-
VIDEO
SHERR në emision/ Të SHARA mes Dhulit e Shabanit. SKENARI që TRONDIT PD-në e Berishës
Kodi zgjedhor i dakordësuar mes PS dhe PD është sfiduar nga partitë e vogla në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e ndryshimeve.Në 'Repolitix' u theksua rëndësia e garantimit të pluralizmit dhe kritikuan listat e mbyllura si një pengesë për transparencën dhe barazinë e votës.
-
VIDEO
Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Prioritet anëtarësimi i Kosovës, ndihmë Ukrainës dhe mbrojtje kolektive në zonën euroatlantike
Tiranë- Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë. Në përfundim të tij, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mbajti një konferencë për shtyp bashkë me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë, Celeste Wallander. Ata dhanë një deklaratë të përbashkët, në përfundim të ministrierialit SHBA-Karta e Adriatikut.
Ministri Vengu në fjalën e tij falënderoi SHBA-të dhe vendet anëtare të Kartës, kolegë të pranishëm, për bashkëpunimin në fushat ushtarake dhe të sigurisë, me qëllim paqen dhe prosperitetin në rajon.
Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare dhe vëzhguese të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatiku (A-5) u mblodhën në Tiranë, për të diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, që shtrohen në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ky ministerial u bashkëdrejtua nga ministri Vengu dhe ndihmëssekretarja amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.
-
VIDEO
Listat e mbyllura/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullim, Shehi: PS e PD ngritën gardh, kundërshtarët e kanë të pamundur të konkurojnë politikisht
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullim të zbatimit të neneve 67 dhe 163 të Kodit të ri Zgjedhor, të kërkuar nga partitë e vogla dhe Lulzim Basha e 3 deputetë. Ata kërkojnë të shfuqizohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Shehi: Të gjithë ligjet janë të kushtetueshme, por a janë të moralshme?
-
VIDEO
Berisha: Rastin e Ilir Metës e çojmë në Hagë, ishte torturë çnjerëzore
Ish-kryeministri Sali Berisha mori në mbrojtje deputetin demokrat Asllan Dogjani, të marrë të pandehur nga SPAK për deklarim të rremë pasurisë. Proces politik e quan kryetari i PD, ndërsa në veçanti u ndal edhe tek rasti i Ervin Salianjit dhe Ilir Metës.
-
VIDEO
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
Erion Braçe thotë se duhen ndryshime ligjore para zgjedhjeve të pranverës për të adresuar problematika si dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, pasi rrezikojnë procesin zgjedhor. Në Komisionin e Dezinformimit foli edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili konfirmoi ndikimin rus në vendin tonë përmes portaleve online.
-
VIDEO
U çua për gjykim për banesën e blerë 122 mijë € cash, Dogjani sulmon SPAK: Pse nuk heton vilat e Ramës dhe qeverisë? Ndjekje politike e dirigjuar nga PS
Një ditë pasi SPAK e çoi për gjykim nën akuzën për deklarim të rremë të pasurisë, deputeti demokrat Asllan Dogjani gjithçka e quan politike dhe të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Braçe: Nëse dezinformimi online nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat theksoi se nëse nuk adresohen boshllëqet ligjore për dezinformimin në internet, mund të ketë ndikim në zgjedhje.
Braçe përmendi rastin e Rumanisë, ku ka pasur akuza për ndikim në zgjedhjet e mbajtura ditë më parë. Braçe thotë se do ketë probleme sidomos në asketin e financimit të fushatave të partive politike.
“Pas çdo seancë dëgjimore, kam thënë atë që figuron si fakt. Psh pasi referoi në komision Autoriteti Kombëtar i Komuniteteve Elektronike, u evidentua se ka boshllëk ligjor që ky aktivitet të merret me mbylljen e këtyre adresave. Komisioni funksionon mbi bazën e një plani pune, që është publik. Pa u përmbyllur seanca dëgjimore, s’mund të kalonim në adresim të problematikës. Nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve do ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, vijoi Braçe.
-
VIDEO
Portale me origjinë ruse në gjuhën shqipe, Braçe: Kemi boshllëk ligjor për të reaguar, e vështirë për të zbuluar kush qëndron pas tyre
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat sqaroi sot se kanë përfunduar dëgjesa publike me institucionet dhe puna do të vijojë me grupet e ekspertëve dhe deputetët. Ndërkohë, Braçe ngre problematikën e boshllëkut ligjor që nuk u lejon institucioneve të reagojnë në rastet e dezinformimit.
Braçe u ndal edhe tek deklarata e ministrit të Brendshëm se dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe. Braçe tha se është e vështirë për të identifikuar se kush qëndron pas këtyre portaleve.
Jemi zbuluar, është shqetësim i madh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë në boshllëk të plotë ligjor për të vepruar për ndërhyrjet e huaja që predorin dezinformimin për të goditur institucionet apo për të krijuar ndarje të qartë në shoqëri. S’ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste.
E dyta, ka krijuar një problem të madh informaliteti veçanërisht në adresat e përdorura në rrjetet sociale dhe internet. Adresa që funksionojnë si ofrues shërbimi mediatik, të lajmeve, apo mungesa të identifikimit të drejtuesve të atyre që janë vërtetë media e që janë portale. Shumë e vështirë në rastin e dezinformimit për ti identifikuar se kush është pas këtyre portaleve. Jemi në dijeni të qartë të portaleve në gjuhën shqipe por që kanë origjinë Rusinë dhe vende të tjera keqdashëse. S’ka instrument që të adresojë problematikën e këtyre portaleve. S’ka instrument që të merret me portale që kanë origjinë ruse dhe që janë në gjuhën shqipe. Problemi i madh mbetet dezinformomi i brendshëm, nuk janë formale dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ata që thonë.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit, Braçe: Rast model dezinformimi me synim politik, janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat u ndal edhe tek vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Braçe tha se kjo ngjarje është një model tipik dezinformimi, që sipas tij po vazhdon ende. Për qëllime politike, Braçe thotë se janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH. Për gazetarët, Braçe tha se Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit.
“Ngjarja në Tiranë pranë një shkolle ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Prokuroria po bën çfarë është e mundur për ti shkuar në fund krimit. Nisur nga informacionet që u ndanë i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi. Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve”, tha Braçe.
Nëse boshllëku ligjor për reagimin ndaj dezinformimit nuk përmbushet para zgjedhjeve, Braçe thotë se do ketë probleme sidomos në asketin e financimit të fushatave të partive politike.
“Nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve do ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, vijoi Braçe.
-
VIDEO
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, e shpërndan përmes ‘satelitëve’! Dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Dezinforimit u ndal te rreziqet që paraqesin kërcënimet hibride dhe veçanërisht ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Hoxha e cilësoi përhapjen e kërcënimeve hibride si një sfidë serioze për sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik. Si vend anëtar i NATO-s, ministri i Brendshëm thotë se Shqipëria ka prioritet madhor aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride.
-
VIDEO
'Repolitix'/ Logu: Rikthimi i Berishës nuk mjafton për ta bërë PD-në alternativë qeverisëse
Sipas Besart Logut, PD-ja dhe Berisha nuk kanë më monopolin e të qenit opozita e vetme në vend. Në parti ekzistojnë fraksione dhe individë që nuk ndihen të përfaqësuar nga Berisha dhe qasja e tij.
Logu kritikoi në 'Repolitix' diskutimet e fokusuara vetëm te Berisha dhe PD-ja, duke theksuar se kjo qasje pengon hapësirën për figura të reja dhe ide të reja brenda opozitës.
Ai vuri në dukje se një retorikë e tillë, për shembull ndaj kundërshtarëve politikë, është e dëmshme dhe kufizon potencialin e partisë për t'u transformuar në një alternativë të vërtetë qeverisëse.
-
VIDEO
Endri Tafani: Amendamentet e PD-së, politika të majta dhe populiste! 25% e buxhetit të shtetit shkon për pensionet, dyfishimi do ishte katastrofë
Politologu Endri Tafani në “Repolitix” kritikoi qasjen e PD-së ndaj amendamenteve buxhetore, duke i quajtur të papërgatitura dhe me natyrë të majtë, që bie ndesh me ideologjinë e një partie të djathtë.
Ai theksoi se mungesa e një diskutimi paraprak dhe qasja populiste krijon probleme strukturore, duke përmendur se rritja e buxhetit për pensionet pa një plan të qëndrueshëm ekonomik është katastrofike.
Tafani theksoi se përmirësimi duhet të vijë nga rritja e të ardhurave dhe jo nga masa të pamenduara që mund të dëmtojnë sektorë të tjerë si arsimi dhe shëndetësia.