-
VIDEO
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani
Aksioni i IMT-së deri më tani është fokusuar vetëm te ky lokal dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një operacion më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil apo një ndërhyrje e izoluar që lidhet me këtë rast specifik
-
VIDEO
Plator Nesturi prezantohet prefekti i ri i Qarkut të Vlorës
Plator Nesturi prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e kësaj të marte në Prefekturën e Qarkut. Ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu ka prezantuar Nesturin, ndërsa ka vlerësuar figurën e tij
-
VIDEO
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
Moti jo i zakontë që ka përfshirë vendin këto ditë, ka lënë pa energji elektrike disa zona të bllokuara edhe nga dëbora. Kjo sipas Partisë Demokratike, ka si shkak, shpërdorimin e fondeve dhe tenderëve për infrastrukturën energjetike dhe të rrugëve.
-
VIDEO
Përmirësohet situata pas reshjeve të borës dhe erës! Rrugët kombëtare të gjitha të kalueshme! Vazhdon pezullimi i mësimit në disa zona
Pas dy ditësh u hap sot bypass i Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit, siç shihet në pamjet që sjell Report TV. Lëvizja nga Tirana në Dibër kryhet me goma dimërore por këshillohet pajisja me zinxhirë, pasi era grumbullon dëborën në rrugë dhe mund të nevojitet përdorimi i tyre. Për shkak të ngricave, akset nacionale që lidhin Peshkopinë me Kukësin dhe Librazhdin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Rrugët kombëtare janë të hapura, por jo ato rurale ku dëbora shkon deri në 1 metër. Vazhdojnë të mbeten në izolim fshatrat e Dibrës, Maqellarë, Melan, Luzni, Muhurr, Kalaja e Dodës me fshatrat Sllovë, Selishtë dhe Arras.
Në bashkinë Bulqizë të bllokuar kane mbetur banorët e Ostrenit, Zerqanit, Trebisht, Klenjë, Gjoricë. Në bashkinë Klos, fshatrat Gurë dhe Xibër. Në Mat të izoluar janë Komsia dhe Macukulli, - tha Çako. Shkollat në këto zona vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa ka dhe mungesë të energjisë elektrike.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës/ Nis në GJKKO gjyqi për Alqi Bllako, pranohet gjykimi i shkurtuar
Nis seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish deputetit socialist, njëherësh ish sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
-
VIDEO
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
Një masiv shëkmbor me inerte nga lartësitë e malit Trebeshina ka rënë në aksin Ura e Dragotit-Këlcyrë duke shkaktuar edhe bllokomin e rrugës
-
VIDEO
Kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa paraqitet në SPAK
Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion dhe mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë dhe që ajo ka dijeni
-
VIDEO
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
Ish-deputeti i PD, që aktualisht drejton FRD-në u shfaq në institucionin e akuzës mesditën e sotme, teksa bëri edhe batuta me gazetarët e pranishëm. Arsyet e paraqitjes mbeten ende të panjohura dhe pritet të sqarohen më tej
-
VIDEO
Begaj takon drejtuesit e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit!
Kreu i shtetit merr takim me përfaqësuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Presidenti: Të mësojmë nga gabimet e të shkuarës, të ndërtojmë modelin e të drejtës pendesa e vonuar e pajustifikueshme! Hipokrizia 34-vjeçare të marrë fund! Brezi i ri të mësojë të kaluarën, që historia të mos përsëritet
-
VIDEO
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
Nisja e eventit sportiv ‘Giro d’Italia’ nga Shqipëria, për herë të parë në histori, për kryeministrin Rama është dëshmi e një certifikate të një Shqipërie të rilindur.
-
VIDEO
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
Pas uljes së intensitetit të reshjeve të dëborës, gjatë orëve të mesnatës është bërë e mundur hapja e hapja e bajpasit të Qafë Murrizit në rrugën e Arbrit, teksa vazhdon të ketë probleme nga era e fortë në segmentin Fushë Bulqizë deri në Planin e Bardhë
-
VIDEO
Thirret në SPAK kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli
Ende nuk dihet mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.