-
VIDEO
Deputetja e PD-së nxjerr foton e Edi Ramës me Vilma Nushin: Të vijnë të dëshmojnë! Ndreca: Na keni strapacuar 29 orë, ftojeni Beqajn të dëshmojë
Deputetja e PD-së Ilda Dhori nxori një foto të printuar në komisionin hetimor për sterilizimin. Në foto është Edi Rama me sipërmarrësen Vilma Nushi duke kërkuar që të dy të paraqiten në komision.
Nga ana tjetër kjo ka sjellë reagimin e socialistëve me nënkryetarin Plarent Ndreca që tha se u bënë 29 orë që Ilir Beqaj pret që të dëshmojë ndërsa opozita po strapacon këdo.
'Në keni strapacuiar 29 orë ne dhe mediat.'
-
VIDEO
Beqaj pret në korridor, ka sjellë me vete fotot e zmadhuara për deklaratën para Hetimorit të Shëndetësisë
Ish ministri Beqaj po pret në korridoret e Kuvendit momentin për të hyrë në komisionin hetimor të sterilizimit për të dëshmuar.
-
VIDEO
Deputetja Bilali ironizon opozitën: Ne marrim porosi në Surrel? Ne nuk shkojmë si Romeo poshtë ballkonit të marrim letra për t'i lexuar
Deputetja Edona Bilali iu përgjigj opozitës që thotë se socialistët shkojnë në Surrel për të marrë porositë lidhur me vijmin e Komisioneve hetimore. Bilali thotë me ironi se socialistët nuk shkojnë si demokratët poshtë ballkonit.
-
VIDEO
'Je gati të flijohesh bilogjikisht për Berishën', Petro Koçi debat me Vokshin: Aq shumë frikë e keni! 'Jam gati të përballem me të dhe me këdo'
Debate në Komisionin Hetimor për sterilizimin teksa pritet dëshmia e Ilir Beqajt. Petro Koçi në fjalën e tij u shpreh se kryetarja e këtij komisioni Vokshi është e gathsme të sakrifikohet për Berishën.
-
VIDEO
'O Mondi ti nuk i lyen vetullat, mos e dëgjo atë pjesë, deputeti socialist ironi me Spahon: Nëse do ishin veglat me ndryshk do ishin marrë infeksione në spitale
Vijuan debatet edhe sot në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Deputeti socialist Alban Xhelili ka bërë ironi me deputetët e opozitës duke i thënë Spahos se nuk i lyen vetullat, dhe sipas tij nuk janë të vërteta pretendimet e opozitës mbi disa foto të pajisjeve të ndryshkura në Maternitet.
-
VIDEO
Plarent Ndreca opozitës: Keni ardhur për agjendën tuaj politike! Tentativa juaj për të bërë me turp deputetët intimidim
Nënkryetari socialist i Hetimorit për Sterilizimin, Plarent Ndreca shprehet se opozita ka ardhur kot në komision, pasi kanë vetëm synim agjendën e tyre politike dhe të zbardhin të vërtetën.
-
VIDEO
'Sterilizimi/ 'Pa dëshminë e Edi Ramës nuk mbyllet ky komision', Spaho mazhorancës: Nuk ka pse të jeni kaq kokëfortë
Deputeti demokrat Edmond Spaho përsëriti në hetimorin e Sterilizimit edhe një herë kërkesën e opozitës për dëshminë e Edi Ramës në Komision.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse Trump s’do ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë të blerë nga Soros
Juristi Kreshnik Spahiu, në Repolitix teksa komentoi akuzat e opozitës se SPAK është e kapur nga qeveria, ai tha se SPAK nuk është i kapur nga qeveria, duke parë që deputet dhe ministra të PS janë në burg.
Ai ngriti pyetjen se nëse Trump s’do ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë opozita të blerë nga Soros.
‘Çdo veprim i SPAK tregon se SPAK nuk kontrollet nga kjo qeveri. Nëse Rama do të kontrollonte SPAK, Dako nuk do të dënohej me burg, sot shoku i tij i ngushtë nuk do të ishte me pranga në duar në komisionin hetimor. Sot jemi përballë një realiteti të ri. Këto veprime na çojnë në një konkluzion që retorika politike është e padrejtë ndaj akuzave që i bëhen SPAK. Nëse administrata e SPAK do të mbaj të njëjtin qëndrim në lidhje me SPAK ca do të thonë këta që u shit Trump. Unë e kam njohur Yuri Kim personalisht për ata që nuk e dinë Kim është dekretuar nga Trump dhe jo nga Biden. Ajo është një nga funksionaret më të larta të DASH’, tha ai.
-
VIDEO
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Caca në Repolitix: Retorikë e njëjtë, kërkon ti paraprijë një hetimi tjetër! Nesturi: Do të mbrojë imazhin e tij ndaj anëtarësisë
Kreu i PD Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, të cilin e ka cilësuar si një vegël të George Soros. Lidhur me këto sulme u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emision Repolitix në Report Tv.
-
VIDEO
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë
Komisioni Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check-up dështoi të marrë dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj i mbërritur në Kuvend nga qelia me pranga në duar. Për 9 orë me radhë PD dhe PS debatuan e ngritën tonet deri në ofendime pa gjetur gjuhën sesi duhet të flasë Beqaj i cili kërkoi dëshmi me vidoe e prova dhe opozitës që nuk e lejoi.
-
VIDEO
Beqaj me pranga në duar në Kuvend, Klosi: PD s’kishte interes ta lejonte të dëshmonte
Deputeti socialist, Blendi Klosi komenton në Report Tv paraqitjen e Beqajt në Kuvend me pranga në duar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. 9 orët e debatit nëse Beqaj duhet të dëshmonte apo jo me power point, Klosi i sheh si mungesë interesi nga ana e opozitës që Beqaj të dëshmonte.
“Aty është një shprehje e asaj që është ngritur për debatin për procedurat e sterilizimit dhe gjithë reformës që është marrë në Shëndetësi. Nuk kishin interes PD ta lejonte të shpreheshin argumentet e Beqajt për atë që ka ndodhur me reformat kur ai ka qenë ministër. Nga kjo erdhi edhe situata që prodhoi lajm pasi zgjati një periudhë shumë të gjatë kohore. Të shpresojmë që nesër të ketë kohën e nevojshme për të shprehur atë opinionin e tij dhe të vërtetën e tij se çfarë ka ndodhur në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Klosi në Report Tv.
-
VIDEO
Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike
Qeveria shqiptare nënshkruan në Emiratet e Bashkuara një marrëveshje për energjinë dhe një memorandum bashkwpunimi për gazifikimin e qytetit të Korçës. Në samitin botëror të klimës në Baku, kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Emirateve dhe të atë të Azerbajxhanit ku diskutuan për projekte të tjera në fusha të ndryshme.