• VIDEO

    Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë

    Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

    Kryemadhi, të cilës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente. ku mësohet se la ardhur të lexoj fashikujt. 

    Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi iu drejtua gazetarëve duke u shprehur: “Na e morët shpirtin. S’na latë rehat me marr frymë”.

  • VIDEO

    'Transparent Albania', ambasadori Gonzato: Qeverisja transparente dhe digjitalizimi thelbësorë në rrugën drejt BE-së

    Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës ‘Transparent Albania’, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama si dhe ministrat Pirdeni dhe Malaj.

  • VIDEO

    Ministrja Pirdeni prezanton platformën 'Transparent Albania': Çdo qytetar mund të aksesojë buxhetin e planifikuar! Transparencë për këdo se ku shkojnë paratë e tij

    Ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni prezantoi sot platformën online ‘Transparent Albania’.

    Në fjalën e saj, Pirdeni e përshkroi platformën si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të vizionit "Shqipëria 2030", duke e konsideruar atë një portë unike për transparencën buxhetore dhe për lehtësimin e komunikimit me burimet zyrtare.

  • VIDEO

    'Transparent Albania', Rama ndan lajmin: Shqipëria kandidohet për të qenë vendi mikpritës i 'World Law Congress'! Tregon imazhin tonë të ri

    Gjatë prezantimit të platformës online 'Transparent Albania, kryeministri Rama gjithashtu ndau lajmin se Shqipëria është përzgjedhur si vend mikpritës për World Law Congress, një forum prestigjioz që nënvizon përparimin e vendit në forcimin e shtetit të së drejtës.

     
  • VIDEO

    'Transparent Albania', Rama: Çdo njeri i drejtohet cilitdo institucion për informacion dhe do ndjeki në kohë reale statusin e kërkesës

    Kryeministri Rama ishte sot në prezantimin e platformës online 'Transparent Albania' ku në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë.

     
  • VIDEO

    'Transparent Albania', Rama: Kjo platformë do jetë urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës digjitale "Transparent Albania", një iniciativë e re që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike. Platforma ofron qytetarëve akses të shpejtë dhe të gjerë në informacion mbi shpenzimet qeveritare dhe aktivitetet e institucioneve shtetërore.

    • VIDEO

      Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani

      Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke postuar një video me deklaratën e ish-kryeministrit, i cili shprehej në një intervistë se “ishte një fat i madh që PD nuk fitoi zgjedhjet”.

      Basha shkruan se ky ishte dhe vullneti i ish-kryeministri Sali Berisha për pushtetin e demokratëve.

      Ai shton se PD nuk mund të jetë kurrë kurbani për interesat e Klubit Partizani.

    • VIDEO

      Petro Koçi ironizon PD-në: Keni kaluar nga një kryetar që vetëm flinte, në një që nuk e zë gjumi nga hallet me drejtësinë! Bëtë 3 grushte shteti

      Deputeti i PS, Petro Koçi, ishte ndër ligjvënësit që foli sot në Parlament pas debateve dhe tensioneve, duke ironizuar opozitën për sjelljen e saj aspak normale. 

      Ai iu përgjigj edhe akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

      Koçi tha se PD ka pasur një kryetar që vetëm flinte, duke pasur parasysh Lulzim Bashën. Ndërsa, më tej, shtoi se tani PD ka kryetar një person, që nuk e zë gjumi nga problemet që ka me drejtësinë, duke pasur parasysh Sali Berishën. 

      Petro Koçi deklaroi se lajmet e kobshme që i vijnë PD-së nga Strasburgu, Venecia e Londra e kanë bërë që vetëm të mallkojë.

      Gjithashtu ai i kujtoi PD-së edhe 3 grushtet e shtetit, për të cilat tha se “në një patët sukses, të 26 Majit 1996, në tjetrin dështuat, 14 Shtatori 1998 dhe ky në tentativë, për seancat këtu në Kuvend

    • VIDEO

      Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU shpëtojnë mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra

      Mbyllet seanca maratonë e Parlamentit ditën e sotme (12 Dhjetor), ku mazhoranca me ndihmën e votave të 2 deputetëve të PDIU-së mundi të plotësonte kuorumin dhe madje kalimin me shumicë të projektligjeve dhe vendimeve të miratuara në rend ditë.

      Dita e sotme u shoqërua me tensione, sherre, debate të forta dhe akuza mes palëve që në nisjen e saj paradite dhe deri në mbyllje, rreth orës 19:00. Kur nisi votimi u regjistruan prezentë 71 deputetë. Dy deputetët e PDIU, Avdulla dhe Ademaj “shpëtuan” shumicën.

