-
VIDEO
Atentati ndaj Selami Brahimit në Shkodër, konflikti u ndez nga një vdekje brenda familjes, autori e priti rreth një orë dhe e qëlloi me breshëri plumbash
68-vjeçari Sulejman Kapllani, i cili plagosi me armë zjarri Selami Brahimin, rezulton se është i afërm i tij. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkaqet e atentatit lidhen me konflikte familjare që kanë pasur prej vitesh autori dhe i plagosur, konflikte të cilat janë rindezur pas një rasti vdekje në familje Kapllanit, vdekja e Musa Kapllanit
-
VIDEO
Kanosi të moshuarin dhe fshehu armën e gjahut, arrestohet 62-vjeçari në Cërrik
Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Cërrik pasi ka kanosur për motive të dobëta një të moshuar. Gjithashtu, 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (ka fshehur armën e gjahut) dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.
-
VIDEO
Tiranë/ E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale! Pranga personazhit të TikTok-ut, më parë shantazhoi edhe një vajzë tjetër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale. Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë ngjarja merr një tjetër kthesë. Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale.
Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i TikTok-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami.
"Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën", njofton policia.
-
VIDEO
Vetëvrasja pasi iu publikua foto intime, ja banesa nga ku u hodh 27-vjeçarja në Tiranë! Vajza dy vjeçe është me babanë
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se e reja kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Kosova për pushime me familjen e saj. Mësohet se 27-vjeçarja ka një vajze 2 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Tiranë me babanë e saj. 27-vjeçarja ishte në proces divorci me bashkëshortin shqiptar nga Kosova.
E reja do të përcillet sot për në banesën e fundit.
-
VIDEO
Reshje të dendura dëbore në aksin Bogë-Theth, 2 borë pastruese punojnë për të mbajtur hapur rrugën
Në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.
Bëhet e ditur se ka patur rënie gurësh e inertesh nga shpatet që janë pastruar. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, ndërsa raportohet se nuk ka probleme në qarkullim
Mjetet dhe punëtorët janë në gatishmëri. Në aksin Bogë-Theth bora vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur hapur aksin.
-
VIDEO
Tentuan të kalonin para dhe produkte kontrabandë në portin e Durrësit, një i arrestuar dhe tre nën hetim
Policia ka goditur dy raste të tentativës për të kaluar produkte ose para të padeklaruara në portin e Durrësit ndërsa ka vënë në pranga një person dhe proceduar penalisht tre të tjerë.
-
VIDEO
Zjarre të shumta në banesa! Zjarrfikësi: Shkak pakujdesia, të moshuarit harrojnë ndezur pajisjet elektrike
Gjatë muajve të dimrit raportohen me dhjetëra raste të zjarreve në banesa. Shefi i Zjarrfikëses në Vlorë, Luan Kapaj tha se në shumicën e rasteve zjarret shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve.
-
VIDEO
Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për foton intime në Tik-Tok: Ma shpërndau një shok
Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot se akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes pasi i ka publikuar foto intime së bashku, ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.
-
VIDEO
Elbasan/ Makina bie në arë, shpëton mrekullisht nëna me fëmijët e saj binjakë, nxirren nga mjeti përpara se të shpërthejë në flakë
Një aksident ka ndodhur ne dalje të Belshit
-
VIDEO
Bllokohet për rreth një orë Bypassi në Rruga e Arbrit, shkak rrëshqitja e makinave
Bllokohet për më shumë se një orë Rruga e Arbrit në pjesën e Bypassit.
Kjo ka ndodhur për shkak se në një malore të fortë mjetet rrëshqasin dhe bllokojnë rrugën.
Një tjetër faktor i rrëshqitjes së makinave mësohet se është hedhja e vajit në rrugë.
-
VIDEO
Rritet niveli i prurjeve në Fierzë, shrytëzohet edhe për punimet për zhvendosjen e urës së re mbi Drin
Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore.
-
VIDEO
Kreu i ri i Gardës së Republikës zgjidhet me konkurrim, PS bën gati ndryshimet e reja në ligj, ish zyrtarët mbrohen vetëm nëse u rrezikohet jeta
Kreu i Gardës së Republikës do të zgjidhet me konkurrim për të gjithë ata që plotësojnë kriteret. Ndryshimet ligjore janë gati të kalojnë në Kuvend, ku mes të cilave parashikohet edhe mbrojtje e personaliteteve vetëm nëse u rrezikohet jeta pas lënies së detyrës. Me konkurrim pritet të zgjidhet edhe kreu i Policisë së Shtetit.