-
VIDEO
‘Lezha zona ‘bombë’ e krimit’, ish-drejtuesi i policisë: Origjina dhe vendbanimi i disa prej eksponentëve më të lartë kriminalë
Ish-drejtori Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për gjendjen e kriminalitetit në vend, e cilësoi qarkun e Lezhës si ‘bombën e krimit’.
Prençi iu referua atentatit më të fundit me armë zjarri në Lezhë ku mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana dhe u plagos pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi. Duke komentuar ngjarjen, Prençi përmendi faktin se nga kjo zonë kanë origjinën edhe eksponentë të tjerë të krimit si Gëzim Çela, Ervis Martinaj dhe mbetet një ndër zonat më problematike.
-
VIDEO
Nga ish-kreu i bandës së Durrësit tek Eldi Dizdari, gazetari flet për bosët e krimit që dyshohet se fshihen në Dubai! Prençi: Prej atje dirigjojnë aktivitetin kriminal
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema përmendi teksa komentoi mundësinë që Shqipëria të arrijë një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara, dha detaje për disa prej bosëve të krimit që dyshohet se strehohen në Dubai.
-
VIDEO
‘Janë rreth 35 krerë grupesh kriminale’, Prençi: Kokat e krimit shqiptar fshihen në Dubai! E shohin si vendin e artë ku blejnë lirinë
Ish-drejtori Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli për aktivitetin e disa prej krerëve të grupeve kriminale shqiptare që strehohen në Dubai.
Ai tha se duke qenë që Dubai nuk ka marrëveshje ekstradimi me asnjë shtet, kriminelët shqiptarë por jo vetëm, e shohin atë si vendin ku mund të blejnë lirinë. Mes të tjerash Prençi deklaroi se ka pasur edhe gazetarë që kanë udhëtuar në Dubai duke nënkuptuar se mund të kenë marrë pagesa nga krerë të grupeve kriminale.
-
VIDEO
Vizita e Blinken në Tiranë, Kulluri: Thelbi te takimi me Altin Dumanin, tregon prioritetin e SHBA për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë
Thelbi i vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë është vizita me kreun e SPAK Altin Dumani, thotë për “Studio Live” në Report TV Sekretar i Marrëdhënieve me publikun në PD Edvin Kulluri
-
VIDEO
U gjetën 4 automatikë, minë me telekomandë, detaje nga zbulimi i bazës me arsenal armësh në Vlorë, ja kush është 31 vjeçari i arrestuar, njihej si ‘Zoto’
Gjergji Dervishaj është 31 vjeçari i arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës pasi dyshohet se posedonte arsenalin e armëve ku u zbuluan minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.
Dervishaj i cili njihjen me nofkën “Zoto” rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
-
VIDEO
Qeveria miraton pas 5 vitesh planin rregullues të Lezhës! Resorte në bregdet, zhbllokohen lejet e ndërtimit! Bashkia: Vjelim 600 mln lekë nga taksa e infrastrukturës
Resorte e hotele të reja do të ndërtohen në zonën bregdetare të Lezhës pas miratimit të planit rregullues nga qeveria. Bashkia e Lezhës ka nisur dhënien e lejeve të ndërtimit dhe përgjatë vitit 2024 synon të mbledhë 600 milionë lek të ardhura nga taksa e infrastrukturës.
-
VIDEO
Merr flakë banesa në pallatin tre katësh në Fier, dalin në kohë dy të moshuarit
Një banesë në katin e parë të një pallati tre katësh është përfshirë në flakë rreth orës 14:30 të mesditës së sotme në Hoxhare të Fierit
-
VIDEO
VIDEO nga depo e armëve në Vlorë, momenti kur ekspertët zbulojnë pistoletat e targat
Policia e Vlorës ka zbuluar një godinë në lagjen ‘10 korriku’, në të cilën ndodhen armë, mina e targa.
Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, në një moment dallohet kur ekspertët e kriminalistikës kanë në duar një prej armëve, ndërsa në anë qëndrojnë targa.
-
VIDEO
Me armë e mina me telekomandë me vete, një i arrestuar në Vlorë
Një person ka rënë në pranga në Vlorë, pasi është kapur duke lëvizur me armë dhe mina me telekomandë me vete.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u dogjën dy ‘Range Rovera’ që u përdorën për atentatin ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin! Brenda u gjetën 4 automatikë
Dy automjetet Rang Rover te përdorur nga autoret në atentatin ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, në Gurez të Kurbinit u gjeten të djegura pranë brigjeve të Lumit Mat në Fushë-Milot. Makinat janë pikasur nga banor te zonës një ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizuan policinë. Hetuesit të cilët kryen veprimet hetimore gjeten dhe 4 arme automatike te shkrumbuara, njëra prej të cilave mendohet të jetë përdorur më ngjarjes. Mbetjet e makinave dhe armeve janë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale, ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve shkencore me shprese të gjetjes së ndonjë gjurme që mund të ndihmojë në identifikimin e autoreve.
-
VIDEO
‘Droni edukues’ kap shoferët problematikë në Tiranë, nuk shpëtojnë as këmbësorët
Shkeljet rrugore të disa shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikën në rrugë janë evidentuar nga ‘Droni Edukues’
-
VIDEO
Pranga personazhit të TikTok-ut, nxorri fotot intime të një vajze
Një 27-vjeçare në Kamëz të Tiranës, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe ishte njohur me një personazh të TikTok-ut, Altin Çokun. Ky i fundit i ka bërë foto dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.