-
VIDEO
Mbledhja me drejtuesit politik, Berisha i ekzaltuar nga fitorja e Trump: Fitorja e tij i dha fund doktrinës 'Woke' të Xhorxh Soros
Kreu i PD-së, Sali Berisha mblodhi sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e partisë. Berisha në fjalën e tij nga arresti shtëpiak, solli në vëmendje edhe një herë fitoren e Trump. Ish kryeministri thotë se rikthimi i Trump në ‘Shtëpinë e Bardhë’ është rikthimi më i madh me votën e lirë në të gjitha kohërat.
-
VIDEO
PS kërkon që Beqaj të nisë me dëshminë: Keni dështuar! Zhupa: Jeni peng i Ramës, iu përdor si lecka
Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë po vijojnë sërish debatet. Petro Koçi kërkoi që të fillohet me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, por opozita këmbëngul që të pyeten edhe Vilma Nushi dhe kryeministri Rama.
Deputetja demokrate Ina Zhupa i tha kolegëve të mazhorancës se janë peng i Edi Ramës dhe se ai i përdor si lecka.
Petro Koçi: Kam tre kërkesa, e para të fillojmë nga rendi i ditës, e dyta të thërritet dëshmitari, e treta të flasë dëshmitari. Jam i shqetësuar me dështimin tuaj, se do arkivohet si dështim parlamentar.
Ina Zhupa: Ky është dështimi i qeverisë dhe mazhorancës, për t’iu garantuar njerëzve kujdes shëndetësor, të mbrojnë jetën e qytetarëve, që të sigurojnë ilaçe për qytetarët, operacionet kur duhet të bëjnë qytetarët dhe lëshojën shkresë për të vendosur numër të kufizuar, keni dështuar edhe në këtë komision, se jeni peng i Edi Ramës, ju përdor të gjithëve si lecka. Të bëni vetëm atë që thotë ai. A ka ndryshim Ilir Rrapaj dhe Vilma Nushi? Sipas ligjit jo. Sipas QKB, asnjë ndryshim, përkundrazi i shprehin në mënyrë eksplicite subjekti Sani Service me pronar përfitues Ilir Rrapaj, për subjektin 3P Life Logistic, pronar përfitues Vilma Nushi. Kanë një ndryshim, Rrapaj ka tjetër shok të ngushtë atë që ju lini pas dere, ndërsa Vilma Nushi shokun e ngushtë e ka kryeministër.
-
VIDEO
Ndreca kërkesë opozitës: Respektoni procedurën! Lejoni zotin Beqaj të hyjë dhe të dëshmojë! Vokshi: Le të vijë Rama dhe Vilma Nushi dhe vazhdojmë
Nënkryetari i hetimorit të Shëndetësisë, Plarent Ndreca kërkoi edhe një herë në komision që opozita të respektojë procedurën dhe të lejojnë ish ministrin Ilir Beqaj të hyjë në sallë për të dëshmuar.
Por opozita dhe kryetarja Vokshi thanë se kanë vetëm një kërkesë të vijë Rama dhe sipërmarrësja Vilma Nushi për të dëshmuar.
'Ndreca: Thirrni zotin Beqaj të vijojmë me dëshminë. Është kërkesë proceduriale brenda rendit të ditës. U bënë 30 orë tashmë. Nëse keni kërkesë proceduriale hidheni në votim. Parlamenti i Shqipërisë funksionon me votë. Kërkesa ime është të bësh detyrën. Kërkesa e fundit, thërrisni zotin Beqaj, të flas.
Vokshi: Një kërkesë kemi ne, vijë Edi Rama, të vijë Vilma Nushi dhe të vazhdojë se janë kyç. E ka detyrim të vijë aty të përgjigjet.'
-
VIDEO
'S'u menaxhua si duhet buxheti' Drejtori i Policisë pranon: Ka policë që s'kanë marrë orët shtesë! Rialokuam një fond, shpërndahet shpejt
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pranon se nuk janë paguar orët shtesë apo orët e natës të efektivëve dhe tregon dhe shkakun.
-
VIDEO
Dëshmia e Beqajt vijon të shtyhet prej debatit, mazhoranca i drejtohet me pankarta opozitës: Mos kini frikë nga fjala e lirë
Në komisionin hetimor të shëndetësisë pas posterave të PD-së, ka qenë radha e mazhorancës që nxori disa pankarta në duart e deputetëve ku shkruhej ‘Mos kini frikë nga fjala e lirë’.
Kjo pasi sipas tyre kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi nuk i lë të flasin dhe ndërkohë nuk vazhdon me rendin e ditës me ardhjen e Ilir Beqajt para komisionit për të dëshmuar.
