-
VIDEO
Dashnor Sula: Bëni para me të sëmurët, do ju dënojë historia! Ministri i Financave: Kemi shqyrtuar amendamentet e PD, propozoni buxhet piramidal
Deputeti demokrat, Dashnor Sula është përfshirë në një debat me ministrin e Financave Petrit Malaj.
-
VIDEO
Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për profesor Repishtin, Balla e 'shigjeton': Fyerje, vite më parë e akuzove si spiun të Sigurimit
Kuvendi sot ka pasur momentet e tij pikante, ku nuk munguan akuzat mes palëve, teksa diskutohet pr/buxheti 2025 nen për nen.
-
VIDEO
Buxheti 2025 në Parlament/ Deputeti Frrok Gjini ‘zapton’ foltoren, Spiropali: Edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë?!
Seanca plenare në Parlament ditën e sotme ka qenë e qetë përgjithësisht, por nuk kanë munguar akuzat teksa kalohej nen për nen Buxheti 2025 dhe u rrëzuan amendamentet e propozuara nga partitë opozitare.
-
VIDEO
Çohet për gjykim deputeti i PD, Asllan Dogjani! SPAK: Bleu apartament 122 mijë € cash, por deklaroi se e shleu me konsulencë! Kontratë fiktive për të justifikuar paratë
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq dosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Deputeti paraqiti kontratë fiktive kur deklaroi se apartamentin 128m2 e kishte marrë për konsulenca juridike, teksa në të vërtetë e kishte paguar 122 mijë euro cash.
-
VIDEO
Buxheti 2025/ Ministri Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë, ju ja dhatë këstin e parë gjysma-gjysma
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë diskutimit në Kuvend të amendamenteve për projektbuxhetin 2025, Manja theksoi se fondi për kompensimin e ish-të përndjekurve në vitin 2024 ishte 1.2 miliardë lekë, ndërsa në buxhetin e viti 2025 është 1.4 miliardë lekë, ose 17% me rritje.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve! Duro: Do qëndroj në detyrë
Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve.
-
VIDEO
Rrëzohen dy amendamentet e Bardhit! Kreu i grupit të PD akuza Ballukut: Me një të rënë të lapsit shtove 50 mln euro te tuneli i Llogarasë
Me votat e PS u rrëzua edhe dy amendamentet e Gazment Bardhit të propozuara për ndryshime në buxhetin 2025. Bardhi akuzoi qeverinë se kanë lënë në harresë pensionistët.
Ai u ndal edhe në akuza për zv.kryeministren Balluku për të cilën tha se se me një të rënë të lapsit shtuan 50 mln euro për tunelin e Llogarasë, që sipas tij do të mjaftonin për të rritur pensionet.
"Ju i thoni pensionistëve që s’ka nevojë për minimum jetik, por harroni që keni ndryshuar listën dhe keni zvogëluar listën e barnave të rimbursueshme. A kemi guxim të sqaroni kush ju ka detyruar të ndryshoni listën e barnave të rimbursueshme. Jo se u ka detyruar Rama që të favorizojë një aleat të vetin politik. Ju thoni në Kuvend se ti sigurosh pensionistet një minimum jetik 200 mijë lek të vjetra është lëmoshë. Do të mjaftonin 50 mln euro që u shtuan me një të rënë lapsit në tunelin e Llogarasë për të siguruar rritjen e pensioneve që mos të kemi indeksim 1 deri në 1.5% gjatë, por për një rritje 20 apo 30% për të nisur shkallë-shkallë rritjen reale të pensioneve. Ju këtë e quani lëmoshë se për ju paratë e qytetarëve që shkojnë për të ndihmuar qytetarët, nuk shkojnë dot për interesin e qytetarëve, do duhet të shkojnë në xhepat tuaj. Kjo është filozofia se si ju qeverisni. Filozofia juaj është mashtrim", tha Bardhi.
Dy amendamentet e Bardhit dhe votimet
Amendamenti 1: Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke)! 38 pro 0 abstenim 68 vota kundër
Amendamenti 2: Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët! 37 pro 0 abstenim 69 kundër
-
VIDEO
Akuzat e Bardhit për lidhje me Suel Çelën, kreu i PD: Ishin deklarata politike! Dumani fle dosjet e krimit, kreu i bandave në Shqipëri është Rama
Sali Berisha në një prononcim për media, pasi doli nga seanca në Kuvend, është pyetur lidhur me deklarata e Gazment Bardhit, i cili vite më parë e akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën. Berisha i cilësoi këto si deklarata politike.
‘Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i din’, tha ai.
-
VIDEO
Berisha rikthehet në Kuvend: Rama mendoi se do eliminonte opozitën! PS: Koha jote ka perënduar, mban peng PD
Pas 11 muajsh në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend. Berisha u ul në Kuvend krah Flamur Nokës, ndërsa gjatë fjalës së tij akuzoi Ramën se donte të eliminionte opozitën.
-
VIDEO
'E kishe shansin Sali 8 vjet', Eduart Shalsi- Berishës: Koha jote ka perënduar, mban peng popullin opozitar! Le një mal me borxhe kur ike nga qeveria
Deputeti i PS Eduard Shalsi, teksa mori fjalën e tij pas kreut të PD Sali Berisha, u shpreh se koha e këtij të fundit ka perënduar.
Ai tha se Berisha është duke mbajtur peng popullin opozitar.
‘Berisha i kishte të gjitha mundësit që të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte rrugën dikujt prej jush. Unë e di se ca mendon për Berishën pjesa më e madhe prej jush. Berishja është një rudiment politikë dhe ky rikthim është konfirmim i dështimit të tij politikë. E humbe shansin Sali dhe e kuptojë dhe marazin dhe pikëllimin çdo të thotë në moshën tënde që të ballafaqohesh me disa të vërteta që as i kishe menduar. Jeni të zgjuar për të kuptuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. Saliu la një mal me borxhe ndaj shtresave në nevojë. Më vjen keq që duartrokisni për rikthimin e tij, por lidershipi ka disa kualitete dhe një nga ato është që do kurajë dhe ato që mendon ti përputhësh me ato që bënë dhe ato që thua. Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar, s’je më përfaqësues i tyre. Mbetesh tashmë një rudiment politikë’, tha ai.
-
VIDEO
Berisha: Unë erdha, Rama mendoi se realizoi ëndrrën që të mos më shihte më në Kuvend
Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthyer në Kuvend mbajti fjalën, ndërsa u ndal tek masa e tij arrest në shtëpi për rreth 11 muaj. Berisha tha se Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij për të mos e parë në Kuvend. Ndërkohë, që gjatë fjalës së tij foli edhe për vrasjen e 14-vjeçarit Martin cani si edhe buxhetin 2025 që pritet të votohet sot.
Unë erdha ju e dini vetë. E shoh çehren që u ka rënë po ja bëtë vetes dhe ju qofshi. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që mos të shihte më në sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij të Shqipërisë pa opozitë. Me një vendim që zgjati gjithsej 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narko diktatorin dhe shumë prej jush. Votuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor, në dhjetor të 1946, Hoxha vendosi të eliminojë opozitën. Rama për të kujtuar nderimin e tij zgjodhi dhjetorin, për të larguar Berishën nga Kuvendi, për ta arrestuar pa asnjë provë, fakt apo dokument. I bërë llogaritë të gabuara sepse nuk ishte viti ’46. Është e vërtetë se ju për fatkeqësinë e kombit amerikan, kishit mbështetjen e tyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së atij kombi dhe ndiqnin axhendën e George Soros, këtij armiku të egër të popullit amerikan. Sot ja ku ja, vi këtu me mesazhin e fitores, vi këtu fitimtar. Rama nxin aty si Edi Metemorfoza, nxin si banor i bodrumeve më të zeza të mafies shqiptare, nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar, si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra. Nxin se në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, kontrolluar vullnetin politik të shqiptarëve njësoj si etërit e tij.
Sot ju përfaqësoni ata që vrasin 14-vjeçarin dhe që nuk ngrihen për ta nderuar me 1 minutë heshtje shpirtin e tij të pafajshëm. Sot ju përfaqësoni oficerin e paguar si sajneprist për të ekzekutuar biznesmenin. Ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë 13 km në 14 kontrata. Ju përfaqësoni njerëzit që paraqisni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë, për 800 mijë pensionistë. Në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 50 apo 70 pensione.
-
VIDEO
Gjylameti prezanton projektbuxhetin 2025: Shtohen shpenzimet për institucionet e drejtësisë
Deputetja e PS Blerina Gjylameti në Kuvend ditën e sotme, prezantoi projektbuxhetin 2025. Deputetja e PS, bëri me dije se projektbuxheti i vitit 2025, është diskutuar në komisionin e Ekonomisë dhe financave, ku u diskutua edhe lidhur me skemën e pensioneve.
Gjylamenti tha se në projektbuxhet janë shtuar shpenzimet për institucionet e drejtësisë.
‘Në komisionin për ekonominë dhe financat është diskutuar për buxhetin 2025 dhe pas miratimin në parim janë diskutuar të gjitha nenet e projektbuxhetit dhe raportet nga komisionet e tjera për dhënë mendimi dhe kanë sjell raportet përkatëse. Komisioni i ekonomisë dhe financave sikurse ishte skema e pensioneve. Në këtë dëgjesë janë analizuar sigurimi shoqëror i detyrueshëm dhe element mbi të cilët u diskutua ishte përmirësimi i skemave aktuale dhe futjen në skemë të përfitimeve suplementare. U diskutua elemnet që lidhen me 2024 për ecurinë e kryerjes së pagesave të përfituresve. Mbështetur në këto analiza u paraqitën propozimet lidhur me institucionet që duhet që të kenë rritje të buxhetit. Komisioni për ekonominë shprehu dakordësinë për propozimet. Janë shtuar shpenzimet për institucionet e drejtësisë. Në sturkturën e posaçme shtohen 200 milionë lekë shpenzime', tha ajo.