-
VIDEO
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit
Komiteti i Investimeve Strategjike shpall investitor strategjik Jared Kushner, dhëndrin e Trump, për ndërtimin e një resorti turistik në Sazan. Më 20 janar, Trump merr detyrën si president i SHBA. Statusi investitor strategjik jepet për 10 vite, investimi 1.4 mld euro dhe ndërtimi në 3 faza. Projekti do shtrihet në 45 ha ose 8% të ishullit me 1 mijë të punësuar.
-
VIDEO
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
Flet djali i 81-vjecarit të vrarë në fshatin Shëngjin i Vogël në periferi të Tiranës. Ai thotë se babai i tij nuk kishte konflikte me asnjë njeri, pasi të pakta familjet në fshat janë të gjithë të afërm me njëri-tjetrin.
I moshuari jetonte i vetëm në banesën në fshat, dhe hera herës vizitonte edhe fëmijët në kryeqytet. Djali tregon në një bisedë telefonike për Report Tv se vdekjen e tij në oborrin e shtëpisë e menduan aksidentale pasi nuk kanë pasur probleme me askënd në fshat, derisa ekspertiza rezultoi të ishte një vrasje. Sipas djalit, babai i tij shkonte mirë me të gjithë në zonë dhe nuk ka asnjë person të dyshuar që mund ta ketë vrarë.
Referuar një grabitje të mundshme që mund të ketë shkuar keq, djali thotë se në banesë nuk ishte marrë asnjë gjë, por vetëm sendet personale që i moshuari mbante me vete nuk janë gjetur, përfshirë një kuletë, në të cilën siç ai tregon mund të kishte deri në 3 milionë lekë.
-
VIDEO
Zbardhet vrasja e 81-vjeçarit në Tiranë, autori e masakroi me çekiç dhe i vodhi 200 mijë lekë të reja! Vihet në pranga
81 vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë më 13 janar në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë, është qëlluar me çekiç në kokë nga 64 vjeçari, Isuf Hasa, i cili është arrestuar nga policia.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.
64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë.
-
VIDEO
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
Kryeministri Rama tregoi se “para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi se e ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë, që janë fondet e qeverisë amerikane”.
-
VIDEO
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
Dyndjet e larta të emigrantëve që kërkojnë të regjistrohen si votues nga jashtë, janë shoqëruar me pasaktësi serioze. KQZ raporton se gabimet më të mëdha po vihen re tek vërtetimi i adresës në shtetin e huaj. Anëtarë të Komisionit Rregullator akuzojnë KQZ-në se po refuzon pa të drejtë disa kategori votuesish dhe kërkuan të lehtësohet procesi i regjistrimit
-
VIDEO
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
Mazhoranca socialiste propozon zyrtarisht ndryshimin e 5 ligjeve në drejtësi, me qëllim uljen e pirgut të dosjeve që presin prej vitesh shqyrtimin në Apel. Por miratimi i nismave të depozituara nga kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, kërkon 84 vota, që PS nuk i ka e vetme, të paktën jo në këtë parlament.
Më saktësisht, deputetja socialiste kërkon ndryshimin e Kodit të Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, dhe ligjin për gjykatat administrative.
Sipas propozimit, disa prej çështjeve në apel, të juridiksionit të përgjithshëm ose në apelin administrativ, të mos trajtohen detyrimisht nga një trupë me 3 gjyqtarë, por nga një gjyqtar i vetëm.
-
VIDEO
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
Drejtori i Policisë Tiranë, Elton Alushi, mbajti një konferencë për shtyp këtë të martë, lidhur me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, gjatë të cilës bëri me dije arrestimin në flagrancë të një personi që është kapur me 10 kilogramë kanabis në mbikalimin e Shkozës.
-
VIDEO
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në Qafë Mollë.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori i dyshuar, Isuf Hasa është arrestuar.
Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.
64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë.
'U bë zbardhja e vrasjes së Xhemal Meta, ku shërbimet e komisariatit 4 morën njoftim dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendoin e ngjarjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes lindi dyshimi se është vrarë me sende të forta. Policia vijoi punën për zbardhjen e rrethana për këtë ngjarje. Kanë kryer një sërë veprimesh dhe fal punës hetimore brenda 48 orëve është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar. Isuf Hasa ka shkuar në banesën e tij dhe e ka qëlluar me çekiç dhe dyshohet se autori pasi e ka goditur i ka marr edhe lekët që viktima ka pasur në xhep dhe është larguar. Është seksustruar një sasi lekësh prej 200 mijë lekësh. Ndërsa në banesën e vajzës së tij u gjet çekiçi që ai ka kryer vrasjen', tha ai.
-
VIDEO
Koreja e Jugut/ Presidenti arrestohet për tradhti! 3 mijë policë shkuan në rezidencë! Tentoi të shpallte gjendje lufte në dhjetor! Yoon Suk Yeol refuzon të dëshmojë
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar nga Agjencia e Antikorrupsionit (CIO) në Seul me akuzën e tradhtisë pas përpjekjes për grusht shteti 3 dhjetorin e kaluar.
-
VIDEO
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
VLORE- Vrasja e Kristian Markut në Vlorë, autorët i vodhën targat e makinës një polici në Novoselë
Ky është konkluzioni i arritur nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen që ndodhi pasditen e 13 janarit.
“Targat që përdorën autorët u vodhën nga mjeti i parkuar i policit” bëjnë të ditur burimet nga policia, citon gazetari i Report Tv, Armand Xhelili dhe rezultojnë që janë vjedhur ditën kur u krye vrasja
-
VIDEO
Vrasja në Vlorë-Fier, Softa: E njëjta skemë me vrasje të tjera! E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli sot në Report Tv lidhur me ngjarjet kriminale që kanë shënjuar këtë fillim viti, si ajo e autostradës Vlorë- Fier ku u ekzekutua Kristjan Marku, apo në Tiranë te Pallati me Shigjeta ku u vra biznesmeni Bujar Nasufi.
-
VIDEO
Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve nisin misionin! Babai i dy djemve në burg kërkon falje dhe ndihmë, 7 pjesëtarë pa bukë
Pas vrasjes së të riut Ramazan Mataj në Postribë, familja Hasaj ndodhet e ngujuar nga frika e gjakmarrjes