçkës.

    Konferenca do mbahet në Kryesinë e Kuvendit në ora 12:30.

  • VIDEO

    Komisioni i Venecias: Zgjedhjet të jenë të lira, administrata publike e pavarur! Celibashi: Partitë të jenë pjesë e administrimit të zgjedhjeve! Jo depolitizim i plotë

    Në 11 maj 2024 do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend, ndërsa Komisioni i Venecias ka kërkuar që zgjedhjet të jenë të lira.

    Kjo ka qenë deklarata e Sasa Zagorc, zëvendës anëtar i Komisionit të Venecias, i cili në fjalën e tij sot në konferencën konferencën 'Depolitizimi i Administratës Zgjedhore' e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE e KQZ u shpreh se administrata publike e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira.

    Sipas tij, duhet që të ketë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon reformës zgjedhore. 

  • VIDEO

    Berisha tha se Ajola Xoxës iu gjetën 230 mijë euro te Qendra 'Harabel', reagon Veliaj: Hienë e xhindosur! Fundërrina e fundërrinave të kombit

    Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me anë të një reagimi në Facebook i është përgjigjur akuzave të Berishës, duke u quajtur një 'hienë të ndyrë', që nxjerr pisllëqe nga goja. Kjo pasi kreu i PD-së tha dje, se agjentët e BKH gjetën tek qendra Harabel në pronësi të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, 230 mijë euro.

  • VIDEO

    'E shoh SPAK një aleat kryesor të opozitës', Endri Shabani: Po ç'monton piramidën kriminale

    Endri Shabani duke folur në '5 Pyetjet me Babaramon', e cilësoi SPAK si aleatin kryesor të opozitës, duke theksuar se veprimet e tij po legjitimojnë akuzat ndaj qeverisë Rama për korrupsion dhe lidhje me oligarkët.

    Sipas tij, SPAK po ndihmon në çmontimin e një “piramide kriminale” të ndërtuar nga qeveria.

    'Mendoj SPAK, është aleti kryesor i opozitës. Po legjitimon akuzat e opozitës. Na ka treguar që Çyrbja. Ka legjitimuar që këta vjedhin shqiptarët dhe që Rama qeveris me oligarkët. E shoh SPAK një aleat kryesor të opozitës. Se vjen me koston e politikanëve të caktuar tjetër gjë. Opozita që po i bën SPAK Ramës është vështirë t’ja bëjë kush tjetër. Rama qeveris se ka krijuar një piramidë kriminale, që po çmontohet.'

  • VIDEO

    Blinken: Lirimi i Sirisë nga Assadi është i mirëpritur! Mesazh për Rusinë dhe Hezbollahun, zgjedhja i takon qytetarëve

    Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, teksa mori pjesë dhe shpalli 10 kampionët globalë e luftës kundër korrupsionit për vitin 2024, foli edhe për situatën në Siri.

    Ai e nisi fjalimin duke vlerësuar Nancy Pelosin për mbështetjen ndër vite dhe orientimin që i kishte dhënë në politikën e jashtme, para se të kalonte në komentin për Lindjen e Mesme.

    Blinken u shpreh se po punojnë me partnerët e tjerë për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë më tej për Sirinë dhe përshëndeti lirinë e qytetarëve nga regjimi i Bashar al Assad.

    “Rënia e regjimit të Assad është mesazh për Hezbollahun dhe Rusinë”, tha Sekretari Amerikan.

    Ai dha edhe një mesazh për triumfuesit e betejës atje, duke këshilluar që të respektojnë lirinë dhe zgjedhjet e qytetarëve sirianë.

  • VIDEO

    'SPAK e drejtojnë amerikanët, opozita e trembur', Ngjela: Në '92 pushtetin e mori 'Anti-Shqiptaria'! Mosbindja civile është injorancë

    Spartak Ngjela theksoi në 'Studio Live' se SHBA mbështet SPAK në luftën kundër korrupsionit, duke siguruar ekspertizë dhe burime. Ai kritikoi ashpër mosbindjen civile të PD-së, duke e quajtur një akt që cenon shtetin dhe shoqërinë. Ngjela vlerësoi se proceset ndaj korrupsionit janë të ndërlikuara, por tashmë në duar të sigurta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv