-
VIDEO
Rinis Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, 12 orë të njëjtat debate mes PD e PS! Beqaj ende në Kuvend
Pas një pushimi, mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka nisur sërish. Prej 12 orësh PD e PS vijojnë me të njëjtat debate. Opozita kërkon në komision dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.
“Jemi të prerë, të qartë që do zbatojmë vetëm interesin publik. Jo 11 orë e 12 orë, po aq kohë sa të jetë e nevojshme për ta kthyer këtë komision në ligjshmëri. Edi Rama ka ardhur në këtë sallë dhe ka dhënë llogari, është përgjigjur edhe duke u shmangur, për aferën e inceneratorëve”, tha deputetja Ina Zhupa.
Ndërkohë, dëshmia e Ilir Beqajt ka mbetur peng.
-
VIDEO
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, PD ‘monolog’, socialistët asnjë fjalë! Dhori: S’jeni këtu për të mbajtur kokat në telefona
Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë u ndërpre për një pushim. Prej një ore deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë marrë fjalën në Komision.
Ndërkohë, deputetët e PD vijuan të mbajnë fjalime secili me radhë. Madje në një moment, deputetja Ilda Dhori u tha kolegëve të mazhorancës që të lënë telefonat pasi nuk janë në komision për të qëndruar me kokë në telefona.
Albana Vokshi: Na thoni, a do e thërrasim Vilmën apo jo? Mos u bënë mbrojtës të krimit në Shëndetësi.
Ilda Dhori: Ku ndryshon Vilma Nushi nga Ilir Rrapaj. Serioziteti tyre është të mos përmendim Vilmën dhe Ramën dhe këta që janë të përzgjedhurit r shumicës për t’i mbrojtur. Të tjerët, kush u ka rrëshqitur nga duart, s’ka gjë se i kanë lëshuar. E sollët nga qelia nuk e patët problem, se ai ka rrëshqitur, por Vilmën do ta mbajë fort Rama, deri në fund. Mund t’i lini telefonat, paguheni për të qenë prezent në komision. Shërbimi ndaj komisionit nuk është të mbani kokat ulur në telefona.
-
VIDEO
Hetimori' i Shëndetësisë në 'udhëkryq'! Dëshmia e Ilir Beqajt peng 11 orë, përplasen PS e PD! S'ka konsensus për shtyrjen e afatit
Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë mbahet peng prej 11 orësh për shkak të tensioneve dhe debateve. PS dhe PD nuk gjetën konsensus as në Konferencën e Kryetarëve për të shtyrë afatin e komisionit, pasi opozita kërkon të pyeten Edi Rama dhe Vilma Nushi. Kërkesa kalon për votim nesër në senacë.
-
VIDEO
Hetimori në Shëndetësi në ‘udhëkryq’, Sako në ‘Repolitik’: Është kthyer në fushatë elektorale, palët e kanë lënë detyrën! Muça: PS ka luks që ka Vokshin kundërshtare
omisioni Hetimor i Shëndetësisë ka mbetur në një 'udhëkryq'. Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja në këtë komisionin ka mbetur sërish edhe sot peng i debateve mazhorancë-opozitë.
Lidhur me këtë u diskutua edhe mbrëmjen e sotme të emisionit ‘Repolitix’, në Report Tv, ku Pano Soko nga nisma ‘Thurje’, tha se komiësioni është kthyer në fushatë elektorale dhe se palët e kanë lënë detyrën që kanë.
‘Qëllimi i komisionit nuk është që të gjejë fajtorin, por të gjejë se ku ka ceduar shteti. Hetimi penal mbi përgjegjësit e Beqajt, Ramës dhe të tjerëve është organ tjetër, është prokuroria që i heton. Beqaj nuk kishte të drejtë që të kërkonte Poëerpoint. Unë kam qenë dëshmitar në këtë komision, para dy muajsh. Ti shkon në komision dhe i përgjigjesh pyetjeve. Ai tani nuk është më komision, është fushatë elektorale, palët e kanë lënë detyrën administrative. Rama dhe Nushi kanë të drejtë që të jenë. Po këta duhet që ta kishin nisur me ata. Nëse do të kishte pasur qëllim duhet të ishin thirrur në janar jo tani’, tha ai.
-
VIDEO
Vokshi te Hetimori i Shëndetësisë: PS skenar që ne të ikim dhe t’i japin mundësinë Beqajt të dëshmojë me power point për një orë
Opozita dhe mazhoranca nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre edhe pas 10 orësh debate në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Kryetarja Albana Vokshi akuzon PS se kanë bërë skenar që PD të ikë dhe më pas ata të pyesin Ilir Beqajn me power point dhe ta mbyllin për një orë.
Nga ana tjetër, nënkryetari i PS, Plarent Ndreca i tha se s’ka asnjë skenar, por kërkojnë që të vijojnë me rendin e ditës.
Albana Vokshi: Skenari është që ne të ikim dhe këto t’i japin mundësinë e power point, propagandës dhe ta mbyllin për një orë. E kuptoni se çfarë planesh ke bërë. Nuk na lodhni dot ne. Harrojini skenarët që i bën ti nuk të ecin këtu.
Plarent Ndreca: S’kemi qëllim t’iu lodhim, por ta mbyllim këtë komision. Të vijojmë me rendin e ditës. E keni shtyrë mbledhjen vetëm ju sot. Unë e shoh që ju s’doni ta mbyllni. Unë po u them e kemi shtyrë pafund këtë komision, kemi kohë mjaftueshëm për të mbyllure rendin e ditës. Ju se bëni dot, ne e bëjmë. Po u them hajde ta bëjmë bashkë. Ju po e sabotoni komisionin.
-
VIDEO
Dëshmia e Beqajt mbahet peng dy ditë me radhë, Vokshi: S’do e lëmë me kaq! Jemi Republikë bananesh, në Amerikë s’guxon njeri të mos paraqitet! Ndreca: S’e kemi thirrur Ramën
ër të dytën ditë me radhë, Ilir Beqaj u paraqit në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, por pyetja e tij po mbetet peng i debateve PD-PS.
Teksa Beqaj bënte ecejake në korridoret e Kuvendit, ish-kolegët e tij debatonin në Komision. Opozita kërkon dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.
Vokshi paralajmëroi se nuk do ta lenë me kaq derisa të zbardhet e vërteta.
“Ju jeni penguesit e komisionit hetimor parlamentar. Ju keni kryer vepër penale, dhe kushdo që nuk i është përgjigjur komisionit ka shkelur ligjin. Mos mendoni se do lemë këtu, mos mendoni se do heqim dorë nga e vërteta.
Mos mendoni që nuk do e zbardhim dhe nuk do i cojmë të gjithë aty ku duhet të jenë, Edi Rama i pari. Ai ka urdhëruar që ti binden kodit të mafies. Duke vazhduar te Ilir Beqaj, te Ogerta Manastriliu, Albana Koçiu etj”, tha Albana Vokshi.
Ndërkohë, nënkryetari socialist Plarent Ndreca thotë se komisioni nuk i ka thirrur Ramën dhe Nushin. Por, Vokshi thotë se janë thirrur nga opozita dhe këtu ua njeh Gjykata Kushtetuese.
Vokshi: Ne jemi republikë bananesh. Në Amerikë s’guxon njeri të mos paraqitet tek komisionet.
Ndreca: Edi Rama nuk është thirrur fare nga komisioni.
Vokshi: E kemi thirrur ne. Na e njeh Gjykata Kushtetuese.
-
VIDEO
‘Hetimori i Shëndetësisë’, PS kërkon të nisin me dëshminë e Ilir Beqajt! Vokshi: Rama u ka mbyllur gojën
Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. PS kërkon që të nisin me dëshminë e Ilir Beqajt, ndërkohë që Alvana Vokshi u thotë se Rama u ka mbyllur gojën.
Plarent Ndreca: Ajo që ne kërkojmë që nga ora 10 e 30 është vijimi i rendit të ditës. Këtë monolog mund ta vijoni, ne duam të vijojmë me rendin e ditës. Të thirret dëshmitari. Nëse doni të bëni monologë, vazhdoni me monologët tuaj, ne jemi tek rendi i ditës.
Albana Vokshi: Ua ka mbyllur gojën Edi Rama, nuk u le as të hapni gojën.
Plarent Ndreca: Sapo e hapa gojën dhe thash doni të vijoni me rendin e ditës. Kemi një rend dite të miratuar, keni gjithë ditën që e sabotoni.
Albana Vokshi: E keni sabotuar ju, jo ne.
Plarent Ndreca: Ne kërkojmë vijimin e rendit të ditës.
-
VIDEO
Buxheti 2025, Teliti në Report tv: Buxheti lë në baltë pensionistët dhe arsimin, ka rënie të investimeve publike! Eksperti i Ekonomisë: Viti më i mirë ekonomik që presim për Shqipërinë
‘Buxheti i vitit 2025 lë në baltë pensionistët dhe arsimin’. Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme, këshilltari i Çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti. Sipas tij, vihet re edhe një rënie e investimeve publike.
-
VIDEO
Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?
Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë nga 200 shtete të botës u mblodhën për dy ditë në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, aty ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
-
VIDEO
‘Non grata’ e Berishës nga SHBA, Halit Valteri në Report Tv: Ka filluar në administratën e Trump! Meta i vdekur politikisht! Toska: Po akuzohet hajdut pa fakte
Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Trump, mbështetësit e Berishës janë shfaqur entuziastë, pasi shpresojnë se liderit të tyre mund t’i hiqet ‘non-grata’. Lidhur me këtë ish-deputeti Halit Valteri u shpreh se ‘non grata’ e Berishës ka filluar që kur në pushtet ishte Donald Trump në mandatin e parë.
-
VIDEO
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dëshmia e Ilir Beqajt peng 8 orë, përplasen PS e PD! S'ka konsensus te Konferenca e Kryetarëve për shtyrjen e afatit, kërkesa e opozitës votohet nesër në seancë
Ndërpritet mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, PS ishte kundër. Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja mbahet peng prej 8 orësh për shkak të tensioneve dhe debateve. Opozita kërkon nga Konferenca e Kryetarëve shtyrjen e afatit të komisionit me qëllim që t'i thërrasë si dëshmitarë Edi Ramën dhe Vilma Nushin.
-
VIDEO
'Dezinformimi nga shtetet armiqësore!' Braçe: Në Kuvend ka ardhur një listë e gjatë e mediave online e tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion
Rreziku që vjen nga sulmet kibernetike dhe dezinformimi vijon të jetë shqetësimi kryesor i instucioneve si AKSH dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.Në komisionin e posaçëm të dezinformimit, Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj shpjegoi se si u përball Shqipëria me këto sulme, ndërsa vijon të mos jetë imune. Braçe