-
VIDEO
'Po më duket sikur dhe përzgjedhja ime u bë tek 313-ta' Proda ironi me opozitën tek 'Siguria' : Jap garanci për drejtorët e qarqeve
Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda garantoi se ata që kanë fituar garën për drejtorë të policive në qarqe e kanë fituar vetëm në bazë të meritokracisë. Duke iu përgjigjur dhe replikave dhe shqetësimeve të deputetëve të opozitës për situatën kriminale, bashkëpunimin e kriminelevë me policinë Proda bëri dhe një batutë.
-
VIDEO
'S'mund të fshihem si struci' Proda tek 'Siguria': Situata e krimit problematike në disa qytete jo vetëm në Shkodër! 500 policë shtesë, një pjesë vendosen në Gjadër
Në komisionin e sigurisë, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj kërkoi një rritje të fondit sekret për oficerët operative por drejtori i policisë tha se për momentin nuk është e nevojshme. Ai shprehu shqetësimin për mungesa të theksuara të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në policinë kriminale, mungesa të cilat plotësohen me hapjen e Akademisë së policisë.
-
VIDEO
Masakra e Shkodrës, Drejtori i Policisë: Shumë shpejt rezultate! Kultivimi i kanabisit, Proda: Jemi hallka e fundit, edhe institucionet e tjera kanë përgjegjës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete lidhur me masakrën me 4 të vrarë që tronditi Shkodrën pak ditë më parë.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik nga Irani, drejtoresha e AKSHI-t në Kuvend: 4 skuadra të sofistikuara fshinë 10% të të dhënave! Me Microsoft dhe FBI i rikuperuam
Në komisionin e posaçëm të dezinformimit, drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, tregoi me detaje sulmin kibernetik në 2022-shin ndaj shërbimeve shtetërore online në Shqipëri nga 4 grupe të sofistikuara hakerësh të mbështetur nga shteti i Iranit.
"2 vjet më parë institucioni jonë u bë i pari që u sulmua nga 4 skuadra të shumë të sofistikuara, që kanë vite që funksionojnë në fushën e krimit kibernetik të sponsorizuara nga shteti i Iranit.
Në datën 16 synimi i skuadrave ishte të infektonin të gjitha beckendet e menaxhuara nga AKSHI që ishin mbi 10 mijë në atë kohë, të inkriptonin të gjitha këto beckende që ishin kompjuterë por dhe servera. Falë pajisjeve të sigurisë bëmë izolimin dhe e them me krenari se gjithmonë jemi në pjesën e baltosjes pa arsye, dhe unë në momentin që morëm ftesën për në komision u ndjeva shumë mirë sepse dezinformimi është një betejë që vetëm ne nuk ja dalim dot. Pra nga 10 mijë backende, vetëm 250 u arritën të enkriptohen. Ata synonin të fshinin të gjitha të dhënat e shqiptarëve. Ja dolëm të izolonim gjithçka në atë moment, dhe sipas 2 raporteve vetëm 10% e sistemeve dhe të dhënave u arritën të fshihen nga ana e kundërshtarëve.
-
VIDEO
'Hetimori i Shëndetësisë' rinis punën me avazin e vjetër! PD 'mban peng' dëshminë e Beqajt, debat për thirrjen e Ramës dhe Vilma Nushit si dëshmitarë! Ish ministri 4 orë në korridor
Komisioni hetimor i Shëndetësisë rinisi punën në orën 14:00 me të njëjtin skenar të opozitës. Kryetarja Albana Vokshi këmbëngul në thirrjen e Edi Ramës dhe Vilma Nushit si dëshmitare dhe për këtë kërkohet shtyrja e afatit të këtij komisioni të cilit i mbaron nesër.
-
VIDEO
Buxheti/ Bardhi fyerje ndaj Begajt: Presidenti bën takime për përshesh me gjel, po e keqpërdorni si leckë! Gjeneral i kthyer në ushtar të Ramës, po kërkon buxhet për parukeri
Debate të forta dhe akuza në komisionin e Ligjeve. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i kërkoi presidentit të Republikës, Bajram Begaj të mos bëjë takime politike nëpër qytete. Bardhi: Shkarkoi dhe ambasadorin në Gjermani pse s'i vuri eskortë në dispozicion
-
VIDEO
'Një mikrofon keni në dorë! Ju të vrisni', Ndreca debat të ashpër me Ilda Dhorin dhe Vokshin: Një foto të nxori jashtë kontrollit! 5 minuta pushim
Debatet vijuan sërish në komisionin hetimor për shëndetësinë teksa ende nuk ka hyrë Beqaj që ndodhe në korridor për të dëshmuar.
Gjithçka filloi kur demokratja Ilda Dhori nxori një foto të Edi Ramës me Vilma Nushin, duke kërkuar që të dy të paraqiten për të dëshmuar.
Më pas vijoi debati me Plarent Ndreca pasi Vokshi i hoqi fjalën. Më pas kryetarja Albana Vokshi dha 5 minuta pushim.