      Presidenti Begaj dha edhe pëlqim për hyrjen menjëherë në fuqi të huas në shëndetësi nga BERZH, që kaloi me 71 vota pro. Kurse Kontributi më FMN mori 70 vota pro, ku abstenoi Ademaj, Marrëveshja me Slloveninë për emergjencat mori 71 vota pro, Hekurudha sha mori 69 vota dhe abstenuan 2 deputetët e PDIU.

      Organika dhe pagat e KPK-së mori 69 vota pro, Ademaj kundër dhe Avdulla abstenoi. Pagat dhe organika e Komisionerit Publik mori të njëjtin rezultat votimi, teksa nuk u votua futja me procedurë të përshpejtuar e amnistisë së gjobave.

      Ra në sy mungesa e kryeministrit Rama dhe shumë ministrave në sallë për votim, si Taulant Balla, Belinda Balluku, Etjen Xhafaj, Blendi Klosi, duke vështirësuar votimin e projektligjeve.

    • VIDEO

      Softa: Shkodra kryeqendra e krimit, grupet kanë lidhje me politikën! Lekli: Po ecim mbrapa, shqiptarët bëjnë spektatorin, në vend që të ndihmojnë, filmojnë!

      Në lidhje me situatën në Shkodër, eksperti Fatjon Softa tha për Report TV, se problem janë bashkëpunimet e këtyre grupeve kriminale me politikën, deri në fushata zgjedhore, zgjedhje deputetësh e bashkiakësh të çdo krahu, kurse për Leklin operacione të tilla nga SPAK dhe Policia i japin qetësi qytetarëve për sigurinë.

      “Elbasani ka qenë problematik, por Shkodra është kryeqendra me djem të fortë dhe organizata e grupe me tregje si vendosja e gjobvënieve në treg, si në kohën e mafias italiane. Është vend që lidh këto lloj trafiqesh, por edhe pozicioni, liqeni, lumi, afërsia me Malin e Zi. Ndaj janë këto grupe për trafikun e drogës, prostitucionit, qenieve njerëzore etj. Pavarësisht ndryshimeve të shefave të policisë, ata kanë mundur ta mposhtin dhe të vazhdojnë aktivitetin. Përderisa grupet janë të ndarë në kampe dhe mbështetin njerëz politikë për deputetë apo bashkiakë, do të thotë se kanë mbrojtje, kanë strukturë ligjzbatuese të përfshira, sepse këto struktura nuk janë në gjendje ta fitojnë betejën me këto grupe”, tha Softa ndër të tjera në fjalën e tij.  

      Kurse psikologia Marsela Lekli vuri theksin te siguria e qytetarëve, pasi krimi është rritur ndjeshëm dhe vjen madje në rritje në të gjitha llojet e tij.

      Ajo kërkoi më shumë prezencë policore dhe strukturash ligjzbatuese në qytetet problematike, pasi kthehen në faktor psikologjik për qytetarët, që të gjejnë qetësinë shpirtërore. Lekli shprehet se “shqiptarët janë shoqëri pasive”, ose “spektatorë ndaj situatave të tilla, që filmojnë në vend të ndihmojnë apo denoncojnë”.

      “Duket se po ecim mbrapa dhe jo para, krimi po shtohet, në familje, mes adoleshentëve, por edhe të tjera. Dua të them se duhet të reagojmë ne si shoqëri, ndaj ngjarjeve dhe situatave të ndryshme, duke dhënë ndihmën tonë. Ne jemi paragjykues e të ftohtë ndaj të tjerëve, por nëse ne si shoqëri reagojmë në situata të caktuara, atëherë rastet mund të jenë të paktën më të reduktuara. Kur ne shohim një rast në rrugë, thjesht marrim telefonin dhe filmojmë, nuk marrim policinë apo ambulancën, ose të japim ndihmën e parë. Ne jemi shumë spektatorë të mirë ndaj situatave të tilla”.

    • VIDEO

      Mandati i Zaçajt, Bardhi në Kuvend: Ta thërrasim në seancë, të deklarojë se kush po i bën presion!

      Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ngritur në Kuvend çështjen e përfundimit të mandatit të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi ka kërkuar që të thërritet në seancë plenare Holta Zaçaj, ose në komisionin e Ligjeve dhe të deklarojë se kush po i bën presion, referuar deklaratës së saj për mediat.

       
    • VIDEO

      Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare

      Gjatë prezantimit në Kuvend të projektligjit “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”, Malaj u shpreh se pr/ligji parashikon rishikimin e kuotave për sa i përket Bordit të Guvernatorëve të FMN-së, institucion ku Shqipëria bën pjesë me të drejta të plota.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv