• VIDEO

    Rama nga Podgorica: Është koha të jemi bashkë, jo të kthejmë institucionet në kulla dhe të ngujohemi

    Nga Podgorica, Kryeministri Edi Rama foli për situatën në veri të Kosovës. Rama tha se është koha që rajoni të jetë bashkë dhe të ecim para, dhe jo të kthehen institucionet në kulla. Referuar këtu situatës në veri, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën në ndërtesat e komunës me ndihmën e policisë, veprim që solli edhe trazirat në veri.

     
  • VIDEO

    Rama krah Abazoviçit 'thumbon' Kurtin: S’kemi nevojë për heronj të rinj në Ballkan

    Kryeministri Edi Rama, nga Podgorica theksoi në fjalën e tij se ai dhe Abazoviç janë të gatshëm t’i kundërvihen çdo lloj konflikti në rajon, pasi Ballkani Perëndimor shtoi ai ka nevojë për inovacion e zhvillim. Rama tha se nuk kanë nevojë për heronj të rinj në Ballkan. 

     
  • VIDEO

    Rama: 3 vendet që nuk u përfshinë, nuk përfituan nga lehtësirat e Ballkanit të Hapur

    Kryeministri Edi Rama tha nga Podgorica se Ballkani i Hapur ka krijuar lehtësira për vendet që u përfshinë, ndërsa 3 vendet që nuk pranuan të merrnin pjesë nuk kanë përfituar lehtësirat në eksporte dhe importe. Kreu i qeverise u shpreh se kjo nismë i ka afruar edhe më shumë.

    Tre nga 6 nuk u përfshinë edhe dëmtuan veten e tyre, nuk përfituan nga ato që përfituan tre të tjerët.  Sipërmarrja boshnjake iu kërkon Ballkanin e hapur, për arsyen se iu dha mundësi këtyre tre vendeve që të jetësojnë disa marrëveshje që duhet të ishin jetësuar me Berlinin, por u tërhoqën zvarrë. Ca kanë përfituar mund të pyesin, mund ti referoheni shifrat e eksportit dhe importit se është bërë më e lehtë të lëvizësh me barrierat tarifore, 3 palë certifikata, 3 palë dokumente fito sanitar për domatet e zarzavatet. Domatet pa Ballkanin e hapur kur nisen nga Saranda dhe shkojnë në Bosnjë arrijnë salcë. Kështu që ka shumë të tjera, por s’dua të zgjatem. Ballkani i hapur na ka ndihmuar për t’u afruar me njëri-tjetrin. Aliahmeti e përkufizon Ballkanin e hapur si nismën më të dobishme të paqes në Ballkanin Perëndimor.

  • VIDEO

    Përplasja mes fisit Rraja e Maja, Report Tv sjell video nga shpërthimet në gurore! Banorët e zonës shqetësim se u dëmtohen shtëpitë

    Shpërthimet në një gurore në Fushë Krujë, në pronësi të Përparim Rrajës, është bërë shkak për një përplasje të dhunshme mes fisit Rraja me atë Maja. Report Tv sjell video nga shpërthimet në gurore, të cilat janë bërë shqetësim për banorët e zonës, të cilët herë pas herë janë ngritur në protesta për dëmet që u shkaktohen në banesë. Madje, fisi Maja ishte ankuar dhe në polici, çka ka bërë që anëtarë të fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja të dhunojnë me shkopinj gome në lokal dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

  • VIDEO

    A ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: S’është kompania ime, unë dhashë opinionin tim! Me teoritë konpiracioniste haluçiante kanë dëmtuar Procesi i Berlinit

    Kryeministri Edi Rama ka sqaruar njëherë se Ballkani i Hapur ka dhënë misionin e tij por nuk e ka ndalur misionin. Rama thotë se e tha në këtë moment mendimin e tij për këtë nismë të sukesshme duke qenë se me anë të “teorive konspirative”, kanë dëmtuar edhe imazhin e Procesit të Berlinit.

     
  • VIDEO

    Rama në Mal të Zi: Dritani është i rrallë, e sheh politikën si qytetar jo si përfaqësues etnie! Folëm për Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me homologun e Malit të Zi, ku tha se fokusi ishte Procesi i Berlinit dhe Samitin e NATO-s. Po ashtu ra në sy vlerësimi gjthnjë e më shumë në rritje të Ramës për Abazoviçin.

     
  • VIDEO

    U dhunua barbarisht së bashku me kushëririn nga fisi Rraja, Jashar Maja për Report Tv: Policia ka frikë nga ata, erdhi pas dy orësh! Na rrahën, s’ua fal sa ti bie dielli tokës

    Jashar Maja është prononcuar për Report Tv dhe kërkon drejtësi. Ai shprehet se kanë protestuar disa herë në atë zonë dhe thotë se policia ka frikë të reagojë për fisin Rraja të cilët ditën  djeshme i kanë dhunuar brutalisht në mes të lokalit së bashku me kushëririn e tij, Bilbil Majën. Jashari thotë se kushëriri i tij ndodhet në gjendje shumë të rëndë ndërsa shton se nuk ka për t’ja falur asnjëherë fisit Rraja dhunën dhe dëmin që u ka bërë në banesa.

    “Ne po pinim kafe me djalin e xhaxhait dhe me inxhinierin Fredi Llupo i thamë inxhinierit për minat se na kanë dëmtua shtëpitë. pas 2 minuta sa kishim porosit kafen kane ardhur 10-15 vete fisi Rraja na kane goditur na kanë dëmtuar. Po diskutonim për plasjen e minave por s’na lanë na qëlluan me çdo gjë. Unë si kam borxh Xhelal Rrajës. Duhet ti dënojë shteti nëse nuk vepron shteti kjo pune do zgjidhet individualisht. Ne kemi protestuar për guroren, por nuk është na e dhënë zgjidhje nga shteti, dje po pinim kafe dhe kërkonim zgjidhje nga inxhinieri por na rrahën.

    Nëse ka shtet duhet të veprojë. Njoftuam dje policinë por erdhi pas dy orësh. Ne jemi vonuar shumë për në spital se nuk vinte ambulanca, kemi mbërritur me vonese në spital në gjendje të rëndë. Policia s’kishte makine me të na çonte tek spitali i Traumës. Policia ka frikë nga ata.

    Kushëriri im Bilbil Maja është ne gjendje të rëndë, ka dëmtime në koke e trup e kemi çuar në spital privat. Kërkoj drejtësi dhe dëmshpërblim për shtëpinë.  Na kanë dëmtuar shtëpinë dhe na kanë rrahur. Nuk ua fal sa t’i bie dieli tokës.”- thotë Jashari për Report Tv.

  • VIDEO

    Amnistia për armët, eksperti në Report Tv: Jam pro edhe armatosjes së qytetarëve, ul kriminalitetin! Avokati: Nuk zgjidh asgjë, të zbatohet ligji jo vetëm të hartohet

    Propozimi në Komisionin e Ligjeve nga mazhoranca për amnisti për armët e zjarrit ka qenë një tematikë që hasi debat në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj.   Eksperti i Sigurisë, Artan Rexhepi jo vetëm që e sheh këtë propozim si shumë pozitiv, por thotë se do duhet të jenë të kushtëzuara armëmbajtja si dhe të ulen dënimet.

  • VIDEO

    Flet i vëllai i njërit prej të dhunuarve: Bilbil Maja ka thyerje e dëmtime në kokë! Gurorja e Rrajave po na shkatërron shtëpitë! Edhe sot ka shpërthime

    Në një intervistë telefonike për Report TV Lulzim Maja tregon se çfarë ndodhi dje në lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe ankohen se gurorja në Borizanë po u shkatërron banesat. 

    1688735193_jasharmaja.jpg

  • VIDEO

    Gara për kreun e PD/ Basha shmang komentin për ‘rivalin’: Do sjellë model të ri! Hani i zhgënjyer nga ‘debati’: Duhet ballafaqim, jo teatër

    Dy kandidatët në garë për kreun e PD zhvilluan në Elbasan ballafaqimin e parë mes demokratësh. Por ndërsa Lulzim Basha shmangu komentin për rivalin Gjergji Hani, ky i fundit u shfaq i zhgënjyer dhe shkroi se duhet ballafaqim real jo shfaqje teatri.  

  • VIDEO

    Zgjedhjet në Rrogozhinë, më 10 korrik nis fushata! Miratohen afatet e fleta e votimit

    Më pak se dy javë kohë do të kenë Edison Memolla dhe Shkëlqim Hoxha, të ribindin qytetarët e Rrogozhinës për t’i votuar për kryebashkiakë, i pari për të mbajtur fitoren e 14 majit dhe i dyti për ta përmbysur e për t’u bërë kryebashkiaku i 8 në vend nga radhët e opozitës.

  • VIDEO

    Rama në Bosnjë Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e ambasadës në Sarajevë! Të mundësohet marrëveshja e Procesit të Berlinit për lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptarë në Kosovë

    Kryeministri Edi Rama, është duke zhvilluar një konferencë me kryeministren e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo. Rama thotë se shumë shpejt do të ketë një ambasadë në Sarajevë. Ai shtoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen.

    “Në radhë të parë e urova kryeministren për konseusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen. Dëshirojmë t;i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv