-
VIDEO
Dy panorama/ Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij, Ajola Xoxa u shoqërua nga policia
Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i shoqërua nga 4 badigardët e tij personalë, i rrethuar nga militant mbështetës në derën e SPAK-ut.
-
VIDEO
Veliaj nga qelia: Në dosjen prej sigurimsi të Dados nuk gjendet asnjë rresht që kam marrë ryshfet! Gjyqtari i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e pengmarrjes time pa gjyq
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj hedh edhe njëherë poshtë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa. Ky është reagimi i parë i Veliajt që pasi u la në fuqi masa e arrestit me burg, ndërsa në 'Facebook' shkruan se në dosjen prej sigurimsi të prokurorit Ols Dado nuk gjendet asnjë rresht ku të shkruhet se ai ka kërkuar apo marrë ryshfet.
-
VIDEO
VIDEO/ SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?
Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa prej tyre, jo për të gjithë strukturën e Prokurorisë së Posaçme
-
VIDEO
Berisha e akuzoi, Rama i përgjigjet me ‘bufin e kënetës’: Plaçkitës folesh, rrezik për shpendët shtëpiakë dhe helmues! Jeton mes zvarranikëve e amfibëve, me ta shuan urinë
Pak pasi përfundoi konferenca e kreut të PD-së, Sali Berisha, ky prej më shumë se një viti nën akuzë për korrupsion nga SPAK për dosjen “Partizani”, ka ardhur edhe reagimi në distancë nga kryeministri Edi Rama. E përshkruan me botanikën dhe sjelljen e 'bufit të kënetës'
-
VIDEO
Abuzimi me tenderat në Bashkinë e Tiranës, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim ‘Dosjen 5D’ ! Redi Molla dhe Mariglen Qato nën akuzë për korrupsion, mosdeklarim pasurie e pastrim parash
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen 5D të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen në këtë proces për veprat penal të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.
-
VIDEO
Shkodër/ Vjedhja e mbi 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes, policia shpall në kërkim 2 autorët! Ja çfarë u gjetën në banesat e tyre
Shkodër- Vjedhja e bujshme e ndodhur në një banesë në qytetin e Shkodrës ditë më parë, ku ka pasur mbi 100 mijë euro, ka çuar Policinë në gjurmët e 2 autorëve të dyshuar, që pas identifikimit janë shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 12 Shkurt, në një banesë në lagjen "Qemal Stafa" në pronësi të një ish-mjekeje.
-
VIDEO
Kamëz/ Dogji një makinë dhe tentoi zjarrvënien e një tjetre, arrestohet 32-vjeçari me precedentë për drogë dhe vjedhje (EMRI)
Kamerat filmuan të dyshuarin gjatë sulmeve. Policia bëri me dije se 32-vjeçari ëhstë me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve. Gjithashtu gjatë kontrollit iu sekuestruan 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe 1 shkop bejsbolli. Krimet gjatë muajit shkurt
-
VIDEO
Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar
Goditen dy raste të vjedhjeve në qytetin bregdetar të Vlorës, arrestohen si autorë 2 persona të dyshuar nga policia.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
Me afrimin e zgjedhjeve të 11 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli. Ekzkluzivisht për Report Tv vjen prirja e votës sipas partive në 2 qarqet kryesore Tiranë dhe Durrës. Partitë e reja, duket se disa prej tyre kanë shanse të hyjnë në Kuvend.
-
VIDEO
Tiranë/ I armatosur pranë Rinasit, arrestohet një person! Qëlloi me armë në drejtim të policisë, nuk ka të lënduar (EMRI)
Një 34 vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotme (13 shkurt), nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur në Rinas. Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu i identifikuar si Klajdi Buza, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.
-
VIDEO
Zbardhet çfarë i tha Veliaj prokurorit Ols Dado në sallën e gjyqit: Më burgosët në mes të fushatës, akt i pastër politik! Oficeri gjyqësor sms intimiduese gruas time
Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga dëshmia e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën e djeshme në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.
Gjatë dëshmisë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka ngritur disa pikëpyetje të forta lidhur me arsyet që sollën arrestimin e tij të nxituar.
Veliaj i është drejtuar prokurorit të dosjes, Ols Dado, duke e akuzuar se e ka burgosur për arsye politike, në një kohë kur vendi po shkon në fushatë zgjedhore dhe ai është Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës.
-
VIDEO
Blerina Gjylameti ia kujton Berishës: Nuk më mban mend, por kam qenë vajzë e vogël kur më shkarkove nënën e babain nga puna
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i është kthyer këtë të enjte në Kuvend Sali Berishës, duke i kërkuar me ashpërsi që të ndalojë gjuhën e përdorur në Kuvend.
Duke i kujtuar replikën e bërë vite më parë, kur Gjylameti sapo ishte futur në Kuvend, deputetja socialiste iu drejtua Berishës se njëjtë si dhe atë kohë gjuha e përdorur nga një njeri si ish-kryeministri i cili është gjysh dhe baba nuk është adekuate të përdoret para grave të Kuvendit.
“Doktor i dashur, do të them i dashur për shkak të moshës që ke. Replikën e parë që kemi pasur së bashku daton nga 2014. Unë nuk kisha shumë që kisha hyrë në këtë parlament dhe kur të jam ngritur, të jam ngritur e martuar Doktor, dhe replikën e parë e kemi pasur për gjuhën e papërshtatshme të një zotërie në moshë kundrejt zonjave, dhe të jam ngritur këtu afër.