-
VIDEO
Gati projektligji, sigurimi i banesave nga tërmeti do të jetë i detyruar! Detyrim edhe për banesat me qira dhe në proces legalizimi
Rreth 3 vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Projekt-ligji i nxjerrë për konsultim publik, ka si qëllim mbulimin e humbjeve financiare nga tërmetet ndërsa detyrimin për t’u siguruar e kanë të gjitha banesat, përfshirë ato sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.
-
VIDEO
Aksident pranë nënkalimit të Novoselës, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Përmbyset ‘Fuoristrada’, dy të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të nënkalimit të Novoselës. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa AA285SM e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në aksin Vlorë-Fier.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shoferi dhe pasagjerja kanë shpëtuar mrekullisht nga ndonjë tragjedi e mundshme. Aktualisht dy të plagosurit janë duke u mjekuar në spitalin e Vlorës.
-
VIDEO
Atentati i dështuar ndaj Otit të Elbasanit, GJKKO liron nga burgu kunatin dhe mikun e Erjon Alibejt
Me kërkesë të prokurorit Behar Dibra, Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, të dy të arrestuar në shkurt të këtij viti mbi dyshimet se do të vrisnin Elton Kilën, njohur si Oti i Elbasanit. Të dy janë njohje e afërt e Erjon Alibejt, i arrestuar prej kohësh nga policia dhe SPAK. Spahiu dhe Preçi u arrestuan fillimisht me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, e cila i akuzonte për sigurim të kushteve për vrasje, armëmbjatje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me rastin e gjetjes së një makine BMËX6 në afërsi të lagjes “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.
-
VIDEO
Durrës/ Shembet soleta e një banese në Qerret, humb jetën pronari! Po bënte punime, lëndohet punëtori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Durrësit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga soleta e shtëpisë. Shaban Shehu së bashku me një punëtor, ka qenë duke kryer punime në tarracën e banesës së tij, e cila ishte e vjetër dhe nuk e përdorte për banim, por soleta i ka zënë të dy poshtë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke i nxjerrë të dy nga rrënojat e banesës, por fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për Shehun, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
-
VIDEO
Nga janari në Durrës u kapën 850 mijë euro të padeklaruara, ja skema që përdorin shqiptarët për të sjell para nga aktivitete kriminale jashtë vendit
Rreth 850 mijë euro të padeklaruara u kapën nga janari deri tani në Portin e Durrësit. Pjesa më e madhe e tyre ishin të fshehur në autobusë, kamionë apo vetura. Kryesisht janë para të fituara nga aktivitete kriminale jashtë vendit, ndërsa një tjetër kategori janë të shqiptarëve të ndershëm që punojnë në të zezë
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm nga Vlora optimist: Jemi në rrugë të mbarë për të prerë fijet brenda Policisë që rrjedhin informacion dhe tradhtojnë
Ndërprerja e fijeve që lidhin policinë me grupe kriminale mbetet një ndër prioritetet e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në detyrën e tij
-
VIDEO
Përvetësonin pagesa nga qytetarët që parkonin në një hapësirë publike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 37-vjeçari. Ky shtetas gjithashtu shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes.
-
VIDEO
Sharrohen rrënojat për nxjerrjen e 27-vjeçarit në Qerret
Shaban Shehu, 55 vjeç kishte punësuar 27-vjeçarin Albert Roshi për të kryer disa punime në shtëpinë e tij në Qerret, kur tarraca iu shemb sipër dhe i bllokoi nën rrënoja që të dy.
Kanë qenë punonjësit e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga rrënojat dy personat që kishin ngecur poshtë copave të betonit.
Në video tregohet momenti kur punonjësit e zjarrfikëses sharrojnë rrënojat për nxjerrjen e dy personave që ishin bllokuar nën beton.
Fatkeqësisht Shaban Shehu nuk ia ka dalë të mbijetojë, ndërsa i riu është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Universiteti i Mjekësisë, këtë vit 1440 maturantë më pak zgjodhën Mjekësi të Përgjithëshme
Janë 1743 aplikantë kanë zgjedhur këtë vit degën e Mjekësisë, ndryshe nga një vit më parë kur aplikantët ishin 3183 kandidatë, ndërkohë që qeveria rriti kuotat e pranimit.
-
VIDEO
55-vjeçarin e zuri poshtë soleta e banesës në Qerret dhe humbi jetën, fqinji për Report Tv: ishte shtëpia e vjetër, po bënte punime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret, ku një soleta e një banesë ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën pronari i saj. Fqinji thotë për Report Tv se banesa ishte e vjetër dhe kanë qenë duke bërë punime, por soleta e ka zënë poshtë bashkë me punëtorin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Kulla pas Teatrit të Operas po ndërtohet nga ‘Nova Construction 2012’ e Ilir dhe Kujtim Shtufit! Basha: Kush fshihet pas saj? Kasta 33 vjeçare bashkë, si dy duar që lajnë një fytyrë
Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë se kush fshihet pas projektit “Mali i Tiranës” që do të ngrihet në sheshin pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Kreu i PD Lulzim Basha thotë se ndërtimi i saj është karshillëk që po i bëhet insitucioneve nga pastruesit e parave dhe miqve të saj në politikë.
-
VIDEO
I zuri poshtë soleta e godinës ku po punonin, ndërron jetë 55-vjeçari! Punëtori i lënduar niset drejt spitalit
Një incident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari dhe plagosjen e një 27-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Qerret të Kavajës, ku është shembur soleta e nje godine te vjeter, e cila ka zënë poshtë dy personat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, ku viktima, Shaban Shehu dhe Bert Rroshi, i punësuar nga viktima po kryenin punime ndërtimi.
Papritur soleta e godinës është shembur dhe për pasojë ka zënë poshtë të riun bashkë me viktimën.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga rrënojat, ku viktima njëherazi edhe pronari i ndërtesës që kishte punësuar të riun për ta ndihmuar me punimet në godinën e shembur, për shkak të dëmtimeve që ka marrë ka humbur jetën.
Ndërsa 27-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarj