-
VIDEO
Shkodër/ Plagoset me thikë këngëtari Ademir Fresku, në kërkim autori
Një plagosje me thikë është shënuar në qytetin e Shkodrës rreth orës 11:00. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit 'Migjeni', tek sheshi “Demokracia”
-
VIDEO
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
Shqiptarja.com sjell detaje të reja për atentatin në autostradën Fier-Vlorë, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku. Burime për gazetarin Armand Xhelili bëjnë me dije se autorët dyshohen se i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës. Atentatorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës tip Volksëagen Passat që udhëtonte Kristjan Marku. Pasi janë afruar në karrocën e djathtë (krahu i pasagjerit), ata kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. Ndërkohë, ai ka marrë tre plumba dhe makina që udhëtonte ka ikur për inerci rreth 400 metra nga momenti që u qëllua. Gjatë rrugës, makina është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.
-
VIDEO
1 mijë ton naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)
Dy ngarkesa të mëdha nafte kontrabandë e ardhur nga Tunizia u sekuestruan brenda 24 orësh në portin e Porto Romanos në Durrës. Ngarkesa e kapur sot 400 ton, si ajo e kapur dje, 670 ton, ishte fshehur në balastrat e anijes! Operacionet kundër kontrabandës së arit të zi u zbuluan në bashkëpunim dhe me Guardia di Financa. Në kërkim organizatorët, shtetas shqiptar, ekuipazhi i anijeve përbëhej kryeisht nga shtetas sirianë.
-
VIDEO
Atentati në Vlorë/ Pistë hetimi hakmarrja mes fiseve në Rrëshen, i riu tentoi të ekzekutonte nipin e Kastriot Reçit, më pas i vranë xhaxhanë
Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Bardhi e Reçi në Rrëshen të Mirditës duket se po merr ende jete edhe pas ‘luftës’ prej afro 29 vitesh. I riu Kristian Marku, alias Kristi Bardhi, u ekzekutua mbrëmjen e 14 janarit teksa udhëtonte me makinë në drejtim te Vlorës. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hakmarrja mes këtyre dy fiseve, ndërsa policia ka bastisur banesën e familjarëve të Kastriot Reçit në Rrëshen. 4 anëtarë të fisit Reçi janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në polici, por ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit.
I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 14 janarit, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, sipas burimeve, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan me një armë tip ‘Glock’, duke marrë 3 plumba në trup. Autorët dogjën mjetin tip ‘Golf’ pak metra larg vendit të ngjarjes dhe më pas dyshohet se janë larguar drejt Fierit. Mjeti i autorëve ka qenë me targa të vjedhura, ndërsa brenda tij nuk është gjetur arma e krimit.
-
VIDEO
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
Një 31-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi kishte përshtatur lokalin e tij në rrugën “Besim Alla” për të luajtur ‘Poker’
-
VIDEO
Kapet sërish 400 mijë litra naftë kontrabandë në Porto Romano, erdhi nga Tuniza! Në kërkim 2 organizatorët
DURRËS- Sekuestrohet sërish naftë kontrabandë në Porto Romano. Policia njofton se ka sekuestruar 400 mijë litra naftë që ka ardhur kontrabandë nga i njëjti vend, Tuniza.
Një ditë më parë u sekuestrua 600 mijë litra naftë kontrabandë po në Porto Romano.
-
VIDEO
Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, dogjën automjetin e krimit dhe u arratisën me tjetër
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (13 janar 2025) në autostradën Fier-Vlorë, ku një 30-vjeçar është ekzekutuar me pistoletë tip “Glock” përballë një karburanti në afërsi të fshatit Novoselë. Nga të paktën 10 të shtëna drejt tij, 30-vjeçari është prekur nga vetëm 2 plumba, të cilët kanë qenë fatale.
-
VIDEO
Spahiu: As në Afrikë nuk gjen një lider politik që kërkon 35 vjet të rikthehet në pushtet
Kreshnik Spahiu në '5 Pyetje nga Babaramo' shprehet se rotacioni nuk mund të ndodh në Shqipëri. Sipas tij as në Afrikë nuk gjen liderë politik, që kanë 35 vite në pushtet dhe opozitë dhe kërkojnë sërish të rikthehen në qeverisje për të sjellë rotacionin.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë
Në ‘5 Pyetjet me Babaramon mbrëmjen e sotme u fol për zgjedhjet e 11 majit 2025. Adriatik Lapaj, Mentor Kikia dhe Agim Nesho u ndalën tek vota e diasporës që pritet të jetë risi në këto zgjedhje. Për momentin janë regjistruar 10 mijë emigrantë shqiptarë nga diaspora si zgjedhës brenda 3 ditësh.
-
VIDEO
Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit
Kreshnik Spahiu foli në '5 Pyetjet me Babaramon', Report Tv, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025. Fillimisht Spahiu u ndal tek vota e diasporës dhe regjistrimi deri më tani i 10 mijë zgjedhësve emigrantë shqiptarë.
Ai e cilëson si një lajm të mirë faktin që në një kohë të shkurtër janë regjistruar 10 mijë emigrantë, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së diasporës në proceset demokratike të Shqipërisë.
Megjithatë, Spahiu ngre shqetësime për disa aspekte problematike të votimit me postë. Ai thekson rrezikun e manipulimeve, duke përmendur mundësinë e votimit kolektiv familjar ose të ndikimit nga sipërmarrës të fuqishëm. Vota e diasporës, sipas tij, shpesh nuk garanton fshehtësinë dhe mund të bëhet në mënyrë klanore, duke ndikuar kështu në rezultatet e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Atentati në Novoselë, ja momenti kur makina e viktimës largohet nga vendi i ngjarjes
Report Tv ka siguruar pamje nga makina e viktimës, 30 vjecarit Kristian Marku, i cili u qëllua me pistoletë mbrëmjen e sotme teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novoselë.
Makina e 30 vjeçarit, i cili u qëllua nga persona që ende janë të paidentifikuar, duket e dëmtuar në pjesën e përparme të saj.
S.B/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Romë me rastin e prezantimit të ‘Giro d'Italia’. Këtë vit gara e çiklizmit do të nisë nga Shqipëria. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri.