-
VIDEO
Sherri te pika e karburantit në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari dhe dy punëtorët! Shqiptari nga Kosova në gjendje të dehur, tentoi t’i përplasë me makinë
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri që ndodhi ditën e djeshme në një pikë karburanti në Lezhë. Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur për motive krejtësisht banale. Shqiptari nga Kosova, Migjen Mulaj në gjendje të dehur ka shkuar pranë biznesit ku punonin Nikoll Sokoli e Kujtim Rusi për të kryer nevojat personale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:39 të ditës së djeshme në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.
Pas këtij veprimi të Migjen Mulajt, dy punonjësit kanë shkuar për t’u konflikuar me të, me fjalë ndërkohë 34-vjeçari është futur në makinë dhe i ka sharë. Teksa dy punëtorët po ktheheshin tek vendi ku punonin, 34-vjeçari kishte ‘plane’ të tjera për ta.
-
VIDEO
Siguria në plazhe, bllokohen 12 mjete lundruese në Sarandë dhe Vlorë, gjobiten drejtuesit
Janë bllokuar 12 mjete lundruese në Sarandë e Vlorë, gjobiten drejtuesit.
Policia Kufitare e Vlorës/Njësia Policore Detare Vlorë
-
VIDEO
Sokakët e Gjirokastrës joshin të huajt
Kryeministri Edi Rama me pamje nga sokakët e Gjirokastrës shkrun në FB se të gjitha gjuhët e botës dëgjohen nëpër Gjirokastër, dhe kjo është shëmbëlltyra më e mirë e turizmit që shtrihet në gjithë vendin. Turistja nga Gjermania vjen për herë të parë në Gjirokastër dhe shpreson të kenaqet
“Unë jam nga Spanja, por jetoj në Gjermani. Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Deri tani është një qytet shumë i këndshëm. Ende nuk e kam vizituar kalanë. Por, besoj se do të jetë një udhëtim shumë i këndshëm”, u shpreh një turiste.
-
VIDEO
Daçiç për reduktimin e forcave speciale në veri: Kurti po tallet me ndërkombëtarët, ne s’i pranojmë mashtrimet
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka vlerësuar se tërheqja e 25 për qind të forcave elitare të Policisë së Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri, nuk është hap drejt de-eskalimit të situatës atje, por përpjekje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të “mashtruar dhe tallur” Serbinë dhe Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Arrestohet në Kosovë Aldo Manjishta, i akuzuar si njëri organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës! 29 vjeçari nga Shkodra përdorte identitet tjetër
Arrestohet në Kosovë njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.
-
VIDEO
Dy aksidente sot tek Rruga e Arbrit/ Përplasja e 3 makinave bllokoi qarkullimin për gati 1 orë! Në mëngjes mjeti u përplas me murin, 4 të plagosur
Dy aksidente u shënuan sot në rrugën e Arbrit.
Tre makina u përplasën rreth orës 14:00 në në pjesën e bypass-it në vendin e quajtur Hani. Fatmirësisht ka vetem dëme materiale.
-
VIDEO
Parandalohet krimi në familje, arrestohet 48-vjeçari që kërcënoi të shoqen se do ta vriste me sëpatë
Policia e Elbasanit sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, në këtë familje.
-
VIDEO
Policia i jep sot lamtumirën Fadil Canajt, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 homazhe në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë
Do të organizohet sot ceremonia e lamtumirës për ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj.
-
VIDEO
Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Balla: U zbulua në koordimin me policinë ushtarake
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se operacioni i ndërmarrë dje që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë është bërë në koordinim me policinë ushtarake.
-
VIDEO
Iu ngecën automjetet në pyll nga balta, ndihmohen 8 turistët italianë në Divjakë
Policia e Divjakës u ka ardhur në ndihmë 8 turistëve italianë, të cilët gjatë mesnatës të së shtunës u bllokuan në baltë, teksa eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës.
Shërbimet e Policisë përmes përdorimit të një makine teknologjike, skrep, i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.
-
VIDEO
Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen në flagrancë dy persona në Kavajë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Golem, disa shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
-
VIDEO
Sezoni turistik, Policia bën 'bilancin' e një muaji! 705 të arrestuar gjatë korrikut, ndëshkohen 'zaptuesit' e plazheve dhe drejtuesit e mjete lundruese
Policia e Shtetit ka publikuar bilancin për muajin korrik, gjatë të cilit u zhvilluan kontrolle dhe aksione të shumta në kuadër të sezonit turistik. Gjatë këtij muaji janë vënë në pranga 705 autorë për vepra të ndryshme penale dhe janë ndëshkuar zaptuesit e plazheve dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.