-
VIDEO
Durrës/ Shembet soleta në fshatin Qerret, zë poshtë dy persona! Ende nuk dihet gjendja e tyre
Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Qerret të Kavajës, ku është shembur soleta e një shtëpie dhe për pasojë ka zënë poshtë dy persona.
-
VIDEO
‘Shembull frymëzimi për policinë’/ Begaj dhe Balla përkujtojnë 'Dëshmorin e Atdheut', komisar Gani Malushin
Presidenti Bajram Begaj dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kanë përkujtuar dëshmorin e Atdheut, komisar Gani Malushin, i cili u vra vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit, më 7 gusht 2003.
-
VIDEO
Vlorë/ Sherr me sende të forta mes dy personave, dyshohet për një viktimë
Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Vlorë. Report Tv mëson se dy persona janë konfliktuar me sende të rënda.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet për një viktimë.
-
VIDEO
Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, autorët dalin sot para gjykatës! Nëna e Aldo Brahimit: Nëse e ka kryer krimin të marrë dënimin që i takon
Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës në Durrës do dalin sot para gjykatës për t’i njohur me masën e sigurisë. Dy të arrestuarit për vrasjen e 31-vjeçares të ura e ‘Dajlanit’ janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.
-
VIDEO
‘Luftë’ kundër shpifjeve në media, Gjergj Luca në SPAK: Erdha të ruaj dinjitetin tim nga gjobëvënësit mediatikë
Ashtu siç kishte paralajmëruar, biznesmeni Gjergj Luca ishte sot në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion dhe në një deklaratë tha se bëri një padi për shpifjet në media që janë bërë ndaj tij.
-
VIDEO
Sekuestrohen 121 mijë euro në Portin e Durrësit, u fshehën në tavanin e autobusit që vinte nga Bari! Në pranga pronari i ‘Gremel’, në hetim shoferi
121 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur në tavanin e autobusit që vinte nga Bari. Policia thotë se eurot dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Në pranga ka rënë Leonard Nikolli, pronari i firmës ‘Gremel’, si edhe në hetim është vënë shoferi Ergys Sadikaj.
-
VIDEO
Sezoni turistik, fluks udhëtarësh dhe radhë në sportelet e pikave kufitare!
Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit.
-
VIDEO
Tiranë, tentoi të vidhte një bankë tek 'Unaza e re', arrestohet 23-vjeçari (EMRI)
Vjedhja e një filiali banke në "Unazën e re" në Tiranë u parandalua paraditen e sotme.
Një informacion i marrë në rrugë operative se një shtetas, në rrugën "Teodor Keko", në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke vuri policinë në aksion për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
-
VIDEO
Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, ushtarakët: Kemi lajmëruar eprorët, ishte e pamundur për t’u kontrolluar 140 ha tokë me terren të thyer
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre ushtarakët, pasi në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbuluan 125 bimë kanabis. Tre ushtarakët Gramoz Mullai, 52 vjeç; Rustem Koçi, 25 vjeç dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, akuzohen për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
Lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, arrestohet 40-vjeçari në Fier
Finalizohet operacioni koduar ‘Vigjilenca’. Policia e Fierit bën me dije se ka rënë në pranga 40-vjeçari Emiljano Gjika. Bëhet me dije se 40-vjeçari lëvizte i dehur dhe u kap me kallashnikov me vete, por sapo pa shërbimet e policisë e hodhi kallashnikovin në një kanal.
-
VIDEO
PAMJE TË RËNDA/ Sherri me armë në club, del VIDEO nga vrasja në Kosovë!
Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në një lokal në qendër të kryeqytetit, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur 17 të tjerë mbrëmjen e djeshme.
Kastriot Ramadani vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve. Policia bën të ditur se të plagosurit Hysi Geci, Gëzim Zakuti dhe Andi Pajaziti po marrin trajtim mjekësor, ndërsa prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimin për përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka sekuestruar edhe 4 gëzhoja. Një prej personave të përfshirë në ngjarje është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysi Geci.
-
VIDEO
Fenomeni i aksidenteve, eksperti në Report Tv: Shqiptari e ka defektin në tru, i japin makinës pa leje drejtimi dhe të dehur! Rrisni gjobat se s’i tremben ligjit këta
Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri fenomeni i aksidenteve vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferëve. Në një interviste me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, eksperti thekson se drejtuesit e mjeteve janë tërësisht të papërgjegjshëm dhe nuk u tremben ligjeve.