-
VIDEO
Bamir Topi: Berisha e Rama prej 2008 janë bashkë, vijnë nga kontingjenti i komunistëve shqiptarë
Për ish-presidentin Bamir Topi, kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha janë arkitekëtët e shkatërrimit të demokracisë në Shqipëri. Për Report Tv, Topi thotë se Berisha e Rama prej 2008 janë bashkë dhe sipas tij vijnë nga i njëjti kontingjent politik, i lidhur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.
"Janë arkitektët e shkatërrimit të demokracisë në Shqipëri. Kjo lloj politike e ndërtuar në këtë mënyrë, prodhon institucionet dhe gjithë thonë çfarë është ky shtet që nuk na garanton, origjina e së keqes është tek politika. Për ta koncentruar është tek dy individë, që kanë qenë bashkë në 2008, dhe vazhdojnë të jenë bashkë. Se si e shohin njerëzit, besoj një pjesë e dinë, një pjesë janë në atë nivel që nuk merren me analizë politike.
Sot ka një histori paralele. Çfarë ka ndodhur pas luftës së dytë botërore në Shqipëri, është e njëjta metodikë. Në mënyrën se si administrohet pushteti, se si rekrutohen njerëzit, linjat familjare, do e gjesh origjinën patjetër tek kuadrati i bllokut. Janë te dy që vijnë nga kontingjenti i komunistëve shqiptarë institucional. Unë nuk merrem me biografinë, por ata edhe janë, dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë pavarësisht se janë në kampe gjoja të ndryshme", tha Topi në Report Tv.
-
VIDEO
Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit
- Ish-presidenti Bamir Topi është i gatshëm të dëshmojë për 21 janarin, por thotë se nuk është thirrur nga SPAK. I ftuar në Report Tv, Topi komenton mbi 21 janarin ndërsa për pak ditë shënohen 14 vite nga ngjarja e rëndë, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve.
-
VIDEO
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
Dy partitë më të mëdha parlamentare po shkojnë drejt një negociate të re për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. PS është e gatshme që të lëshojë pe, dhe votat e emigrantëve të mos i numërojë KQZ por partitë, siç kërkon PD. Në këtë mënyrë, mazhoranca shpreson që opozita të japë votat për përshpejtimin e afateve të regjistrimit dhe për pagesën e kostos së postës diasporës.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
Ndërsa kanë mbetur vetëm 33 ditë nga dita e votimit për parlamentin e ri të Kosovës, diplomati i karrierës, Lutfi Bilalli, përshkroi për Report Tv se si po zhvillohet fushata elektorale atje dhe fokusin e partive në këto zgjedhje.
-
VIDEO
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
Situata më e fundit e politikës në dyert e SPAK-ut, të dy kryetarëve të forcave politike Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, ishte tema e diskutimeve në panelin e emisionit ‘Studio Live” të Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj. Të ftuar kanë qenë Faik Basha, anëtar kryesie i Partisë së Lirisë, gazetari Anri Bala dhe në lidhje Skype ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi
-
VIDEO
Aksident në Lushnje/ Makina humb kontrollin, përfundon në kanal, plagosen babë e bir
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Lushnje. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Më tej raportohet se për pasojë makina ka përfunduar në një kanal.
-
VIDEO
'Plumbi i Artë'/ Seanca në GJKKO, kontestime të ashpra ndaj Nuredin Dumanit, Gentian Sharra: Kam marrë 2 mln euro tendera, s'kisha pse të grabisja
TIRANË - Në GJKKO mbahet sot seanca me dyer të mbyllura ndaj Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i Artë”. Në këtë seancë, Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të pandehurit e tjerë për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta, ka kryer krime.
Një ndër to, Gentjan Sharra ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani ai ka patur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe pse duhet të kishte nevojë të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin. Sharra akuzohet për vjedhje me dhunë në 4 raste dhe për “Vjedhje me armë në bashkëpunim”.
Ndërsa Petrit Qoli, një tjetër i pandehur pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron.
-
VIDEO
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj priti sot në një takim në Këshillin Bashkiak nxënësit ekselentë të gjimnazit “Qemal Stafa”. Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa tha se kush punon ecën përpara.
Takimi vjen në kuadër të një turi takimesh që Veliaj po zhvillon me ekselentët e të gjithë gjimnazeve.
Salla e Këshillit Bashkiak të Tiranës, u çel sot, jo për sherre politike, por për ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”.
-
VIDEO
Merr hak për sherrin e bujshëm në Palasë, biznesmeni dhe 5 nga fisi dhunë barbare 48-vjeçarit në berberhane në Tiranë
Biznesmeni Luçiano Koçeku dhe 5 anëtarë nga fisi i tij, akuzohen se dhunuan barbarisht një 48-vjeçar, si hakmarrje për sherrin masiv gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë gjatë kohës që performonte live këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros.
Biznesmeni i njohur edhe si Tur Koçeku, i cili verën e kaluar mori lëndime të rënda në kokë bashkë me disa nga grupi i tij, 4 muaj më vonë, të dielën e 5 janarit, u organizua të dhunojnë një prej personave që policia në atë kohë nuk e kishte identifikuar në mesin e autorëve të dyshuar në resortin në jug.
Të gjithë si grup, 6 persona, organizuar nga biznesmeni, vëzhguan lëvizjet e presë së tyre Adriatik Roshi 48 vjeç, dhe pritën derisa hyri në një berberhane pranë ish-Doganës për të prerë flokët.
-
VIDEO
GJKKO u konfiskoi 27 pasuri/ Të kërkuar në Itali për trafik droge, vetëdorëzohen në polici, vëllezërit Farruku! Gjykata e Durrësit vendos arrestin shtëpiak për të dy
Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit së bashku me të vëllain Erneo Farruku. Kreshnik Farruku (Budlla) është kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit vendosi lënien e tyre ne arrest shtëpiak deri në momentin e ekstradimit në Itali, ku kërkohen për shkak të masës së sigurisë të vënë nga Gjykata e Breshias.
Ata ishte në kërkim ndërkombëtar dhe iu konfiskuan pasuritë në dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani.
-
VIDEO
Tiranë/ Mashtrim me investimet në bursa, arrestohen 2 persona, pronari dhe administratori Call Center-it! 3 po hetohen në gjendje të lirë (EMRAT)
Operacioni policor i koduar “Fake Promise” ka çuar në arrestimin e pronarit dhe administratorit të një call centeri, i dyshuar për mashtrim të shtetasve të huaj përmes investimeve në bursa fiktive.
-
VIDEO
I tha se doli te përgjimet e trafikantëve për vota, Majko takon Spiropalin: Kërko informacion tek SHISH për aludimet e Berishës, gati të dorëzoj imunitetin
Sali Berisha tentoi të përfshijë në një skandal kryetaren e SHISH, duke aluduar publikisht se ka fshehur disa përgjime kryer nga agjentët e saj me vendim gjykate, ku sipas tij dilte në biseda për blerje votash, Pandeli Majko. Duke i quajtur gënjeshtra, deputeti Majko i kërkoi Kuvendit të marrë një reagim zyrtar nga SHISH