• VIDEO

    PS kërkon faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale! Manja ngre zërin: Kemi votat e miratojmë brenda dhjetorit! Bardhi: Jeni kapur me presh në duar

    Ministri i Drejtësisë në foltoren e Kuvendit tha se maxhoranca I ka votat dhe mandatin do ta votoj

    Ulsi Manja: Ne si maxhorance kemi numrat dhe do I anulojmë këto gjoba. Një pjesë është ekzekutuar e një pjesë jo, sepse ishte e pamundur. Do ta bëjmë se kemi numrat dhe kemi mandatin për ta bërë këtë gjë. Dakor. Parlamenti do ta miratojë brenda dhjetorit.

    Gazment Bardhi: Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër.

  • VIDEO

    ‘Arrestuat të moshuarën për një kotec pulash’, Sula kundër pr.ligjit për faljen e gjobave për ndërtim pa leje: Keni futur të gjithë fshatarët në burg

    Me tone të ashpra kritikoi deputeti demokrat pr.ligjin e propozuar nga PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale. Dash Sula ktheu në vëmendje historinë e së moshuarës që u arrestua për kotec pulash pa leje në vitin 2022.

    “Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuar për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, tha Sula.

    SI.E./Shqiptarja.com

    •  
  • VIDEO

    PS propozon pr.ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, Balla: Të isha në opozitë do ngrija dy kartonë, jo një

    Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës pas një pr.ligji të propozuar nga ligjvënësit socialistë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale. Balla tha se po të ishte në opozitë do ngrinte dy kartonë dhe jo një, pasi është një pr.ligj që lidhet drejtpërsëdrejti me qytetarët.

    "Deputetë të PS, do ftoja edhe deputetë të PD që ta përmirësojnë draftin që do zhvillohet në Komisione. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit, është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, se e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Njohja me draftin bëhet në Komisione. Kur të shkoni në Komisione, ju e doni para dhe do ta merrni para. S’ka asnjë shkelje të rregullores. Ju jeni kundër kësaj nisme, do shpreheni pas dy javësh, por sa i përket procedurës është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartonë jo një, se në fund të fundit kjo është diçka që lidhet me qytetarët", tha Balla. 

  • VIDEO

    ‘Na jepni mjekim se po pësojmë goditje zemre’, Nallbati debat në Kuvend për pr.ligjin për faljen e gjobave: Keni 12 vite që masakroni njerëzit, tani u bëtë të dhembshur

    Tensione në sallën e Kuvendit. Opozita bllokoi foltoren, pasi kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën për procedurë deputetit Bledion Nallbati. Ky i fundit ngriti tonet për kërkesën e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Nallbati tha se ligji u erdhi me SMS, ndërsa akuzoi mazhorancën se në 12 vite ka masakruar njerëzit duke arrestuar hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, ndërkohë që legalizojnë kulla pa leje në mes të Tiranës.

    Bledion Nallbati: U duk ashiqare që ato fletët e bardha paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe s’kishte asnjë projektligj. Ju s’mund të talleni, u vijnë ligje me sms dhe na i prezantoni në minutë të fundit. Pse si bëjmë ndryshe, i votojmë sot dhe i shqyrtojmë javës tjetër. S’ka problem e bëjmë edhe këtë se ky Parlament nuk është se ka ndonjë rol tjetër.

    Elisa Spiropali: Nëse doni të kapeni me faljen e gjobave, kapuni, por nuk besoj se u bën nder. Nuk është procedurë.

    Bledion Nallbati: Fjalën ma dhe mua apo vetes.

    (Nallbati bllokon Foltoren, Garda në gatishmëri)

    Bledion Nallbati: E ke ves të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë. A ka mundësi të mos i ndërhysh më deputetëve në fjalën e vet. Nuk i mëson ti se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin, ju që keni 12 vite që i masakroni njerëzit, nuk guxoni ti ndalni ata që ndërtojnë pallate e kulla në mes të Tiranës, ua legalizoni ndërtimet pa leje. Kemi 12 vjet që arrestoni hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, tani vutë zemrën dhe u bëtë të dhimbsen. Na jepni ndonjë mjekim se po pësojmë ndonjë goditje zemre nga dhembshuria e madhe e këtyre që masakrojnë njerëzit.

