-
VIDEO
Në konsultim publik projektligji për taksën e pasurisë! Nga banesa tek stalla, taksimi me vlerën e tregut
Projektligji për taksën e pasurisë i cili është nxjerrë për konsultim Publik, për ndërtesat hyn në fuqi në vitin 2026, ndërsa taksa e pronës për tokën bujqësore dhe truallin hyn në fuqi në vitin 2028.
Kemi parashikuar mbështetje përmes përjashtimeve për disa kategori të ndryshme grupesh sociale dhe tipologji pronash, njoftoi sot Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në lidhje me projektligjin “Taksa e Pasurisë”, i cili është nxjerrë për konsultim publik.
-
VIDEO
PD dorëzon në SPAK dosjen për kullën 'Mali i Tiranës'
Partia Demokratike depozicon sot në SPAK dosjen për kullën “Mali i Tiranës” që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit.
-
VIDEO
Nga Shkodra në Vlorë, arrestohet 35 vjeçari! Në çantën e shpinës kishte pistoletë me silenciator me fishek në fole gati për qitje (EMRI)
Një 35 vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Vlorë teksa lëvizte më me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje. Në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar "Silenciatori", u vu në pranga shtetasi Amarildo Nikolli (Xhanej).
-
VIDEO
‘Shtetëzohet’ sigurimi i banesave nga tërmeti! Nëse s’paguan nuk merr asnjë shërbim në e-Albania as në Kadastër
Nëse nuk paguan primin e sigurimit të banesës nga tërmeti nuk do të marrësh dot shërbime publike nga platforma e-Albania, as shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Kështu është parashikuar në nenin 33 të pr/ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” i cili është hedhur tashmë për konsultim publik.
-
VIDEO
Trazirat para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, Ministri i Greqisë anulon takimin me Ballën në Kakavijë
Ministri grek Giannis Oikonomou ka anuluar takimin që ishte parashikuar të mbahej me homologun shqiptar Taulant balla në Kakavijë. Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat mbrëmjen e djeshme në Greqi, para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, ku ka pasur një përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe një 22-vjeçar ka humbur jetën.
-
VIDEO
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, djali i anëtares së KLP sekser pronash, sherri për një apartament! Dëshmia e Rei Metës: Nuk kisha qëllim ta vrisja
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndërtuesit Armando Meshau një ditë më parë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se autori Rei Mete bënte sekserin dhe shkak për sherrin me ndërtuesin është bërë një apartament. Rei Mete mbante përgjegjësi në emër të së ëmës, Nurihan Seiti, anëtare e KLP.
-
VIDEO
Fitime të fryra? Bledi Mane zbuloi shumat marramendëse që marrin ish-banorët e BBV, Valbona Mema komenton shifrat
Ish-banori i Big Brother, Bledi Mane në një intervistë televizive zbuloi pak kohë më parë fitimet e banorëve të BBV, duke shuar kureshtjen e të gjithëve. Së fundmi, ka qenë Valbona Mema ajo që ka zbuluar vërtetësinë e shifrave të publikuara.
Fitime “të fryra” apo të vërteta? Kjo mund të jetë padyshimpyetja që të gjithë kanë menduar, pasi kanë mësuar shifrat që fitojnë ish-banorët e BBV.
-
VIDEO
Jo vetëm të dehur, po shtohen rastet e drejtuesve që i japin makinës efektin e drogës
Një tjetër fenomen po vjen e bëhet edhe më prezent nëpër rrugët e kryeqytetit.
Drejtues që i japin makinës nën efektin e drogës.
-
VIDEO
Ishin vendosur pa leje, policia sekuestron 160 çadra në plazhin publik të Sarandës! Persona të paautorizuar u merrnin para pushuesve
Persona të paautorizuar kishin vendosur në plazhin publik të Sarandës çadra pa leje dhe i kërkonin pushuesve para për të qëndruar. Policia Bashkiake e Sarandës ka ushtruar një kontroll dhe ka arritur të sekuestrojë 160 çadra të vendosura pa leje në hapësirën publike të plazhit.
-
VIDEO
Merr formë gjurma e pistës në aeroportin e Vlorës, Rama: Në verën e 2025 ulet avioni i parë
VLORË- Punimet në aeroportin e Vlorës kanë avancuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme një video, ndërsa krah sa shkruan se ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës.
Kreu i qeverisë thotë se po punohet me ritme të larta me synim që të në verën e vitit 2025 të ulet avioni i parë.
-
VIDEO
Aksident në Berat/ Përplasen dy makina, njëra merr para kalimtaren që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës.
Dy mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas njëra prej tyre ka përplasur një kalimtare që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
-
VIDEO
Dyndja e turistëve në Vlorë shton trafikun! Radhë e gjatë automjetesh në Lungomare
Dyndja me turistë dhe pushues në Vlorë ka krijuar një trafik të rënduar në qytet.
Radha kilometrike e mjeteve nis në rrugën Transballkanike deri në Lungomare. Drejtuesit e automjeteve po presin në radhë. Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, radhët kilometrike të makinave vijojnë në disa lagje të Vlorës. Me ardhjen e emigranteve dhe turistëve të shumtë në qytetin e Vlorës trafiku është rënduar.