-
VIDEO
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
KQZ kritikoi partitë politike se nuk po adresojnë problematikat e financimit të partive. Nga Komisioni Xhafaj, Ilirjan Celibashi tha se Kuvendi nuk i adresoi rekomandimet për të rregulluar mekanizmat e kontrollit të financimit për partitë e kandidatët pavarësisht se vetëm disa muaj më parë ndryshoi kodin zgjedhor
-
VIDEO
‘Drejtuese hitlerjane’, Ndreca debat të ashpër me Vokshin: Ti njeh vetëm Berishën, gjithë shqiptarët i pështyn! Deputetja e PD: Vjen nga partia komuniste
Debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ku ende diskutohet mënyra e prezantimit të ish-ministrit Ilir Beqaj. Devati agravoi mes Vokshit dhe Ndrecës, të cilët filluan të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit.
Vokshi thotë se ky është një skenar i PS që Beqaj të mos flasë, e nga ana tjetër Ndreca e pyet se përse ka frikë nga power point i Beqajt.
Bolshevike e quajti Ndreca kryetaren Albana Vokshi që sipas tij është kthyer në një drejtuese hitlerjane që kërkon t’i imponohet shumicës.
Vokshi i tha Ndrecës se vjen nga partia komuniste. Ndërkohë deputeti i PS i tha se nuk njeh askënd përveç Berishës dhe gjithë shqiptarët e tjerë i pështyn.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025, Duka në Report Tv: Nëse hapen listat, jo aleancë me PD! S’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me Metën! Kulluri: S’ka shanse për bashkëpunim me Berishën
Partia Agrare Ambintaliste dhe partia ‘Djathtas 1992’ janë shprehur kundër një bashkëpunimit me PD për zgjedhjet e 2025, sa kohë që në krye të saj qëndron Sali Berisha.
Kjo është bërë me dije nga kryetari i PAA Agron Duka, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.
Duka tha se nëse listat do të hapen atëherë PAA nuk do të hyjë në koalicion me PD.
-
VIDEO
Dëshmia e Beqajt, Vokshi: Lëreni gjynahun me pranga të flasë! Metaj ironi: Hiqja non gratën ‘power point’-it, mos ta shtojmë listën e zezë në Shqipëri
Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj. Opozita kërkon dëshminë pa poëer point, ndërkohë PS kërkon që Beqaj të vijojë dëshminë me prezantimin që ka përgatitur.
Vokshi tha me ironi “lëreni gjynahun me pranga të dëshmojë”, ndërkohë po me ironi iu përgjigj deputeti i PS, Ilir Beqaj. “T’ia heqim non grata powr point-it, mos t’i shtojmë non gratat në Shqipëri”, tha Metaj.
Albana Vokshi: Do e lini gjynahun që e sollët me pranga të flasë, t’u përgjigjet ca pyetjeve. Shoë-in e mbaruat.
Ilir Metaj: T’ia heqim non grata powr point-it, mos t’i shtojmë non gratat në Shqipëri.
Albana Vokshi: Lëreni të flasë, mos e merrni në qafë. Të na e dorëzojë prezantimin, bashkë me foto dhe video. Nuk është as më i favorizuar, as mbi ligjin.
-
VIDEO
Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë
9.6 miliardë lekë pritet të jetë buxheti i Burgjeve për 2024, me një rritje 5.2%, por drejtori Klevis Qose kërkoi rreth 1.5 miliardë më shumë për sigurinë fizike, sisteme antidronë dhe pajisjen me armë të të gjithë policëve. Në 2025 pritet ndërtimi i burgut të Kukësit dhe mbyllja e burgjeve të komunizmit
-
VIDEO
Debate te ‘Hetimori’, Vokshi-Ndrecës: Me avokatin e Beqajt përgatite skenar për të penguar dëshminë, prezantimin me power point bëjeni në Surrel! Deputeti i PS: Keni axhendë të paracaktuar
Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijojnë debatet për mënyrën se si do të dëshmojë Ilir Beqaj. Albana Vokshi akuzon PS se kanë përgatitur skenar që të mos dëshmojë dhe se nuk duan të lejojnë seancën pyetje përgjigje.
Madje hodhi akuza ndaj Ndrecës se bashkë me avokatin e Beqajt (që mbron edhe Ndrecën) kishin përgatitur skenarin me prezantim power point që mos të dëshmojë Beqaj.
