-
VIDEO
Berisha kthehet në Kuvend, ‘bën bashkë’ PS e PD! 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit
Sali Berisha është kthyer në Kuvend pasi GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi, ndërsa kërkoi 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit. Edhe PS dhe PD ranë dakord me propozimin.
Sali Berisha: Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktuarës barbarinë dhe torturat me çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ishte një ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe migracionin tonë, fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtaren dhe interesin kombëtar. Ai një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit Amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto ftoj Kuvendin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me 1 minutë heshtje.
Elisa Spiropali: Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë antikomuniste me vlera të larta mbajmë këtë minutë heshtje në nderim të tij.
-
VIDEO
A do PLASË mes Kosovës e Serbisë, zbulohet SKENARI tronditës në studio. Detaje EKSKLUZIVE
Ministri Xhelal Sveçla deklaroi në '5 Pyetjet nga Babaramo', se Kosova ka stabilizuar situatën pas sulmit terrorist duke rikthyer furnizimin me ujë dhe garantuar energjinë elektrike. Ai akuzoi Serbinë për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste si "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut". Sveçla theksoi angazhimin e institucioneve kosovare për të parandaluar sulme të tjera dhe bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë për hetime të thella.
-
VIDEO
Hajnaj: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, BKH një nga sukseset e reformës në drejtësi
Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha sot se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me një qasje gjithëpërfshirëse.
E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Hajnaj tha se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Ajo tha se ky fenomen duhet luftuar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, të përditshme dhe me bashkëpunimin me institucionet brenda e jashtë vendit.
“Korrupsioni godet sundimin e ligjit dhe dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, shkatërron shoqërinë dhe çon drejt fenomeneve të rrezikshme, prandaj ne duhet ta ndalim. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar një shtet ligjor, që trajton të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe vullneti ynë për të ndërtuar shtetin e së drejtës është realitet”, tha Hajnaj.
-
VIDEO
Dumani: Ne nuk presim vetëm kallëzimet, puna jonë proaktive! Kemi paraqitur kërkesën që të rritet pragu 500 euro! Të fokusohemi tek çështjen e ndjeshme
Kreu i SPAK, Altin Dumani mbajti fjalën e tij në parlament, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës. Dumani theksoi se puna e institucionet që drejton nuk konsiston vetëm në pritjen e kallëzimeve, por ka qenë një punë proaktivë për vënien para përgjegjësis të kujtdo.
-
VIDEO
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
Tabaku theksoi se deri më tani, i vetmi kriter i përmbushur është ai gjeostrategjik, ndërsa kriteret e tjera mbeten të papërmbushura dhe kërkojnë një analizë të thellë dhe një diskutim publik gjithëpërfshirës.
-
VIDEO
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, diskutohet për luftën ndaj korrupsionit! Dumani ‘zë vend në qeveri’
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”, është i pranishëm edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.
Ky u fundit është ulur në vendet e ministrave, ndërsa pritet të mbajë edhe një fjalim.
Lajm në përditësim...
-
VIDEO
'Nga 130 anije peshkimi që ka Shqipëria, 200 i kam unë', Luca 'thumbon' Lapajn: Shpifjet nga kandidatët e rinj më bënë që...
Biznesmeni i njohur, Gjergj Luca ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili është shprehur se sipërmarrësi është i priviligjuar dhe ka 200 anije, ndërkohë që të gjithë peshkatarët në Shqipëri kanë 130 anije.
-
VIDEO
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
Në një deklaratë për median kreu i grupit PD-së, Gazment Bardhi tha se vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro.
-
VIDEO
Buxheti 2025/ Pas heqjes së izolimit, Berisha kthehet të martën në Kuvend, ‘krah’ Bardhit! Do depozitojë 2 amendamente
Sali Berisha kthehet në Kuvend të martën, pas thuajse 1 viti mungesë, nën akuzë për dosjen "Partizani". Në seancën që diskutohet për buxhetin, Report Tv mëson se ai do të propozojë dy amendamente, duke kërkuar edhe votën e socialistëve. Rikthimi në parlament Berishën do ta gjejë në një tjetër karrige, më në qendër të sallës dhe më pranë Gazment Bardhit
-
VIDEO
Spahiu: Rama-Berisha duan që Parlamenti 2025 të ketë vetëm dy parti: PS-PD dhe të shkrihen partitë e tjera
'Rama dhe Berisha duan që Parlamenti 2025 të ketë vetëm dy parti, PS dhe PD dhe të shkrihen partitë e tjera’, kështu është shprehur ditën e sotme, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Kreshnik Spahiu.
-
VIDEO
Debati për TikTok dhe Snapchat/ 'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Brenda dhjetorit kamera në klasa! Do ndalojmë fare celularët në shkolla, kontroll për çdo gjë metalike
Për të rritur sigurinë në shkolla, kryeministri Edi Rama paralajmëroi monitorimin me skaner në shkolla për evidentimin e pajisjeve metalike, celularë, thika apo cdo lloj arme. Brenda dhjetorit tha shefi i qeverisë do të vihet në jetë projekti për kamera në çdo shkollë, përfshi edhe brenda klasave. Ndërsa në 2025-ën pritet të zbatohet një projekt për të bërë detyrat në shkollë.
-
VIDEO
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
Kryerja e votimit elektronik në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e ardhshme, e ka vendosur KQZ-në mes dy zjarreve. Nga njëra anë PS thotë se votimi elektronik në Tiranë është i domosdoshëm, sepse për nga numri i lartë i mandateve dhe listat e hapura me shumë emra kandidatësh, fleta e votimit do të jetë e komplikuar nëse mbetemi tek votimi tradicional me letër të printuar. PD nga ana tjetër bën thirrje që KQZ ta ndalë procesin, pasi kjo formë nuk gëzon besimin e opozitës.