-
VIDEO
Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës
“Buxheti i solidaritetit”, kështu e ka cilësuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025
-
VIDEO
Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Report Tv zbardh axhendën
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbardh axhendën e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Burime për Report Tv bënë me dije ditën e djeshme se mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.
Në total do të mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.
-
VIDEO
Berisha vijon fushatën e baltosjes ndaj Dumanit, përdor IA për denigrimin e figurës së tij! Demokratët e kryqëzojnë, Açka: Distancohuni
Kryetari i PD-së ka ndërmarrë këto një fushatë të paprecedentë baltosjeje, denigrimi dhe sulmi verbal ndaj kreut të SPAK,Altin Dumani. Çdo ditë e më tepër po rritet alarmi për përdorimin e Inteligjencës Artificiale me qëllim mashtrimin e votuesve. Deputetja demokrate Flutura Açka thirrje demokratëve të distancohen
-
VIDEO
Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe, modernizojmë transportortin urban në Tiranë
Në vitin 2025, Bashkia e Tiranës do të përfundojë disa investime të mëdha të nisura përgjatë këtij mandati. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një dëgjesë për buxhetin e vitit të ardhshëm, deklaroi se brenda pranverës do të përfundojë terminali verior, ndërkohë që me mbarimin e punimeve në Unazën e Madhe, Bashkia e Tiranës do të nisë nyjet lidhëse me lagjet që preken nga ky investim. Ai theksoi se në këtë mandat të tretë, Bashkia e Tiranës do të bëjë investimet më të mëdha në ujësjellës.
“Terminali Verior mbaron në pranverë, është investimi më i shpejtë për këtë vit. Pastaj vazhdojmë me historinë e stacioneve të reja të autobusit dhe Unazën e Madhe, e cila mbaron këtë fundvit, ku bashkia do të bëjë nyjet lidhëse me lagjet. Me këtë buxhet do të kemi investimet më të mëdha në Ujësjellës. Mezi pres të inaugurojmë impiantin e Bovillës, pas gjithë problematikat që kemi pasur, lidhur me sistemin e filtrimit, i cili për herë të parë e ka dyfishuar ujin që vjen i filtruar në Tiranë”, deklaroi Veliaj.
Duke u ndalur te transporti urban, ai nënvizoi se ka nisur modifikimi i të gjitha stacioneve të autobusëve, ku do të vendosen tabelat elektronike me oraret e sakta të lëvizjes. Veliaj tha se do të synohet se tre linjat kryesore që operojnë në kryeqytet do të kenë një flotë totalisht elektrike.
-
VIDEO
Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel
Bashkimi Evropian ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme, duke konfirmuar mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Negociatat do hapen për Kapitullin 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.
-
VIDEO
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.
-
VIDEO
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
Bashkimi Evropian do të na paguajë 920 milionë euro nëse përmbushim me sukses detyrat e lëna nga negociatat për çështjet themelore, që janë në grupkapitullin e parë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se vetëm në vitin 2025, nëse arrihen objektivat, buxheti i shtetit do të përfitojë 87 milionë euro.
-
VIDEO
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës.
-
VIDEO
Buxheti për 2025, Veliaj: Transport falas për të gjithë pensionistët në Tiranë, ja si do bëhet regjistrimi për abonenë
Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2025 do të ketë në fokus shpërblimin mujor për çdo pensionist, i cili vjen në formën e abonesë së përgjithshme falas
-
VIDEO
Konflikti në Kushtetuese/ Berisha mbron Holta Zaçajn, sulmon kryetarin e Gjykatës së Lartë: Narkoshtet
Kreu i PD Sali Berisha ka marrë në mbrojtje kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Ai tha se Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, shkeli ligjin kur nisi procedurat për ta zëvendësuar Zaçajn.
Berisha e konsideroi drejtësi bandash dhe narkoshtet.
'Ku shkruhet që Gjykata e Lartë shpall vakancën e Gjykatës Kushtetuese. Është si me thënë, Apeli shpall vakancën e Gjykatës së Lartë. Kjo është drejtësi, çfarë ti thuash, bande. Sadushi, se ku është problemi, problemi është i fortë. Zonjës në fjalë i mbaron mandati në 31 dhjetor, ajo e ka shprehur këtë dhe normalisht Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë vakancën se ja ka lënë ligji. E shpall Sadushi, kryetar i KED-së, dëgjojeni pak se është e bukur, kryetari KED-it. KED-i është institucioni kushtetues që i propozon, pasi i shqyrton kandidaturat, Gjykatës së Lartë.
Sadushi nga njëri funksion duhet të japë dorëheqjen. Por ku e le Xhafaj me dhënë dorëheqjen. Ai do me çdo kusht dhe thotë, jo, skadon në Mars, në mënyrë që ti kapë vetë ai të 3 kandidaturat. Ajo skadon në 31 dhjetor dhe kjo e ka në rregull. Viti nuk mbaron në mars, por në 31 dhjetor. Është një zhvillim tipik i narkoshtetit, ku Sadushi i propozon Sadushit dhe nuk besoj se ka nevojë për koment tjetër. Sadushi i KED-së i propozon Sadushit të Gjykatës së Lartë. Kjo është drejtësia e Xhorxh Sorosit. Narkodrejtësia', tha ai.
-
VIDEO
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
Partia Demokratike i kërkon Kuvendit rivotim dhe të përcjellë për gjykim në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Gazmend Bardhi i dërgoi një letër Spiropalit dhe ambasadorëve, por Kryetarja e Kuvendit një ditë më parë i mbylli derën, kur tha se Parlamenti nuk ka më gjë për të bërë mbi këtë çështje.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv, Mentor Kikia: Shqiptarët nuk janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia
Sondazhi i Report Tv i paraqitur mbrëmjen e djeshme theksoi edhe një herë se PS është drejt mandatit të katërt, teksa pëlqyeshmëria për liderin e PD-së Berisha ishte në rënie. Për më shumë foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ analisti Mentor Kikia.