-
VIDEO
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli!
Sot pritet të ekstradohet në Shqipëri Dritan (Gramos) Rexhepi, i cili akuzohet se porositi rrëmbimin e Jan Prengës. Ora e mbërritjes së tij në Rinas ende nuk bëhet me dije.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.
-
VIDEO
Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat
OSHEE ka propozuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që përdorin deri në 700 kilovat, duke vendosur çmimin në 8.5 lekë për kilovat.
Për ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet.
Hyn në fuqi më 1 shkurt 2025 deri në 31 dhjetor 2025.
-
VIDEO
Festivali i Posterit sjell në Tiranë 25 artistë nga 25 vende! Eksplorim mbi harmoninë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë!
Tirana, Prishtina dhe Shkupi janë qytetet, e eksploruara nga dizajnerë nga 25 shtete të botës në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024”. Punimet u ekspozuan mbrëmjen e së hënës në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. I kuruar nga nga Keith Kitz, Masachusetts të SHBA, festivali me temë harmoni ka në fokus jetën dhe ngjarjet e përditshme në këto 3 vende.
“Jemi të lumtur që po hapim Festivalin Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024” në Tiranë. Kjo ekspozitë sjell shumë dizajnerë dhe artistë nga më shumë se 25 vende të botës, të cilët me punimet e tyre kanë sjellë mesazhin mbi temën ‘Harmonia’ dhe mbi temën e dytë: Eksploro Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin.”, - thotë Rrezeart Galica, organizator i Festivalit.
“Janë 25 krijues nga 25 shtete dhe kjo është gjëja më e bukur që vjen sot në Tiranë pas Prishtinës dhe bën atë që jo çdokush mund ta bëjë, por arti i thyen dhe bën një gjendje dhe performancë, që gjithkush nga pjesa e politikës do ta kishte zili.”, - vlerëson Erald Bakalli, Rektor i UART në Tiranë.
-
VIDEO
Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI)
Policia ka finalizuar operacionin për identifikimin dhe arrestimin e autorit të djegies së mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024.
Si rezultat i hetimeve të kryera është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Rogest Mera, 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Ky i fundit ishte dënuar më parë për dhunë në familje.
Nga djegia e mobilierisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
-
VIDEO
Tiranë/ Shiste lëndë narkotike, arrestohet 28-vjeçari! Kur pa policinë tentoi të shpërbënte dozën e kokainës! Kishte 800 gr me vete
Gjatë ndërhyrjes, shtetasi J. Sh., 28 vjeç, tentoi të shpërbënte një dozë kokaine sapo vërejti forcat e Policisë. Pas kontrollit fizik dhe atij në banesën e tij, u sekuestruan doza të lëndës narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
-
VIDEO
Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI)
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë. Gjatë operacionit, shërbimet e policisë Shkodër kanë ndaluar automjetin e drejtuar nga shtetasi Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me një krehër të mbushur me municion luftarak dhe një thikë, të cilat janë marrë në cilësinë e provave materiale. Arrestimi u krye në fshatin Vrakë, si pjesë e një operacioni të organizuar për të goditur paligjshmërinë në fushën e armëmbajtjes pa leje. Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur qëllimin e mbajtjes së armëve nga 56-vjeçari.
-
VIDEO
SHBA/ Zjarre masive në Los Anxhelos, digjet oazi i Hollywood! Kaos dhe frikë në zonën e të famshëmve
Zjarret shkatërruese kanë përfshirë Pacific Palisades, një zonë luksoze në perëndim të Los Anxhelosit, duke kërcënuar mbi 13 mijë ndërtesa dhe duke detyruar evakuimin e mbi 30 mijë banorëve.
-
VIDEO
Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të martë në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga pasi shoferi kinez dyshohet se ka humbur kontrollin gajatë drejtimit.
-
VIDEO
Radhë kilometrike mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare
Në Portin e Vlorës ka radhë kilometrike mjetesh që duan të largohen nga Shqipëria. Në pamjet që sjell Report Tv dallohet radha e gjatë e mjeteve.
Mësohet se shkak janë bërë kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare, çka sipas agjencive kanë shkaktuar edhe vonesa.
-
VIDEO
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
Analiza në Report TV/ Ilir Meta u pyet sot në SPAK për lobimin në SHBA. Por cili ka qenë roli i tij në këtë çështje? Çfarë po ndodh me dy ish-kryeministrat nën akuzë nga Prokuroria, që po e sulmojnë drejtësinë e re? Të ftuar në studio kanë qenë ish-deputeti që denoncoi Ilir Metën, Halit Valteri, avokati Edmond Petraj, Leonard Karaj dhe Përparim Çaça, juristë
-
VIDEO
Dyshime se në të fshihet lëndë narkotike/ Makina e funeralit i nënshtrohet kontrollit në Portin e Vlorës
Kontrolleve në portin e Vlorës nga Policia Kufitare nuk i ka shpëtuar as makina e varrimit. Prej rreth 1 ore, makina e funarelit i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm për fshehje të lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Bamir Topi në Report Tv: Në PD, luftë e brendshme mes atyre që ëndërrojnë karrigen e radhës të deputetit
Ish-presidenti Bamir Topi flet edhe për protestën e thirrur nga Berisha para SPAK. Në një intervistë për Report TV, Topi tha se ai dhe Berisha janë ndarë përfundimisht në janarin e vitit 2011 dhe se që prej asaj kohe, rrugët e tyre politike janë krejtësisht të ndryshme.