Ndreca hodhi poshtë akuzat duke thënë se s’ka një skenar të tillë, por akuzon demokratët se ata kanë një plan për të vijuar axhendën siç e duan.
-
VIDEO
Nis Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi akuza PS: E sollët Beqajn me pranga në duar për të bërë show, skenar për të mos e lejuar të dëshmojë
a nisur sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi hodhi akuza ndaj socialistëve se po bëjnë show dhe kanë pasur skenar të përgatitur për të penguar dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.
“Është krejt e lexueshme lëvizja juaj, e nxorët me pranga me duar vetëm për të bërë show ndërkohë që ju nuk doni ta vijoni, nuk doni të merrni dëshminë, doni të fshini vjedhjet. S’doni të lëmë kohë të thirret Vilma Nushi e Edi Rama. Kjo është skenar i përgatitur, mendova se s’do arrinit deri aty sa ta sillnit me pranga në duar, të bënit show. E keni futur në ngërç, nuk u intereson zbardhja e kësaj, u intereson të fshihni pagesat për analiza të pakryera, për sete që duhet të kushtonin 4 euro dhe kushtojnë 400 euro. Dua t’u bëj thirrje lëreni të bëjë deklaratën paraprake, të na vërë në dispozicion prezantimin që Beqaj ka, të bëjë deklaratë kontenstuale dhe koncize që unë të vijoj me pyetjet e mia.
Deklaratë jo prezantim, nuk është më i mirë se të tjerët. Lejojeni të bëjë deklaratën paraprake dhe të vijojmë me pyetje. Nëse ju i keni vënë qëllim vetes të mos e lejoni është tjetër gjë. I kam thënë lexoje”, tha Vokshi.
-
VIDEO
Tabaku kritikon buxhetin për Shëndetësinë: Premtuat shëndetësi falas, por qytetarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve! Ku përfundojnë taksat e shqiptarëve?
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka shpërndarë një video ku analizon edhe buxhetin e propozuar për shëndetësinë në vitin 2025, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshëm dhe të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë. Deputetja thekson se qytetarët janë të rënduar nga krizat e vazhdueshme të rritjes së çmimeve dhe pabarazisë në paga e pensione
-
VIDEO
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Vokshi mban peng prej 5 orësh dëshminë e Beqajt! Ish-ministri replikon ashpër: Më ke thënë hajdut, por s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja e PD: Je i shkretë
Dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj e cila duhej të kishte nisur në orën 10:00 vijon të mbahet peng i replikave dhe debateve procedurale. Shkak u bë kërkesa e Beqajt për të prezantuar deklaratën para komisionit hetimor për Shëndetësinë me power point, por kjo refuzohet nga opozita. Replikat kanë qenë në disa raste me tone zëri të ngritura, dhe punimet e tij u ndërprenë 4 herë për të rifilluar sërish.
-
VIDEO
Beqaj: Keni 7-8 muaj që më akuzoni si hajdutë! Vokshi: Unë kam 10 vite! Ish-ministri kërkon edhe një herë ta bëjë deklaratën me Power Point
Ish ministri Beqaj kërkoi edhe një herë ta bëjë deklaratën me poëer point. Dhe për këtë kërkoi sipas ligjit shtoi ai që komisioni të marrë vendim. Por kjo nuk u pranua nga kryetarja Vokshi.
-
VIDEO
'Ti je një bolshevike! Nuk më intimidon dot!' Ndreca debaton ashpër me Vokshin: Dole jashtë kontrollit Plarent
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca debatuan ashpër në komisionin hetimor për sterilizimin teksa deputeti socialist e quajti 'bolsehvike' kryetaren e komisionit.
-
VIDEO
Plarent Ndreca shpërthen tek 'Sterilizimi': Keni 6 muaj që shtyni Komisionin dhe tani nuk lini të flas Beqajn! Po fyeni rëndë të drejtat kushtetuese të individëve
Në komisionin hetimor për Sterilizimin teksa pritej të dëshmonte ish ministri Ilir Beqaj, u zhvillua një debat mes mazhorancës dhe opozitës. Plarent Ndreca shpërtheu ndaj Vokshit dhe opozitës pasi sipas tij kanë 6 muaj që shtynë komisionin dhe tani që ka ardhur ish-ministri nuk e lë të flasi.