  • VIDEO

    PS propozon ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje, kërkon ta kalojë me procedurë të përshpejtuar, debat në kuvend

    Partia Socialiste propozon ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje dhe kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar    

  • VIDEO

    Vrasja e 14-vjeçarit/ Zhupa akuza: Duan të përndjekin mediat që nuk çojnë ujë të qeveria! Braçe: Ti duhet të hetohesh për dezinformim

    Një deklaratë e bërë një ditë më parë nga kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka nxitur debate në Kuvend me deputeten demokrate Ina Zhupa. Një ditë më parë, Braçe tha se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është rast tipik dezinformimi politik dhe kërkoi hetim edhe në këtë aspekt. Por, kjo nga opozita u interpretua si një përpjekje e Komisionit për të kontrolluar mediat, ku deputetja Ina Zhupa tha se u kërkua ndjekje penale për gazetarët.

    Por, Braçe hodhi poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. E madje, Zhupën e akuzoi si një dezinformuese të këtij rasti.

    Ina Zhupa: Mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin. Mbylleni komisionin e dezinformimit. Del kryetari i komisionit dhe thotë të ndiqen penalisht gazetarët.

    Erion Braçe: Si mundet ta lë pa replikë kur kjo mediat i di rubinet. Dëgjojeni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Media që nuk çojnë ujë të qeveria. Uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media.

    Në asnjë sekondë, në asnjë moment, të mbledhjes së djeshme të komisionit, të asaj që unë kam thënë para mediave nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimit, të mbahen përgjegjës të gjithë autorë. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë. Është e qartë që unë se kam thënë atë, që është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse.

  • VIDEO

    Kuvendi përshëndet futjen e ‘K'cimit të Tropojës’ në UNESCO, duartrokitje nga PS e PD

    “K’cimi i Tropojës”, është bërë zyrtarisht më 3 dhjetor pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

    Lidhur me këtë teksa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës në një moment të gjithë deputetët pa përjashtim - PD e PS kanë duartrokitur në shenjë respekti për këtë kërcim.

    “K'cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.

  • VIDEO

    Debate në Kuvend/ Bardhi akuza Spiropalit: Jemi shpallur armiq të popullit, i ke dhënë vetëm grupit të PS draftin e Komisionit të Venecias për Xhaçkën

    Me debate ka nisur seanca plenare në Kuvend, pasi kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren Elisa Spiropali se i ka shpërndarë vetëm mazhorancës draftin e Komisionit të Venecias për çështjen Xhaçka. Madje, Bardhi akuzoi Spiropalin se ka krijuar delegacionin që do përfaqësojnë Shqipërinë në Komisionin e Venecias vetëm me deputetë të PS.

    Por, kryeparlamentarja Spiropali thotë se mazhoranca nuk e ka draftin dhe se ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi tha se nuk e kanë draftin dhe iu bashkëngjit kërkesës që t’u vihet në dispozicion sapo të bëhet publik.

  • VIDEO

    Sot Kuvend/ PD interpelancë me ministren Manastirliu për vrasjen e 14-vjeçarit

    Në rend dite është parashikuar një interpelancë e kërkuar nga PD me ministren Ogerta Manastirliu, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

  • VIDEO

    Bashkia Lezhë fal tarifën e shërbimeve, përfitues të gjithë ata që do paguajnë taksat e tjera vendore të prapambetura dhe të këtij viti

    Bashkia Lezhë do të falë të gjitha detyrimet a prapambetura të tarifës së shërbimeve publike të para vitit 2024 për të gjitha bizneset, familjaret dhe institucionet të cilat do të paguajnë taksat e tjera vendore për periudhën e kaluar dhe të këtij viti.

  • VIDEO

    Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Betejën morale e kanë fituar!

    Kodi zgjedhor i dakordësuar mes PS dhe PD është sfiduar nga partitë e vogla në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e ndryshimeve.Në 'Repolitix' u theksua rëndësia e garantimit të pluralizmit dhe kritikuan listat e mbyllura si një pengesë për transparencën dhe barazinë e votës.

    • VIDEO

      Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

      Rezart Kthupi theksoi në 'Repolitix' se një pol i tretë politik do të kërkonte bashkimin e aktorëve që ndajnë parime të ngjashme dhe synojnë të sfidojnë bipartizanizmin e vendosur pas 2025.

      Ai shtoi se ky sistem synon të ruajë dominimin e dy partive kryesore, ndërsa një pol i tretë ose edhe një i katërt do të ishte optimal për t’i dhënë vendit më shumë pluralizëm dhe sinergji idesh. Kthupi kritikoi edhe PS dhe PD për mospërputhje në çështje thelbësore

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv